Besimtarët bektashinjtë festojnë sot “Sulltan Novruzin”, një nga festat më të rëndësishme të tyre, ditëlindjen e të madhit imam Aliut.
Edhe këtë vit, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë priti besimtarë të shumtë të të gjitha moshave.
‘Njeriu i fortë është ai që di të fal’, tha në urimin e tij kreu i Bektashinjve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj duke iu drejtuar besimtarëve me lutje për më shumë paqe dhe mirësi.

Për bektashinjtë kjo festë shënon fillimin e pranverës, moment reflektimi, shprese dhe ringjalljeje shpirtërore.
Në një shenjë të bashkëjetesës fetare në Shqipëri, Kryepeshkopi i sapozgjedhur i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, përcolli personalisht urimin e tij në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.
“Si gjithmonë në të gjitha gëzimet jemi së bashku. Erdha për t’i uruar vëllezërve tanë gëzuar dhe për shumë vjet ditën e Sulltan Novruzit” tha ai në një urim për gazetarët e vendosur jashtë kryegjyshatës.
Politikanët gjithashtu nga Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Spiropali, Kryeministri Edi Rama dhe politikanë opozitarë uruan besimtarët.
“Ta përdorin këtë ditë të bukur dhe të gjitha ditët në vijim për të bërë mirë, për të qenë më pranë njerëzve në nevojë dhe për të treguar se nuk ka të keqe që nuk mposhtet dhe nuk ka errësirë që nuk ndriçohet”, shkroi Spiropali.
Një urim i veçantë erdhi edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, me mesazhin e presidentit Donald Trump ku shkruhej: "Kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese dhe optimizmi.".
Gatimi tradicional i Sulltan Nevruzit është byreku me 12 lloje barishtesh. Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike.
Çfarë është Sulltan Novruzi
Fjala “Novruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Kjo ditë, e ka origjinën që herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Novruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe, i pari i dymbëdhjetë imamëve. Prandaj kjo festë, për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuarën e vitit.
Gatimet për festën e Sulltan Novruzit
Dita nis me një gotë qumësht, i cili simbolizon lindjen e një dite të re. Ndërkohë ushqimet karakteristike janë byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike.
Gatuhet përshesh me pulë ose mish qengji, qengji i pjekur, sultiash është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite, sepse përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës, orizi që simbolizon drithërat, bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga qelia besimtarët bektashinj për Ditën e Novruzit.
“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve të Komunitetit Bektashian! Sjelltë kjo ditë e shenjtë më shumë dashuri, mirësi e harmoni në mendjet, zemrat dhe shtëpitë tuaja”, shkruan Veliaj.
Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joan Pelushi ishte sot në Kryegjyshatën Botërorë të Bektashinjve për të përcjellë urimet e tij Kryegjyshit Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj por dhe besimtarëve me rastin e ditës së Sulltan Novruzit.
“Si gjithmonë në të gjitha gëzimet jemi së bashku. Erdha për ti uruar vëllezërve tanë gëzuar dhe përshumvjet ditën e Sulltan Novruzit” tha ai në një urim për gazetarët e vendosur jashtë kryegjyshatës.
Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit përmes një fotoje në facebook.
"Për të gjithë besimtarët bektashinj, Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit" shkroi ai.
Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku uroi festën e Sulltan Novruzit. Në një prononcim për mediet nga ambientet e kësaj Kryegjyshate, Spiropali uroi gjithë besimtarët bektashinj por edhe gjithë shqiptarët në këtë ditë feste.
“Sulltan Novruzi është një festë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Simbolizon ringjalljen e natyrës, sjell të mirën pranë nesh, më shumë dritë dhe i merr natës për t’i dhënë ditës.
“Ky komunitet ka luftuar për tolerancën mes feve të ndryshme. Është një komunitet aq tolerant, sa jo vetëm pranon këtu të gjitha besimet në këtë ditë të mirë, por edhe festa e tyre është një simbol për të gjithë pa dallim.U uroj shqiptarëve mirësi dhe begati në familjet e tyre dhe ta përdorin këtë ditë të bukur dhe të gjitha ditët në vijim për të bërë mirë, për të qenë më pranë njerëzve në nevojë dhe për të treguar se nuk ka të keqe që nuk mposhtet dhe nuk ka errësirë që nuk ndriçohet”, ishte mesazhi i Kryetares së Kuvendit.
Foto:Elisa Spiropali në Kryegjyshatën Botërore
Presidenti Donald Trump uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj në mbarë botën për festën e Sulltan Novruzit.
"Urimet më të mira për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që festojnë festën e lashtë të Sulltan Nevruzit. Kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese dhe optimizmi."
Mesazhi i presidentit Trump u shpërnda në rrjete sociale edhe nga ambasada amerikane në Shqipëri.
“Warmest wishes to all those in the United States and around the globe celebrating the ancient holiday of Nowruz...This long-standing tradition presents a time to reflect on the blessings of the previous year and prepare for the coming spring with a renewed spirit of optimism." -… pic.twitter.com/rV7Pg7smCj
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) March 22, 2025
Foto arkiv: Ilir Meta ne Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit.
Në këtë ditë të bekuar feste dhe optimizmi, që përkon me lindjen e Imam Aliut, uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët bektashianë: Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit!
Shëndet, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare!
"Pranvera dhe Demokracia, triumfojnë përherë" shkruan Meta.
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej tetorit 2024 pasi po hetohet nga SPAK për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje intekonjeksioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji me porosi në favor të bizesmenit, Meta e kujton ditën e nevruzit me një foto të tij në kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.
“Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, shprehet Presidenti Begaj në urimin për Sulltan Nevruzit.
“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”
Komente

