Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin 'Skënderbej'! Bujar Spahiu thirrje të rinjve: Mos u largoni nga vendi

E sotmja është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, kremtimi i Kurban Bajramit.  Mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin 'Skëndërbej' në Tiranë, ndërkohë që mijëra të tjerë pothuajse në të gjitha xhamitë e vendit. Falja ka nisur në orën 06:05.

Kreu i KMSH, Bujar Spahu i bëri thirrje besimtarëve që kush ka mundësi le të presë Kurban, ndërsa një thirrje e kishte edhe për të rinjtë kur u bëri apel që të mos e braktisin vendin. 

"Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj", tha ai para besimtarëve. 

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve muslimanë bashkë me  Fiter Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Festa e madhe e Kurban Bajramit është festuar në të gjithë vendin, personazhe të politikës së vendit dhe ambasadorë uruan të gjithë shqiptarët. Disa personazhe zgjodhën të ndanin mesazhe nga rrjetet sociale e disa të tjerë duke uruar nga KMSH.

Festimet janë ndjerë edhe në botë ku mijëra besimtarë në Mekë dhe në xhaminë Al Aksa rrethuan Jeruzalem, që është vendi më i rëndësishëm liturgjik që lidhet me këtë festë.

Sivjet, festa ka marrë rëndësi të veçantë edhe për faktin se  për faktin se pas dy vitesh bllokimi për shkak të pandemisë,  besimtarëve myslimanë iu dha mundësia të udhëtojnë drejt Mekës në Arabinë Saudite për ritualin e Haxhit, një ritual ky i konsideruar si një nga pesë shtyllat e Islamit.

Report Tv dhe Shqiptarja.com urojnë të gjithë besimtarët mysliman Gëzuar Kurban Barjamin!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Kurban Bajrami kremtohet në botë! Al Aksa plot me besimtarë, goditet “djalli” me gurë pranë Mekës!

Miliona besimtarë në të gjithë botën kanë kremtuar sot Kurban Barjamion! Besimtarët myslimanë kanë mbushur kompleksin e xhamisë së famshme të Al Aksasë në Jeruzalem, që është vendi më i rëndësishëm liturgjik që lidhet me këtë festë.

Sivjet, festa ka marrë rëndësi të veçantë edhe për faktin se  për faktin se pas dy vitesh bllokimi për shkak të pandemisë,  besimtarëve myslimanë iu dha mundësia të udhëtojnë drejt Mekës në Arabinë Saudite për ritualin e Haxhit, një ritual ky i konsideruar si një nga pesë shtyllat e Islamit.

Pjesëmarrësit e pelegrinazhit masiv kanë qëlluar me gurë dy shtyllat ku besohet se ndodhet djalli, ndodhur në një urë në Luginën Mina, rreth 5 kilometra nga Meka. Rituali është një imitim i vrasjes së tij me gurë nga Abrahami në tre pikat ku thuhet se Satani u përpoq ta largonte atë nga bindja e urdhrit të Zotit për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin.

Ora 14:01
Besimtarët myslimanë urojnë Kurban Bajramin, qytetari nga Arabia: Falja e namazit madhështore (VIDEO)

 

Besimtarë myslimanë kanë shprehur urimet e tyre më të përzemërta për festën e kurban Bajramit, për sa më shumë harmoni dhe mbarësi në familjet e gjithsecilit. Simbolika e kësaj feste është therja e një kafshe për kurban dhe si duket fenomeni i rritjes së çmimeve ka prekur dhe koston e blerjes së kafshës për kurban.

Ora 13:37
Meta nga komuniteti Mysliman nuk flet për politikë por ka një mesazh për rininë: Fëmijët e shqiptarëve të rrinë këtu

 

Nga Komuniteti Mysliman, ku shkoi për të uruar Kurban Bajramin, Presidenti Meta refuzoi të fliste për politikë, por një mesazh e kishte për të gjithë të rinjtë pasi u pyet nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori.

 “Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshij politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë dhe është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë në mënyrë që begatia, mirësia në familjet shqiptare dhe shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve të tyre të lumtur”, u shpreh Meta.

Ora 12:03
FOTOLAJM/ Kurban Bajrami 'bën bashkë' Kryemadhin dhe Yuri Kim tek KMSH

Paraditen e sotme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është bashkuar me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë zonjën Yuri Kim, dhe të dyja së bashku kanë vizituar Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Ato u pritën nga kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Ora 11:18
Kryemadhi uron nga Komuniteti mysliman: Dua të uroj të gjithë shqiptarët në këtë ditë të shënuar!

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët nga komuniteti mysliman.

'Në këtë ditë të shënuar të gjithë besimtarëve myslimanë dua të uroj të gjithë shqiptarët. Ajo që është shumë e rëndësishme vetëm besimi në zot na krijon mundësinë për të qenë vetvetja të largojmë të keqen por përkundrazi ta luftojmë atë. Gëzuar edhe pse ju jeni në punë.'-tha Kryemadhi.

Teksa u pyet në lidhje me moshapjen e xhamisë së Namazgjasë, Kryemadhi nuk pranoi të jepte një përgjigje direkte, duke shtuar se; “Kam shumë komente, por se mendoj se sot është për të folur për këtë gjë. Besimi është i shqiptarëve, as i tullave, as i gurëve. Nuk e ndërton dot besimin në një godinë, as e merr dhe as nuk e ble dot.”.

Ora 10:53
Kremtohet festa e Kurban Bajramit në Lezhë! Besimtarët mysliman falin namazin në xhaminë e qytetit

 

Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në Lezhë. Me mesazhe paqeje e harmonie për njeri tjetrin si dhe lutjet për më shume begati, besimtaret mysliman i janë drejtuar që në oret e para të mëngjesit xhamise së qytetit për të falur namazin.efekt
Imami i Xhamisë së Lezhës, përcolli mesazhin e tij me rastin e kësaj feste mjaft të rëndësishme për myslimanet.
Pas faljes së namazit, myftinia e Lezhës hapi dyert për vizita për Festen e Bajramit, ku të pranishem ishin përfaqësues lokal e të partive politike në këtë qytet.

Ora 10:39
Meta uron shqiptarët për festën: Gëzuar, mirësi dhe begati në çdo familje shqiptare

Presidenti Meta ka uruar shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.

'GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Mirësi dhe begati në çdo familje shqiptare! Lutje të pranuara!'- shkruan Meta në Facebook.

Ora 10:38
Balla uron shqiptarët nga Fieri: Vëmendja jonë shkon te ata që janë në vështirësi, gëzuar

 

Me rastin  e Kurban Bajramit, Taulant Balla ka uruar shqiptarët nga Fieri duke e konsideruar si një festë shumë e rëndësishme e besimit islam.

'Uroj gjithë besimtarët gëzuar festën e kurban Bajramit. Është një festë shumë e rëndësishme  e besimit islam. Edhe vëmendja jonë shkon te ata që sot janë më në vështirësi, këto janë vlerat që na kujton partia socialiste. Gëzuar të gjithë dhe faleminderit kolegëve të tjerë që ishim në xhaminë e fierit si një simbol të bashkëjetesës ndërfetare këtu në Fier.'- tha Balla.  

Ora 10:27
Ambasada e SHBA uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit: Ditë për të reflektuar

1657196517_ambasadaamerikane.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Kurban Bajramit.

 “Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, shkruhet në një postim në Facebook në faqen zyrtare të Ambasadës.

Ora 10:14
Në Elbasan e kremtojnë Kurbanin Bajramin në xhaminë e re

 

Kjo e shtunë ishte një festë e dyfishtë për besimtarët myslimanë në Elbasan. Veç kremtimeve për Kurban Bajramin ata munden të faleshin në xhaminë e sapo përfunduar ne qendër të qytetit , atë të Ballies.

Pas 55 vjetësh, që nga prishja e xhamisë së Ballies, rreth 1000 besimtarë nga Elbasani por jo vetëm kanë kryer rriten e faljes në ditën e shenjtë atë të Kurban Bajramit në pjesën e jashtme të xhamisë ndërsa një numër i lartë besimtarësh ishin vendosur përgjatë bulevardit qendror. Përfaqësues të myftinisë dhe besimtarë përcollën urimet e tyre për ditën që simbolizon sakrificën njerëzore në emër të krijuesit.

“Sot është një ditë kur kujtojmë historinë e mrekullueshme të Ibrahimit që ishte gati të bëntë kurbanin djalin e tij për hir të urdhrit hyjnor. E sotmja sjell një mesazh të madh të shenjtërisë së familjes. Duhet ta mbrojmë”, tha njëri prej tyre.

E lartësuar si një fisnike, në vendin e saj shumë shekullor, kjo xhami edhe një herë tregoi respektin dhe qytetarin e një qyteti të lashtë sa vetë Ballia.

Ora 10:06
Veliaj uron Kurban Bajramin me një foto nga falja e Namazit te Sheshi 'Skënderbej'

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Kurban Bajram. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar Kurban Bajramin për gjithë besimtarët myslimanë! Uroj përzemërsisht mirësi, paqe e begati në familjet tuaja! Lutje të pranuara”.

Ora 09:23
Kurban Bajrami, ministrja e Jashtme uron shqiptarët: Ditë e bekuar përkushtimi e sakrifice

Ministrja e Punëve të jashtme dhe Evropën ka uruar të gjithë shqiptarët në festën e Kurban Bajramit.

'Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë! Në këtë ditë të bekuar përkushtimi dhe sakrifice, uroj shëndet, paqe, harmoni dhe begati për ju dhe familjet tuaja!'- shkruan Xhaçka.

Ora 09:15
Nikolla uron Kurban Bajramin: Festë e mirësisë dhe përkushtimit, që i kapërcen kufijtë e besimit

1655382306_Sequence03.00191314.Still029.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit. Nikolla tha se kjo festë është e tillë që i që i kapërcen kufijtë e besimit pasi gëzojnë të gjithë.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, u uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shëndet e bekime në familjet e tyre. Kurban Bajrami është tashmë një festë popullore, që i kapërcen kufijtë e besimit dhe të komunitetit mysliman, bashkë me të cilin gëzojnë të gjithë shqiptarët. Mozaiku, respekti dhe harmonia fetare e Shqipërisë dhe shqiptarëve është një mundësi për më shumë gëzime e mirënjohje.

Festa e Kurban Bajramit është një shenjë jo vetëm e përkushtimit fetar, por edhe e sakrifices, e mirësisë dhe e devotshmërisë njerëzore. Është një thirrje për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe lehtësimin e vuajtjeve të të varfërve, të dobtëve dhe atyre që kanë më shumë nevojë. Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë!”, shkruan në mesazhin e saj Nikolla.

Ora 08:31
Sot Kurban Bajrami, Myftiu i Beratit uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar për shumë vjet

 

Myftiu i Beratit Baftjar Këllëzi ka ndarë një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Bëjmë për vete dhe shpërndajmë për të tjerët mirënjohje, qoftë ditë e begatë qoftë ditë ku njerëzit ndihet të bashkuar gjithmonë në mirësi. Dhe kështu si ko ditë edhe ditë të tjera, gëzuar për shumë vjet!- tha Baftjar Këllëzi

 

Ora 08:10
Sot Kurban Bajrami, kreu i KMSH apel të rinjve: Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu

 

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu ka uruar festën e Kurban Bajramit mëngjesin e sotëm pas faljes së namazit në sheshin Skënderbe. Kreu i KMSH dha mesazhe si dhe u bëri apel të rinjve të mos largohen nga vendi i tyre.

' Mirëmëngjesi! Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës!

Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është veoër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tj, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë.

Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj.'- tha kreu i KMSH 

 

Ora 08:08
U shemb në vitin 1967/ Rama uron Kurban Bajramin me pamjet e në Xhamisë së re të Ballies në Elbasan: Gëzuar (FOTOT)

 

Besimtarët myslimanë në Elbasan pas 55 vitesh falën sërish Kurban Bajramin këtë të shtunë në xhaminë e rindërtuar në qendër të qytetit,  atë të Ballies. Xhamia ishte shembur në vitin 1967. Rreth 4 .000 besimtarë nga Elbasani, por jo vetëm kanë kryer ritin e faljes në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit në Xhaminë le rindërtuar në vendin e saj shumë shekullor.

Pikërisht me fotot nga kjo xhami ka uruar festën edhe Kryeministri Rama.

“Gëzuar Kurban Bajramin me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, shkruan Rama

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rok: 09/07/2022 22:58

    Pamjet e duhura keto per pranim shume te shpejte ne Europe ????

    Përgjigju
  • Beni: 09/07/2022 12:06

    Si se mbajtet halen mbyllur njehere,thua se Myslimanet e prishen shqiperine

    Përgjigju
    • Po: 09/07/2022 16:23

      Po prandaj nuk ngre koke shqipëria nga kaurret. Nuk te lene ata te ngrej koken shqipëria…..

  • Alban: 09/07/2022 10:17

    Talebanet

    Përgjigju
    • Kaço: 09/07/2022 12:04

      Ti do jesh kristian-taliban, me këto që shkruan ketu, turp te vij.

  • Arbërori: 09/07/2022 08:08

    Shpresojë të mos ështé mbuluar përsëri Zoti i Arbëris Heroi ynë GJERGJ KASTRIOTI …!

    Përgjigju
    • Arbërori: 09/07/2022 12:30

      O Emigrant leshi nuk mbulohet heroi i kombit për lycka arabo turke o turkofil o i pa komb e fe

    • Emigranti .It.: 09/07/2022 08:58

      Ti vetem arberore nuk je!Ti je serbo malazez spiun!

  • Ahmet Kalaja: 09/07/2022 07:57

    Mos harroni te mbuloni Gjergj Kastriotin.

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 09/07/2022 07:33

    Feste sunite arabe barbare,e keni qelb arberinr duket si Yemen

    Përgjigju
    • Arbërori: 09/07/2022 12:27

      Duan në Europ, por civilizimi do arrijë në shekullin 25 tek Ne…!!! Në këto toka Arbërore sot vendos shkjau rusi Turku e beduini por jo vet shqiptari….

    • Emigranti .It.: 09/07/2022 09:01

      O grekofon per 300€ shkoi bohu synet se ta ka zene merimanga bilbilushi!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda