Sot është Dita Botërore e Tokës e cila ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës.
Që prej pranverës se vitit 1970 , kur edhe problemet mjedisore ishin shumëfishuar kjo ditë filloi të kthehej në traditë . Në aspektin global, në fund të viteve 60 ndotja e ajrit kishte marrë përmasa të pandalshme duke stimuluar sëmundje, të cilat shkaktonin vdekjen . Gazrat e dëmshëm, që çliroheshin nga makinat dhe fabrikat, po e bënin jetën përditë e më të vështirë.
Kjo ditë u shënua për herë të parë në SHBA ku rreth 20 milion amerikanë, në pranverën e vitit 1970 morën pjesë në demostratën mjedisore, që u quajt "Dita e Tokës".
Me kalimin e kohës kjo festë u kthye nga kombëtare në ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën çdo datë 22 prill.
Ngrohja globale, erozioni, përmbytjet por edhe katastrofat natyrore janë fenomene shkatërruese që na kujtojne se duhet të jemi më “miqësore” me planetin Tokë.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com