Rama uron Ditën e Europës, Ruçi: Qasja e BE, rikthimi i ballkanasve në shtëpi! Meta: Të bashkuar jemi më të fortë

Rama uron Ditën e Europës, Ruçi: Qasja e BE, rikthimi i ballkanasve në shtëpi! Meta: Të bashkuar jemi më të fortë

TIRANE-Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950. Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Europës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Soreca: E ardhmja e Shqipërisë është në BE! Këto nuk janë fjalë, janë fakte! (VIDEO)

Për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Shqipëria është mik shumë i rëndësishëm i këtij Unioni. Në koncertin e mbajtur në ditët e Europës, Soreca vë theksin se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, dhe sipas tij këto nuk janë vetëm fjalë, por fakte. BE dhe Shqipëria është më pranë se kurrë, shprehet Soreca dhe këtë e ka treguar edhe me tërmetin, por edhe me COVID-19, duke premtuar se do të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit.

"Sot Dita e Europës është si asnjëherë tjetër! Dhe fatkeqësisht nuk mund të mblidhemi për ta festuar! Kriza e COVID-19 e ka ndryshuar në mënyra që ishin të paimagjinueshme disa javë më parë! Na mungojnë familjet tona, na mungojnë miqtë tanë. Izolimi dhe pasiguritë po vënë në provë durimin dhe qëndrueshmërinë tonë. Jemi në një çast kritik, kur e ardhmja jonë e përbashkët, mbështetet te përgjegjësia jonë individuale. Pandemia në Shqipëri erdh i pas tërmetit, pasojat tragjike të të cilit i vuajnë ende shumë njerëz. Ne e dimë që çdo krizë mund të nxjerrë më të keqen dhe më të mirën te njerëzit dhe kombet!  Në mbështesim njëri- tjetrin, mbështesim miqtë tanë dhe Shqipëria është ndër miqtë shumë të rëndësishëm për ne. Pas tërmetit Bashkimi Europian u mobilizua me shpejtësi për Shqipërinë. Së pari me kërkimet dhe shpëtimin, pastaj me ndihma të menjëhershme dhe tani me rindërtimin. Për këtë KE po investon 150 mln euro, gjithsej BE ka premtuat 400 mln euro. 230 mln euro për COVID-19, dhe më shumë do të vijnë. Do të ndihmojmë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit. Është e rëndësishme për ne, të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë sepse e ardhmja juaj është me ne, në Bashkimin Europian. Këto nuk janë fjalë, por fakte! Tani jemi më pranë se kurrë", shprehet Soreca.

Ora 20:22
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Soreca takim online me Hajdarin: Diskutim shumë i dobishëm

Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim 'online' me Rudina Hajdarin, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtart për Integrimin Europian. Rrugëtimi i Shqipërisë në BE ka qenë pikërisht fokusi i këtij takimi, që vjen në ditën e Europës.

"Në ditën e Europës pata një takim shumë të dobishëm me Rudina Hajdarin në cilësinë e Kryetares së Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian. Ne diskutuam nevojën e krijimit të një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme për të zbatuar vendimin BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë", shkruan Soreca.

Ora 15:39
Dita e Evropës, Veliaj: Fryma e gjeneratës së re pro evropiane! Soreca: Jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë

1589031598_soreca.jpg
Me rastin e Ditës së Evropës, Bashkia e Tiranës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian organizuan një ekspozitë me pikturat e realizuara nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Viktor Hygo”, të cilët kanë shprehur përmes ngjyrave se çfarë është Evropa për ta. Nga sheshi pranë bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ambasadori Luigi Soreca vizituan këndin e veçantë, ku janë vendosur punimet e bukura të nxënësve.

“Kjo është festa më e pazakontë në histori për Ditës së Evropës. Zakonisht, me ambasadorin kemi përgatitur organizime të mëdha, forume, koncerte, por kësaj here është ndryshe. Unë besoj se Evropa është bashkim vendesh dhe kombesh, por është edhe bashkim kreativiteti. Evropa është gjithashtu një bashkim politik, ekonomik, financiar, por edhe një bashkim i artit, i pikturës, i kulturës, i teatrit, dhe të gjithë atyre fijeve të përbashkëta që na bashkojnë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se përmes kësaj ekspozite, e cila është një udhëtim tek ëndrrat dhe fantazitë e fëmijëve, është treguesi më i qartë se destinacioni i gjeneratës së re të shqiptarëve është pikërisht Evropa. “Ajo që na pëlqeu është se për gjeneratën e re të shqiptarëve, destinacioni është i qartë. Jemi të gjithë pro evropianë! Për sa kohë që fryma e gjeneratës së re është pro evropiane, pro bashkëpunimit, pro solidaritetit, ky është një lajm fantastik për Tiranën. Mezi pres që të bëjmë akoma më shumë aktivitete me ambasadorin, që vitin tjetër të kompensojmë edhe eventet që kishim planifikuar për këtë vit”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se eksperienca e tërmetit dhe COVID-19 tregoi se Shqipëria po trajtohet si anëtare e familjes së madhe evropiane. “Kuptuam se u trajtuam si pjesë e familjes, jo si një fqinj i largët. Kur një anëtar i familjes ka nevojë, sigurisht që mbështetet nga e gjithë familja. Mbështetja për tërmetin dhe emergjencat, me mjete, pajisje, qoftë edhe me ndihmën për shëndetësinë, na bëri të ndihemi realisht pjesë e një familje. Të gjithë për një, e një për të gjithë”, tha Veliaj.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadori Luigi Soreca tha se solidariteti është fjala e duhur në këtë javë. “Jam i lumtur që arritëm të organizonim këtë “Javë të Evropës”, pavarësisht izolimit, dhe jam shumë i kënaqur për faktin që ndodhem këtu , duke u bërë bashkëpjesëmarrës në këtë rrugëtim të Shqipërisë drejt BE-së. Tani fillon një fazë e re dhe jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë, që të hyjë në “puzzle”-in e në një prej vizatimeve që pamë pak më parë”, shtoi ai.

Ora 12:56
Në Vlorë festohet ndryshe 'Dita e Europës', me flamuj në qiell dhe himne të ezkekutuara nga banda frymore

Në Vlorë sot 'Dita e Europës' është pritur ndryshe nga qytetet e tjera, të cilat nuk kanë organizuar ndonjë event për këtë ngjarje. Për këtë është zhvilluar një ceremoni me bandën frymore të qytetit e cila ka ekzekutuar himnet e Shqipërisë dhe BE-së, ndërsa lart në qiell me anë të një parashute janë ngritur flamurtari shqiptar dhe ai i BE-së.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar te PS-së, që ka deklaruar: "I falënderoj djemtë e aurenoutikës shqiptare për organizimin e këtij eventi domethënës. Integrimin Europian e mban në krahun e vet, në shenjë simbolike. Duke qenë se u ndodha këtu, dua t'i uroj BE-së 'Gëzuar Ditëlindjen'. Çdo anëtar i BE-së sot feston këtë ditë."

Ora 12:04
Dita e Europës/ Basha bisedë me Sorecën: BE të na monitorojë për zbatimin e 15 kushteve për negociatat

Në ditën e Europës, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Soreca. Ambasadori shkruan se patën një shkëmbim të frytshëm me Bashën mbi integrimin dhe situatën mbi COVID-in.

"Në Ditën e Europës kam pasur një shkëmbim të frytshëm me Lulzim Bashën mbi rezultatin e samitit të Zagrebit. Ai theksoi rolin thelbësor të luajtur nga BE në mbështetje Shqipërisë kundër COVID19 & për rimëkëmbjen ekonomike. E falënderova për angazhimin e rikonfirmuar të PD-së në procesin e pranimit në BE" shkruan Soreca.

Lulzim Basha thotë se mirëpret vendosmërinë e BE për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave. "BE për Shqipërinë kundër COVID19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar. PD Shqipëri e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e Shqipërisë në BE realitet për shqiptarët.

Mirëpresim vendosmërinë e BE për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për Shqipërinë pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit" tha Basha.

Ora 11:03
Dita e Europës, Gjosha: Vetëm pranë BE-së, Shqipëria mund të fitoj demokracinë e munguar!

Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar për '9 majin, ditën e Europës!". Gjosha duke përfituar nga kjo datë shkruan se e 'ardhmja e Shqipërisë është vetëm pranë BE-së, për të fituar drejtësinë e munguar'.

"9 Maji dita e Evropës!

Vetëm sëbashku ne mund t’ia dalim!
Vetëm pranë BE, Shqipëria mund të fitoj demokracinë e munguar!"
-shkruan Gjosha në 'facebook'.

Ora 10:15
70 vite paqe, mesazhi i BE për Ditën e Europës: Së bashku jemi më të fortë


Në kuadër të Ditës së Europës, delegacioni i BE-së në Tiranë ka postuar një mesazh në Facebook. "Sot është Dita e Evropës. Ajo shënon 70 vjetorin e Deklaratës së Schuman, një pikë nisjeje drejt BE-së siç ne e njohim sot. Vetëm përmes unitetit dhe solidaritetit ne jemi në gjendje ta ruajmë projektin Evropian. Së bashku jemi më të fortë" shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë.

Ora 09:23
Meta letër Presidentit të Këshillit Europian: Këto kohë vërtetuan se të bashkuar jemi më të fortë

1589009039_meta.jpg
Presidenti Ilir Meta me rastin e Ditës së Europës i ka dërguar një mesazh urimi  kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Kreu i shtetit i shpreh mirënjohjen për mbështetjen pas tërmetit tragjik dhe hapjes së negociatave.

"Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta juve, si dhe të gjithë qytetarët evropianë në Ditën e Evropës! Muajt dhe javët e fundit kanë qenë një vitrinë e vërtetë e solidaritetit, mbështetjes dhe inkurajimit evropian ndaj Shqipërisë.

Unë dhe bashkëqytetarët e mi jemi mirënjohës për ndihmën e menjëhershme që na dhatë pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, për përgjigjen e integruar ndaj pandemisë si dhe për vendimin inkurajues të Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Jam i inkurajuar gjithashtu edhe nga përfundimet e Samitit të Zagrebit, që ritheksuan perspektivën evropiane të rajonit tonë si dhe domosdoshmërinë për të pasur një proces të pakthyeshëm pranimi, të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta evropiane.

Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të favorizuar një zbatim të mirëfilltë të reformave, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të një demokracie funksionale dhe të mbizotërimit të sundimit të ligjit, plotësisht në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore,sipas standardeve më të mira evropiane.

Këto kohë sprovuese vërtetuan edhe një herë se bëhemi edhe më të fortë, vetëm duke qenë të bashkuar. Zoti President, Gëzuar Ditën e Evropës" shkruan Meta.

Ora 09:07
Ruçi si rrallëherë i buzëqeshur për Ditën e Europës: Qasja e BE, rikthimi i ballkanasve në shtëpi

1589008098_ruci.jpg

Fotoja nga njoftimi i Kuvendit, Ruçi me kreun e PE
 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkruan se 9 Maji 2020 është e para Ditë e Europës, pasi Shqipëria ka merituar konsensusin e Këshillit  Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit. “Është një koinçidencë e bukur që Dita e Europës pason Ditën e fitores mbi fashizmin, mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në kontinentin tonë dhe çlirimin e Europës. Prandaj Dita e Europës është Dita e Lirisë. Liria dhe të drejtat qytetare janë thelbi i Bashkimit Europian. I cili nga ana e tij është një ndër projektet më frymëzuese të njerëzimit. Europa është sinteza e vlerave perëndimore.

Qytetërimi perëndimor është një ndër kulmet e zhvillimit bashkëkohor të njerëzimit. Ky qytetërim është i hapur dhe paqësor me qytetërimet e tjera dhe kjo hapje është tipari më emancipues i Europës. 9 Maji 2020 është e para Ditë e Europës, pasi Shqipëria ka merituar konsensusin e Këshillit  Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qasja e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk është thjesht një politikë zgjerimi, por rikthimi i ballkanasve në shtëpinë dhe familjen e tyre. Me përfundimin e këtij projekti, e gjithë familja europiane do të kthehet në shtëpinë europiane.

Mirënjohje të gjithë atyre që i janë përkushtuar dhe kontribojnë për këtë projekt. Një përshëndetje të veçantë kam sot për emigrantët shqiptarë, këta europianë shqiptarë, që i kanë lartësuar emrin atdheut të tyre në vendet e Bashkimit Europian.  Jam krenar që çelja e negociatave u arrit duke u shërbyer shqiptarëve si Kryetar i Kuvendit të tyre dhe si rezultat edhe i përpjekjeve e kontributit të Kuvendit të Shqipërisë”shkruan Kryetari i Kuvendit.  

Ora 08:52
Rama poston videon: Gëzuar Ditën e Europës


Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Europës duke postuar një video në faqen e tij. "Gëzuar Ditën e Europës" shkruan ai. Sot në orën 13:00 Edi Rama dhe ambasadori Soreca kanë një konferencë për mediat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/05/2020 02:26

    BE u krijua per te mbajtur nen kontroll Gjermanine e Francen ,qe mos kishte me konflikte qe te beheshin boterore sic ndodhi me WWI e WW2 ,gjithashtu BE eshte nje imitacion I dobet I U.S.A. perderisa rregullat e anetarsimit ngjajne me shume me pokerin:p.sh Greqia rrezikonte daljen per shkak te krizes,gje qe nuk ndodh po te ishte e njejta situate ne U.S.A.,gjithashtu ndjenjat nacionaliste jane te forta ne Evrope,pra nje rruge e gjate drejt U.S.E.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 09/05/2020 12:33

    Ehhh more Lulush sa kushte do ti shtosh shqiperis .beji 30 kushte shtoji she nja 10 nga greku se mbase behesh kryeministr. Kurre nuk ke per tu bere .se je hajdut.dhe kriminel. Edi Rama kesaj radhe si me termetin dhe virusin u ka fut me qorsokak. FUCKING LOOSER

    Përgjigju
  • HARDHUCA E LSI: 09/05/2020 11:30

    Kjo fytyr hardhuca klajda gjosha mbasi e vodhën e dogjën Shqiprin tani kjo palaço e lsi parti hajdutësh e parti prostitutash na del për tna tregu demokracin. Pse s'na tregon içik kjo fytyr hardhuca për bllokun e likes apo dhe kjo vjedhja me bllok është në demokraci për klajda gjoshën fytyr hardhucën.

    Përgjigju
  • A...Zh: 09/05/2020 10:08

    Ne Diten e Evropes, 22 vjete me pare, eshte vrare ne prite nga dora e zgjatur e Serbise ne Tropoje, Ilir Konoshevfci, gjenerali i UCK-se, nga Llapi i Kosoves. Perjete lavdi ketij heroi dhe te gjithe te reneve te kombit!

    Përgjigju
  • DESHMORI THERRET: 09/05/2020 09:36

    9 MAJI ESHTE DITA E FITORES MBI NAZI FASHIZMIN.LAVDI TE RENEVE. POSHTE POLITIKA HOMOSEKSUALE E EVROPES.E VERTETA DO TE TRIUMFOJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja