Sot ditëlindja e Dr Florit, fëmijët
me lule në duar do të kishin festë

Sot ditëlindja e Dr Florit, fëmijët<br />me lule në duar do të kishin festë
Miqtë dhe familjarët e Florian Kondit i njohur si Dr Flori, përmes postimeve në rrjetet sociale herë pas herë kujtojnë të dashurin e tyre. Por kjo e sotmja është një ditë e veçantë për ta, Dr Flori ka ditëlindjen.
 
Blerina Kondi, gruaja e Florit ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi të dy fëmijëve të saj me lule në duar. “Sot do festonim ditëlindjen e babit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
 
Ndërsa ditëlindja e Dr Florit nuk është harruar as nga Landi Hysi, shoku i grupit “West Side Family” dhe një mik shumë i mirë i familjes edhe pas vdekjes së Florit.
 
Landi ka postuar një fotografi me Florin në të cilën ka shkruar: “28 shkurt, ditëlindja jote sot Floro”.





Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

14/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)