Sot është 21 marsi, dita e 
parë e stinës së Pranverës 

Sot është 21 marsi, dita e <br />parë e stinës së Pranverës 
21 marsi përkon me ditën e parë të stinës së Pranverës në vendin tonë, ardhja e së cilës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së Diellit sipas ekliptikës.

Me 21 mars dita zgjatë 12 orë e shtatë minuta.
 
Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë apo me fjalë të tjera, nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kanë kaluar 12 orë.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës.
 
Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme.
 
Me fillimin astronomik të verës më 21 qeshor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.
 
Vetëm disa ditë më pas, ndodh edhe ekujnoksi pranveror që në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor.Në hemisferën e veriut, baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).
 
Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë,
 
Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë.

Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti.

Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.

Shqiptarët, fillimin e pranverës e kanë të lidhur me tokën dhe punët e bujqësisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën