Vrasja në ish-bllok, gjykata-prokurorisë: Keni 1 muaj kohë për të sjellë prova, ose Ervis Martinaj lirohet

TIRANË- Ndaj biznesmenit Ervis Martinaj nuk do të ketë një masë sigurie “burg pa afat” dhe pse ndaj tij prokuroria ka 5 akuza mes tyre nga vrasja me paramendim deri tek pastrimi i parave apo organizimi i llotarive të palejuara.
Ishte gjyqtari Artan Gjermeni që rrëzoi dy provat e akuzës mes tyre atë të faktorëve plotësues të qitjes në duart e Martinit dhe atë të përgjimeve telefonike të cilat prokuroria këmbëngulte se i përkisnin biznesmenit dhe lidheshin me shkëmbimin e zjarrit të ndodhur më 4 tetor në lokal Monopol.

Në gjykim u saktësua se rezultati i aktit nr 10/ 535 datë 6/10/2018, ekspertim kimik për faktorët plotësues të qitjes në fytyrën dhe duart e Ervis Martinaj, dhe rezultati ishte se në duar dhe fytyrë nuk u evidentuan gjurmë të qitjes me armë zjarri.

Kjo gjykatë konstaton se në spitalin e Traumës i është gjetur Ervis Martinajt, një iphone-X, me numër Imei tre shifrat e fundit, 587. Nga këqyrja, është përfituar kjo e dhënë në rrjetin Telegram, në datën 4/10/2018.

Gjykata konstaton faktin se numri i Imeit të aparatit telefonik të sekuestruar Ervis Martinajt, dhe numri i imeit të object ekspertimit nuk përputhet me një shifër. Ajo që relatohet nga akuza mbyllet me numrin ''0'' ndërsa ajo që parashtrohet nga eksperti mbyllet me numrin ''7''.

Artan Gjermeni, gjyqtar

Me argumentin se në duart e Martini nuk ka mbetje nitritesh dhe telefoni iphone x ka një tjetër numër i-meil nga ai i shkruar nga prokurorët gjykata ka dhënë vetëm 30 ditë afat prokurorisë të kryej një hetim të saktë ndryshe nga ai i paraqitur në kërkesën për gjykim.

E teksa të tre prokurorët ishin në sallë sic dhe shihni në këto pamje askush prej tyre nuk kundërshtoi vendimin e gjykatës dhe pse një ditë më parë pasi shpërndan për mediat kërkesën për gjykim cuditërisht kërkuan në sallë mediat të mos ishin të pranishme për shkak të sekretit hetimorë.

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në brendësi të lokalit Monopol nga shkëmbimi i zjarrit pas konfliktit të nisur mes grupit të Martinajt dhe grupit të Ervin Matës se dikush ngacmoi Elvana Gjatën mbeti viktimë Fabio Gaxha dhe u plagos vetë Martini dhe shoku i tij Elio Hoti. Aktualisht për këtë ngjarje janë 5 persona në kërkim nisur me Ervin Matën komandon Merviol Billo, Fabio Alushin, Aksel Boshnjakun dhe në kërkim policor vetë këngtarja Gjata.

Ditën e djeshme, Report Tv publikoi të plota dëshmitë e personave të përfshirë në vrasjen e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxhën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur