FT/ Partizani 2-0 Tirana (Sidibe 26', Isgandarli 36')
TIRANË - Derbi i kryeqytetit numër 211 në histori foli për të kuqtë e Partizanit, me djemtë e Oltijon Kërnajës që mposhtën 2-0 në 'Air Albania' rivalët e përjetshëm të Tiranës. E diela e 15 shkurtit kishte rezervuar derbin mes dy rivalëve historikë të futbollit shqiptar, i vlefshëm për raundin e 24-t të Superligës.
Sfida i kishte të gjitha brenda, teksa protagonist u bë edhe një rebesh shiu që vonoi me afro 15 minuta nisjen e pjesës së dytë. Tirana nga ana e saj bëri një paraqitje të mirë, por bardheblutë u ndalën nga tre shtylla.
Ndeshja nisi me disa raste për të dyja skuadrat. Në minutën e 12-të 'Demat e Kuq' kaluan në avantazh me Isgandarli, por goli i sulmuesit azer të Partizanit u anulua për pozicion jashtë loje, gjë që u konfirmua edhe nga VAR-i. Deri në minutën e 20-të sfida kishte një lloj ekuilibri, por më pas kontrolli kaloi totalisht në anën e Partizanit.
Duhej minuta e 26-të që pas disa rasteve të mira Partizani të gjente golin e epërsië. Human nga mesi i fushës vertikalizoi bukur për Sidibe, me këtë të fundit që kaloi dy mbrojtës dhe e la sferën pas krahëve të portierit Bekaj për golin e parë me fanellën e të kuqve.
Partizani mori zemër dhe shtyu në sulm ku gjeti edhe golin e dytë. Sërish protagonist Sidibe, me belgun që këtë herë në rolin e 'kamerierit' serviri një top shumë të bukur për Isgandarli, ndërsa sulmuesi azer nuk e pati të vështirë të shënonte edhe golin e dytë për 'Demat' në minutë e 36-të.
Minutat e mbetura të pjesës së parë u shoqëruan nga një rebesh i dendur shiu, që për pak mund të ishte bërë pengesë për shtyrjen e ndeshjes. Fraksioni i dytë nisi me afro 15 minuta vonesë, kjo për shkak të pellgjeve me ujë në fushë. Arbitri Juxhin Xhaja, i shoqëruar nga kapitenët Skuka dhe Bekaj inspektuan fushën, me Xhajën që hodhi topin në disa pjesë të tapetit të barit. Bashkarisht u vendos që ndeshja të rifillonte.
Pjesa e dytë pa një Tiranë më kërkuese, por bardheblutë u ndalën nga tre shtylla. Fillimisht në minutën e 59-të Kobijar nga jashtë zone provoi një supergol, por trau i portës prishi gëzimin e bardhebluve. Në minutën e 82-të ishte Donat Mehmeti që goditi traun e portës, ndërsa në minutën e 88-të goditja e Rafael u ndal po nga shtylla.
Edhe pas tetë minutave shtesë rezultati nuk ndryshoi dhe Partizani i gëzohet fitores së dytë radhazi në derbin kundër Tiranës këtë sezon. Ndërkohë sfida e parë e këtij kampionati foli 0-3 për Tiranën. Për Tiranën kjo ishte humbja e parë në kampionat për vitin kalendarik 2026.
Historia
Sfida e sotme ishte përballja e 211-të në historinë mes këtyre skuadrave, me takimet që datojnë që prej 80 viteve më parë. Partizani ka regjistruar 84 fitore, Tirana ka triumfuar në 62 raste, ndërsa 65 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Renditja
Partizani me këtë sukes ngjitet në kuotën e 33 pikëve për vendin e pestë në Superligë, ndërsa Tirana me 21 pikë mbetet në pozitën e tetë dhe ndodhet në play-out, një pozicion jo komod për klubin më të titulluar në Shqipëri.
Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:
90+8' Mbyllet 2-0 për Partizanin derbi i tretë i sezonit. Tirana mbetet në zonën e ftohtë.
90+1' Human i bën vend Adnard Mehmetit te Partizani.
90' Tetë minuta shtesë në fundin e ndeshjes.
88' Rafael godet shtyllën për Tiranën.
85' Buxhelaj i Partizanit merr karton të verdhë, largoi topin në lojën e ndalur.
82' Tirana godet sërish traun e portës, Mehmeti me kokë i pafat përballë Qirkos.
78' Kobiljar dhe Ndong dalin te Tirana, në fushë Falaye dhe Donat Mehmeti.
72' Trajneri i Partizanit, Kërnaja, bën tre ndërrime. Në fushë Murataj, Toma dhe Buxhelaj. Jashtë fushe Qaka, Isgandarli dhe Kola.
71' Rimal Haxhiu merr karton të verdhë te Tirana.
66' Kamer Qaka i Partizanit ndëshkohet me karton të verdhë.
65' Sidibe i dëmtuar i bën vend Martinez te Partizani.
64' Vera i bën vend Rimal Haxhiut te Tirana.
63' Ndong kroson për Tabekou, por ky i fundit me kokë nuk është i saktë. Tre raste të pastra për bardheblutë.
59' Sërish Rijad Kobiljar provon për Tiranën, por ndalet nga trau i portës.
53' Kobiljar humbet rastin më të mirë për Tiranën. Kola gaboi në prapavijën e 'Demave', por Tirana nuk përfitoi.
46' Nis me vonesë pjesa e dytë, fusha duket në gjendje të rënduar dhe me pellgje në disa pjesë. Meta merr vendin e Voglit te Tirana.
Pushimi mes pjesëve - Vonon me 15 minuta nisja e pjesës së dytë të derbit për shkak të reshjeve të dendura të shiut në 'Air Albania'. Arbitri Juxhin Xhaja i shoqëruar nga kapitenët Skuka dhe Bekaj kanë inspektuar fushën, me Xhajën që ka hedhur topin në disa pjesë të fushës. Bashkarisht është vendosur që ndeshja të fillojë edhe pse në disa pjesë të fushës ka pellgje uji.
45+2' Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Partizanin. Për shumë minuta ndeshja u luajt nën një rebesh shiu.
45' Dy minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.
38' Nuhiu merr masa në mbrojtje, trajneri i Tiranës heq nga fusha Cortes dhe fut në vendin e tij Lleshin.
36' GOOL! Isgandarli shënon golin e dytë për Partizanin. Sidibe asiston për shokun e skuadrës dhe azerbajxhanasi me portën thuajse bosh shënon golin e dytë.
26' GOOL! Sidibe kalon në avantazh Partizanin. Një asist i Human nga mesi i fushës, bëri që Sidibe të merrte topin, të kalonte dy mbrojtës dhe të mposhtet Bekajn në portë. Sidibe gjen golin e parë me fanellën e Partizanit.
23' Altin Bytyçi i afrohet golit për Partizanin, por goditja me kokë nga brenda zonës përfundon jashtë.
22' Visar Bekaj ndal goditjen e Atanaskoskit.
19' Arbitri kryesor Juxhin Xhaja i tërheq vëmendjen trajnerit të Partizanit Oltijon Kërnaja, për protestat e këtij të fundit.
12' Isgandarli shënon gol për Partizanin, por Xhaja sinjalizon pozicion jashtë loje që konfirmohet edhe nga VAR-i.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Tirana.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Human, Sembene, Sidibe, Qaka Trajner: Oltijon Kërnaja
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic, Rafael, Emmanuel, Vogli, Tabekou, Kresic, Kobiljar Trajner: Ardian Nuhiu
Superliga, raundi i 24-t:
E shtunë, 14 shkurt 2026
13:30 Vora 1-1 Egnatia
16:30 Teuta 2-1 Bylis
E diel, 15 shkurt 2026
16:30
Dinamo 1-1 Flamurtari
Partizani 2-0 Tirana
19:30 Vllaznia 2-1 AF Elbasani
Renditja:


Vonon me 15 minuta nisja e pjesës së dytë të derbit për shkak të reshjeve të dendura të shiut në 'Air Albania'. Arbitri Juxhin Xhaja i shoqëruar nga kapitenët Skuka dhe Bekaj kanë inspektuar fushën, me Xhajën që ka hedhur topin në disa pjesë të fushës. Bashkarisht është vendosur që ndeshja të fillojë edhe pse në disa pjesë të fushës ka pellgje uji.
Nisja e derbit mes Partizanit dhe Tiranës solli edhe koreografitë e tifozëve ultras. Ata të Partizanit, 'Guerrils' shfaqën një pankartë me disa nga legjendat ndër vite të klubit, me simbolikën e yllit. Ndërsa 'Fanaticsat' e Tiranës kishin veshur sektorin e tyre me flamuj bardhblu.

Në prag të derbit mes Partizanit dhe Tiranës (sot 16:30), trajnerët Oltijon Kërnaja dhe Ardian Nuhiu kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të sfidës. Redon Xhixha është në stol për Tiranën, kjo për shkak dëmtimi.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Human, Sembene, Sidibe, Qaka Trajner: Oltijon Kërnaja
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic, Rafael, Emmanuel, Vogli, Tabekou, Kresic, Kobiljar Trajner: Ardian Nuhiu
Arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja, do të drejtojë derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Ndihmësa të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla, arbitër i katërt do jetë Dritan Grimci.
Komente










