Kuvend/ Rrëzohet projekt rezoluta e PD me 10 pika për rritjen e çmimeve, nuk votohet as nga deputetë e saj! PS: I kemi realizuar! Paketës tonë, paketa juaj i vjen te maja thembrës

TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar në Kuvend Projekt rezolutën me 10 pika për rritjen e çmimeve, ku në fjalën e tij kryetari i Komanduar, Enkelejd Alibeaj, tha se kjo është për shqiptarët dhe jo për luftë politike. Në përgjigje të kësaj projekt rezolute, ka dalë kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se propozimet që ka bërë opozita, kjo qeveri i ka realizuar, madje ai përdori edhe një shprehje të urtë, ku tha se "paketa e opozitës i vjen te maja e thembrës paketës së qeverisë".

Pas debateve të shumta Kuvendi e ka rrëzuar me 74 vota, ndërsa vetë 27 prej deputetëve votuar por saj, pra as vetë grupi parlamentar i PD-së që bëri propozimin.

Socialistët kanë premtuar prova të reja për skandalin CEZ-DIA në atë që e konsiderojnë aferën më korruptive të qeverisë Berisha, prizatimin e OSSH, por për ish-kryeministrin, Sali Berisha kriza aktuale energjetike, është pasojë e luftës së kësaj qeverie për t'u pasuruar. Përgjigjen e ashpër ia dha ish-zëvendëskryeministri Erion Brace, duke i cili i ka listuar dështimet me projektet energjetike.

"Kur dëgjoj Berishën me të njëjtin fjalim si 30 vitet e më para, të takon të flasësh, akuzosh edhe dënosh siç bën këtu, po kur ke bërë vetëm keq për 30 vite dhe të mos pendohesh asnjë minutë, duhet ta qepësh", tha ndër të tjera Braçe. 

Për të përballuar krizën e çmimeve të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, qeveria thotë se ka reaguar shpejt dhe në mënyrën e duhur. Ndërsa në këndvështrimin e opozitës, situata ekonomike nuk është vetëm pasojë e luftës. Mocioni me debat për çmimet u kërkua nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që në seancë mungoi kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në mbledhjen e NATO dhe nuk mori pjesë as Lulzim Basha.

Pikat e pr/rezolutës se PD

1. Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;

2. Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;

3. Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;

4. Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;

5. Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;

6. Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;

7. Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;

8. Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;

9. Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

10. Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Rritja e çmimeve, rrëzohet në Kuvend projekt rezoluta e PD me 10 pika, nuk e votojnë as vetë deputetët e saj

Kuvendi ka rrëzuar projekt rezolutën e PD me 10 pika për rritjen e çmimeve. Projekt-rezoluta është votuar 74 vota kundër dhe 27 pro. Pra as vetë deputetët e PD nuk e kanë votuar këtë projekt-rezolutë.

Ora 16:38
Debate/ Ministrja e Infrastrukturës-Vokshit: Vratë 4 veta më 21 janar! Noka: Fajin e ka shefi jot, i përdori mish për top

Në Kuvend ka pasur debate mes deputetëve Flamur Noka e Albana Vokshi me ministren Belinda Balluku, ku kjo e fundit i ka kujtuar Vokshit vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 21 janar. Kjo ka nxitur përgjigjen e Nokës i cili ia ka hedhur fajin Edi Ramës për vrasjen e protestuesve.

" 21 janari zonjë, ju se dini se s'keni qenë fare, është shefi jot, i përdori mish për top që i çoi njerëzit të shkelin kushtetutën dhe të uzurpojnë një institucion që e mbron ligji dhe kushtetuta. Pra, viktimat, duhet të dini një gjë, rënkojnë atje ku janë për shkak se i shiti dhe i bëri mish për top shefit jot zonja ministre, mbylle këtë histori", tha Noka.

Ora 15:58
'5 maji'/ Noka: Pas çdo projekti qeveritar fshihet një akt i thellë korruptiv! Ministrja e Infrastrukturës: janë projekte zhvillimi për ekonominë  e vendit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është thirrur në interpelancë për planin ndwrtimor te 5 Maji dhe Paskuqani, nga deputetët e Sali Berishës. Balluku tha se këto projekte do të sjellin zhvillim për Tiranë dhe ekonominë e vendit.  Ndërsa deputeti Flamur Noka tha se pas çdo projekti qeveritar fshihet një akt i thellë korruptiv dhe se çdo projekt bëhet pa u konsultuar më parë më qytetarët.

Flamur Noka: Pas çdo projekti qeveritar fshihet një akt i thellë korruptiv dhe kjo po rrënon shtetin pasi qeveria juaj nuk ka ndjeshmëri në këtë aspekt dhe babëzinë e ka shndërruar në normë. Ajo që na shqetësojnë është sjellja e shtetit tonë ndaj qytetarëve si një bandë  sa herë që duan të shesin një projekt si projekt zhvillimi. Atë që po u bëni juve shqiptarëve nuk jua ka bërë kurrë as pushtuesi.  Mos vallë këto qytetarët që po ngrënë zërin janë kundër zhvillimit? Përveçse u vodhën dhe u dhunuan e u shkelën me këmbë tani edhe poshtërohen. Askush nuk është kundër zhvillimit, por kur këto projekte zaptohen në shpërfillje të ligjeve dhe nuk konsultohen me qytetarë kur ju vidhet toka dhe ju shkatërrohet shtëpia, është kambanë alarmi që duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët. A e dini se te 5 maji shpronësimi nuk është për interes publik, por për interesa private. Nuk ka zhvillim që po ndërtohet në atë vend, por pallate ku nxirren fitime nga privati.

Belinda Balluku: Ju thatë se nuk jeni kundër zhvillimit ekonomik të vendit dhe këtu është një pikë që ne bashkohemi. ARRSH së bashku me bashkinë e Tiranë kanë qenë në terren për të parë pronat që preken nga projekti edhe janë njoftuar dhe informuara qytetarë dhe bizneset. Plani vendor për 5 majin parashikon zhvillimin e një lagje të re banimi dhe integrimin e saj me pjesën tjetër.   

Ora 14:53
Ministrja e Ekonomisë: Sistemi i taksave nuk funksionon me mocione! Kemi rritur subvencionet që të mos shkatërrojmë sistemin fiskal

 

Duke ju përgjigjur opozitës për propozimin për uljen e taksave, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se sistemi i taksave nuk funksionon me mocione. Ibrahimaj tha se janë rritur subvencionet, në mënyrë që mos të shkatërrohet sistemi fiskal.

‘Ne vendosëm që në fund të vitit të kaluar se nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë për konsumatorët. Konsumi i energjisë elektrike në familjet shqiptare do të vazhdojë të ketë koston 5%. Nëse ne nuk do të mbronim konsumatorët kjo peshë do të shkonte deri ne 20%. Shoh propozime për uljet taksash dhe rritje përfitimesh. Sistemi i taksave nuk funksionon me mocione. Kemi marrë masa për të rritur subvencionet që të mos shkatërrojmë sistemi fiskal. Për pjesën më të madhe të qytetarëve dhe bizneseve taksat janë ulur. 60% e konsumit të familjeve shqiptare shkon në subjekt që nuk paguajnë TVSH. Kjo qeveri ka treguar se nuk pret propozimet e opozitës për të reaguar.’- tha Ibrahimaj.

Ora 14:36
Projekt-rezoluta e PD-së për çmimet, Balla: Koha e politikave të sheshta ka mbaruar, keni ardhur me një paketë që i varfri dhe i pasuri ta përballojnë njëlloj

 

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se projektrezoluta e PD-së për qeverinë për rritjen e  çmimeve, është një paketë e politikave të sheshta, por sipas Ballës ka ikur kjo kohë.

‘Sa i përket ndihmës ekonomike. Ju nuk e keni pasur mendjen, por buxheti është shumë më i mirë se ajo që keni propozuar ju. Kemi rritur ndihmën ekonomike. Kemi rritur 3 herë skemën e ndihmës ekonomike. Gjatë pandemisë paketa e solidaritetit përfshiu mbështetjen duke e dyfishuar. Qeveria paguan sot 80% të faturës së energjisë. S’ka qeveri sot në Evropë që të subvencionojë 80% të energjisë për familjet. Kompensimi me 30 mijë lekë, që disa prej jush u tallën ndihmon qytetarët mos të ndjejnë rritjen e çmimeve. Ju keni ardhur këtu me një paketë e politikave të sheshta, por kësaj i ka ikur koha. Keni ardhur këtu me një paketë që duhet ta përballojnë si të pasurit si të varfërit njësoj.’- tha Balla.

Ora 14:23
Rritja e çmimeve/ Alibeaj propozon 10 pikat për zgjidhjen e krizës

 

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuan 10 pika që propozon opozita për zgjidhjen e krizës.

1. Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;
2. Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;
3. Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;
4. Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;
5. Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;
6. Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;
7. Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;
8. Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;
9. Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;
10. Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Ora 13:58
Kryemadhi: Më kanë nisur video nga Dubai të Ramës me ministrat, s'dukeshin fare të shqetësuar për luftën apo rritjen e çmimeve

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit tha se 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minimumin jetik, ndërsa sipas saj paketa e rezistencës së ndërmarrë është tallje, ose kapitullim i plotë i qytetarëve.

"Një nga kolegët përmendi çështjen e pandemisë, tërmetit, por nga ajo që po kuptojmë është se të dyja jo vetëm që nuk ka pasur asnjë efekt të qytetar, por i kanë kthyer në skllevër të lëmoshës, po në një pastrim parash të grupeve kriminale, shiko kontraktorët dhe nënkontratorët e rindërtimit, të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës sociale, apo cimet e naftës, atë që shohim në lajme, se kush janë partnerët strategjik për turizmin, edhe sot që ne flasim për rezistencë, nuk është gjë tjetër veçse kapitullimi i plotë i tyre, më erdhi një video nga Dubai, për EXPO me vizitën e famshme, ku nuk pashë një fytyrë që vuante luftën e Ukrainë, apo cimet, po një ekzaltim të jashtëzakonshëm, është me rëndësi që të paktën edhe për moral politik, do ishte më e ndershme të mos tallemi me qytetarët, më mirë t'iu themi që paratë kanë shkuar të inceneratorët, të koncesionet, e kështu me radhë, nganjëherë qytetarët e kuptojnë shumë më mirë kur i themi bëmë gabim na falni", tha Kryemadhi.

Ora 13:48
Sali Berisha uron Kryemadhin për ditëlindjen e Metës

 

Presidenti Ilir Meta feston sot ditëlindjen, dhe mbush 53 vjeç. Një urim për presidentin ka shkuar edhe nga ish-aleati i tij i vjetër Sali Berisha. Në oborrin e Kuvendit, ku ishte si shoqëruar edhe nga deputeti Flamur Noka, Berisha ka takuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në takimin e shkurtër ndërmjet tyre, Berisha nuk ka harruar që të urojë, nëpërmjet Kryemadhit, presidenti Ilir Meta për ditëlindje.

Ora 13:39
Berisha paralajmëron: Kjo pranverë duhet të jetë e protestave të mëdha! Gjiknuri: Tregove se je furnitori politik i njerëzve në protestë

Nga foltorja e Kuvendit, ku po zhvillohet një mocion me debat për rritjen e çmimeve, Sali Berisha ka paralajmëruar se kjo pranverë do të jetë pranvera e protestave.

‘Po bëhet problem jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.  Kjo pranverë duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë thirrjes së tij ju përgjigj, Damian Gjiknuri i cili tha se Berisha nxori që është furnitori politik i njerëzve në protesta.

‘Vazhdon me politikën e vdekjes. Nxori që ka qenë furnitori politik i njerëzve në protesta. Kur njerëzit injektohet politikisht, duke mos njohur shkaqet e vërteta të krizës, kjo do të thotë që mos ta duash këtë vend, ti vësh flakën këtij vendi.’- tha Gjiknuri.

Ora 13:17
Rritja e çmimeve/ Braçe: Krizë edhe e abuzimeve! Nga tranparenca për çmimet te krijimi i institucioneve të tjera, masat që duhen marrë

 

Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur se kriza që po përjetojmë sot është botërore e ardhur si rezultat i luftës, por theksoi se ajo është edhe një krizë e abuzimeve. Braçe renditi edhe disa pika që mund të shpërbejnë sipas tij për të përmirësuar situatën.

Nga 'Foltorja' e Kuvendit, Braçe tha se duhet krijuar transparencë se si arrihet deri në çmimin përfundimtar të çdo lloj produkti, që nga nafta, produktet e shportës, apo edhe për plehrat kimike.

Për ish-zv.kryeministritn, duhen edhe një ristrukturim i institucioneve, duke thënë se duhet krijuar një agjenci e re që merret drejtpërdrejtë me tregjet dhe një inspektorat që i vë fre abuzimi.

"Kriza është e qartë, botërore dhe si e tillë është e qartë, erdhi nga pandemia, iu stërmbivendos lufta, secili prej nesh këtu, ka qenë ironi e madhe që diskutojmë dhe qindarkat që rriten mbi çmimet, por nuk jemi në gjendje të paguajmë kostot e betejës për liri, por kriza te ne është pak më shumë dhe natyrisht përveç pasojave në tregjet ekonomike dhe financiare, ka edhe më tepër, kriza e ofertës dhe kërkesës, burimeve dhe çmimeve, e mallrave dhe e lëndëve të para, kriza e ushqimeve dhe energjisë, këto vijnë te ne, një vend importues neto, kështu siç janë me çmime të rritura, por kriza jonë ka dhe një kat e gjysmë më lart, se është krizë e abuzimit, që vijnë nga tregje kombëtare, të kapura, të mbyllura, sado e fortë të jetë e vërteta, dëgjova se kemi TVSH të reduktuar për produketet plehruese, ne e vendosëm TVSH mbi produktet plehruese, edhe pse bërtita që nuk duhet të vendoset, duhet ta zbbëmë, të vendosësh tranparencës në çmime, njerëzit kanë të drejtë të dinë si shkohet te ky çmim i ri, njerëzit duhet ta dinë se me sa hyn nafta te ne, sa ka shpenzime mbi të, tatime dhe taksa dhe marzhi i fitimit, duhet edhe për produktet e shportës, bujqit duhet të dinë si shkohet te çmimi i dapit, uresë, nitratit, i ballgurit, i mistrit dhe i sojit, nuk e besoj që çmimi prej 30 mijë lekë për urenë dhe dapit, është çmimi i importit plus 2% fitimi, norma e fitimit është mashtrim dhe është zhvatje, ndërtuesit duhet të dinë si shkojnë te çmimi i hekurit, çfarë ndodhi me bituimin që nga 6 mijë lekë shkoi në 10 mijë lekë, farë ka ndodhur, të demokratizosh ekonominë është jetike, të rikthesh konkurrencën, se në tregje të kapura ka nevojë për liri, ka nevojë që ata tregtarë që kanë kapur këto tregje, ato shoqata që veprojnë si kartele, abuzimi luftohet vetëm kështu, cimet nuk i vendos populizmi, as ai i rrugës dhe as ai i politikës, na duhet një agjenci e re që merret drejtpërdrejtë me tregjet dhe një inspektoriat që i vë fre abuzimi në tregje, taksën akcisë e vuri Berisha, taksën e qarkullimit e vuri Berisha, të karbonit e bëri Berisha", tha Braçe.

Ora 13:16
Braçe-Berishës: Duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë! Në 30 vite i ke sjellë vetëm dëme vendit nga privatizimi i OSSH te ARMO

 

Deputeti socialist, Erion Braçe i është kundërpërgjigjur Sali berishës duke thënë se atij sot nuk i takon të flasë, pasi sipas tij, këtij vendi në këto 30 vite i ka sjellë vetëm të këqija, të cilat i ka sjellë të renditura në Foltoren e Kuvendit.

"Kisha fjalë diçka, por kur dëgjoj Berishën me të njëjtin fjalim si 30 vitet e më para, të takon të flasësh, akuzosh edhe dënosh siç bën këtu, po kur ke bërë vetëm keq për 30 vite dhe të mos pendohesh asnjë minutë, duhet ta qepësh, Privatizimi i OSSH goditja më e madhe në energji, shoqëruar me ndryshim të planit të zhvillimit, rritja artificiale e çmimit të energjisë, investime në dëm të qytetarëve dhe rritje të çmimit të energjisë, ndërtimi i një rrjeti menaxhimi të borxheve për të pasuruar mbështetësin tënd politike dhe dot dhe për të favorizuar oligarkët që të financojnë dhe sot prandaj s'ua përmend emrin, të privatizosh naftën dhe gazit, duhet ta qepësh se marrëveshjen e hidrokarbureve në Patos Marinë ke nënshkruat te dhe e ndryshuar vet në dëm të qytetarëve, edhe atë të gazit, në dëm të qytetarëve dhe ta dorovisësh në duar banditëve, të ndryshosh sistemin fiskal në dëm të attim fitimi që edhe sot nuk paguhet e ke bërë vete, privatizimin e dështuar të Albepetrol dhe morë lesh, more, po te fondacioni asaj si blerje pikturash, të privatizosh ARMO duke e shkatërruar prodhimin e naftës te një bandit që endet rrugëve me parët që bëri këtu, duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë", tha Braçe.

Ora 13:09
Kriza e çmimeve, Dash Shehi: Çfarë presim ne, të marrin bujqit kredi në banka? Të subvencionohen inputet

 

Deputeti Dashamir Shehi tha se Qeveria është shumë pas me kohën kur bëhet fjalë për masat për të parandaluar rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore.

"Kriza ka muaj që është. Ishte në tregjet ndërkombëtare, ishte prej pandemisë. Kjo qeveri duhet ta kishte parashikuar këtë lloj situate. Duhet mbyllur politika hajt t'ju japim një copë bukë. Një qeveri e përgjegjshme mendon 2-3 vite përpara se ccfarë do të ndodhë. Të gjithë e dinin se çmimet e inputeve janë disafishuar.

Unë them prapë nuk është vonë se nesër mund të jetë edhe më keq. Ne duhet ta presim zinxhirin e rritjes që në doganë, që në kufi. Hajd të subvencionojmë inputet për këtë punë. Bujqit të kenë mundësi të punojnë pak më shumë. T'i japim një stimul tani. Presim ne që bujqit tanë të marrin kredi nëpër banka? Sigurisht që kjo s'ka për të ndodhur.

Vjet është shitur energji dhe është keqmenaxhu kaskada me shpresën që do bien shirat në vjeshtë dhe do të ulet çmime në tregje. Ndodhi krejtësisht e kundërta", tha Shehi.  

Ora 13:05
Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe i kërkon megafon Nokës

Deputeti Sali Berisha për disa minuta ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi kërkonte fjalën. Berisha kërkoi që të replikonte pas akuzave të deputetit të PS-së Damian Gjiknuri për sistemin e energjitikës në kohën e qeverisjes së PD-së, ndërsa Berisha tha se qeveria e ka shitur energjinë në shtator me 42 euro. Ai madje i kërkoi një megafon Flamur Nokës, që të fliste në sallën e Kuvendit me megafon.

‘Qytetarë, këta hajdutë fshihen me censurë. E keni shitur energjinë me 42 euro në shtator.’- tha Berisha.

Ora 12:56
Gjiknuri: Kemi blerë 500 mln euro mbështetje për energjinë elektrike, këtë se ka bërë askush

Deputeti Damian Gjiknuri tha se qeveria ka blerë 500 mln euro energji vetëm për mbështetjen e konsumatorëve. 

‘ Mos bëjmë naivin këtu. E dimë shumë mirë që efekti do të ishte në të gjithë botën. Qeveria po bën atë që ka mundësi! Po përdorim financat publike për të zbutur krizën. Ju e latë sektorin energjetik, ti vet le një kufomë energjetike. Janë bërë shumë vite që nuk mungon furnizimi me energjinë elektrike. Unë kam qenë promotor që tregu të liberalizohet. Qeveria ka marrë një risk të madhe dhe këto taksa që thoni ju, ka dhe borxhe që i keni lënë, ju. Ne kemi ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, kemi arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Ne e kemi bërë. Kjo qeveri ka bërë gjithçka që ka në dorë. Mund të ketë edhe rritje të tjera çmimesh, mund të kemi edhe potencialisht pakësim të vendeve të punës. Me politikën e korbave do të vini në pushtet. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të lodhur, por ne do tu vijmë në ndihmë qytetarëve, pa prishur elementët bazë që mban ky shtet.’- tha Gjiknuri.

Ora 12:44
Berisha: Qeveria është gati të vërë lot fals që për të treguar se po qajnë për ju, por pasurohen natën mbi mjerimin e shqiptarëve

 

Deputeti demokrat Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po përdor këtë pasojat e luftës për t'u pasuruar, e ndërsa tha se nuk bëjnë asgjë tjetër veçse e përdorin këtë fatkeqësi për t'i treguar popullit se janë me ta, por një gjë e tillë, nuk ka ndodhur. Paketën e rezistencës sociale, Berisha e ka konsideruar një tallje me qytetarët.

"Keni ministra që vrapojnë në dyqane për t'iu gënjyer se iu qan zemra nga çmimet e larta, i keni dëgjuar të rrahë gjoksin për suksesin në luftë me COVID duke shpallur mbi 20 mijë të vdekur, një numër kaq të lartë sa në asnjë vend tjetër të Europës, në 3-4 vende të tjerë atë botës gjendet ky numër, janë njerëz, nuk janë numër, ikën, COVID është edhe vdekje prirës në disa raste, po pse në Shqipëri të jetë më vdekje prurës së në BE, kjo vdekshmëri ka në bazë vetëm vjedhjen, papërgjegjshmëri, sepse këta njerëz nuk shtroheshin, se Kosova, Maqedonia shtronte 3 herë më shumë në spitale, kurse këtu tregoheshin filma me kodra me të vdekur, fatkeqësisë i shtron në dramë kjo qeveri, hajduti ka vetëm reflekset e vjedhjes, nuk ka ndjenja, le të vijmë të energjia, lajmëtari është vetë kreu i qeverisë, nuk ndodh në botë që të bëhet zëdhënësi i kompanisë së naftës, jam plotësisht dakord që ky treg ka pësuar tronditje, vendet e tjera kanë ulur taksat, ka ulur aksizën Italia, ç'është kjo kokëfortësi që nuk lëviz taksat unë, ku ndodh kjo, po të kishit ndjenja ju, lexoni, se ka institute serioze që tregojnë masat e marra dhe këto janë bërë para luftë, Shqipëria ka koston më të ulët në Europës se është energji ujore, 2021 është viti kampion energji, janë eksportuar teravatë të tërë, kush e din çmimin, hajdutët e mbajnë sekret, e zbrazën kaskadën në mënyrë kriminale në kundërshtim me ligjet, ushqimet, ca ndodh, çdo shtet ka rezervën strategjike, këtu janë të gjitha në oborrin e kryeministrit, s'kam asnjë xhelozi për lidhjet e tij, nuk mund të pranojë që prodhuesi kryesor të miellit të mos ketë rezervë të paktën 3 muaj miell, këta do vënë edhe lot artificial për të treguar se po qajnë për ju, do vënë lot fals. Na sollën e gripin e pulave duke e mbajtur sekret një sëmundje që duhet të deklarohet kombëtarish dhe ndërkombëtarisht , u deklarua aty ku u sakrifikuan miliona pula, po njerëzit, le të sëmureshin, le të sëmureshin nga pandemia e gripit të shpendëve, mjafton që të ruhej reputacioni i qeveritarëve, bujqësia më e braktisura, 30 mijë lekë që jepni është tallje, nuk është afatshkurtër kjo krizë, bëtë ndonjë stimulim mielleve, llafe, llafe llafe, ndiqni së paku shembullin e Kosovës, ju vini recitoni këtu, ka një kufi çdo gjë, jeni fajtor para shqiptarëve për të gjitha këto zhvillime, pasuroheni natën mbi mjerimin e shqiptarëve", tha Berisha.

 

Ora 12:20
Sula në Kuvend: Duhet të jesh pensionist qorr ose sakat që të përfitosh nga paketa anti-krizë e kësaj qeverie

 

Deputeti i PD-së, Dash Sula është shprehur se paketa e Rezistencës Sociale është e pamjaftueshme për qytetarët. Ai tha se kjo paketë nuk i vjen në ndihmë qytetarit, teksa propozoi edhe disa pika, që sipas tij mund të ishin një zgjidhje.

" Duhet të jesh pensionist sakat ose qorr që të përfitosh nga kjo paketë e qeverisë. Mos u shqetësoni për termin, meraku më i madh është që t;i japim lekë, pse vendet e rajonit bëjnë një paketë rezistence më të fortë, në Maqedoni u ul akciza nga 18% në 10%, e uli TVSH nga 18% në 10%, e bëri zero TVSH për produktet e shportës, ne e kemi 20$, për çdo riska bukë që  hanë shqiptarë, 1 taksohet. 30 mijë lekë të vjetra, ka kaluar 1 muaj fiks, a ka marrë ndonjë qytetar? Ju thoni e nisim me 1 prill, lufta ka nisur në 24 shkurt, numri i tokës së punuar do jetë më i vogël, 95 mijë lekë blihet kuintali i miellit, pse s'e ulni TVSH të paktën në një periudhë 3 mujore, hiqni financimin nga PPP dhe pastaj të dalin lekët për pensionistët, shteti pasurohet individi varfërohet", tha Sula.

Ora 12:05
Ndarja nga jeta e Madeleine Albright, Parlamenti shqiptar mban 1 minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj

Ndarja nga jeta e Madeleine Albright, Parlamenti shqiptar mban 1 minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj

Ora 11:52
Ahmetaj: Mbrojmë Familjet dhe biznesin me subvencionin nga rritja e çmimit të energjisë! Po bëjmë të pamundurën

 

Ministri Arben Ahmetaj teksa ka marrë fjalën në debatin në Kuvend për rritjen e çmimeve tha se ajo që po bën qeveria shqiptare me mbrojtjen të familjeve shqiptare dhe biznesit nga rritja e çmimit të energjisë është e jashtëzakonshme.

"Çmimi i naftës nga 65 dollarë disa muaj më parë sot është 115. Do të reflektonte situatën ndërkombëtare. Çmimet janë pasojë e atij konflikti. Këtu duhet të biem dakord. Mënyra pastaj se si i sillemi ne situatës është çështje që mund të ketë debat. Ukraina dhe Rusia përbëjnë të dyja bashkë 20% të ofertës ndërkombëtare të grurit. Sigurisht që çmimi është rritur dhe këtë nuk e kanë ndaluar qeveri dhe vende më të pasura dhe të zhvilluara. Janë aktorë ndërkombëtarë që e luajnë çmimin në treg, qoftë për shkak të krizave apo edhe për arsye tregtare.

Çfarë do të ndodhte me një qytetar sot, biznes të vogël apo edhe për ndonjë biznes të madh. Do t'i shkonte pesëfish çmimi dhe kjo nuk është shaka nëse ne s'do kishim marrë masa. Ajo që ka bërë qeveria shqiptare i kalon fuqitë. Ka marrë përsipër qeveria që të subvencionojë. Ne nuk kemi lejuar rritjen e çmimeve për energjinë për familjet dhe biznesin e vogël.

Më gjeni një vend që e ka bërë këtë? Ne jemi në pikën që ende nuk kemi prekur asnjë projekt, ndërkohë që në shumicën e vendeve kjo ka ndodhur. Kemi vendosur të vazhdojmë projektet publike, për të mos hyrë në spiralen negative ekonomike", tha Ahmetaj

Ora 11:35
Ironia e deputetit Bushati: Për 10 minuta mbledhje e rritët me 13 metra nivelin e Fierzës, kështu do përmbytni Prizrenin! Ministrja: Nuk i kupton shifrat

 

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, akuzoi Ministrinë e Energjisë se ka gënjyer me rritjen e metrave të kaskadës së Fierzës. Madje ai duke bëri ironi tha se për 10 minuta e shtuan me 13 metra dhe me këtë ritëm një ditë do të përmbytin Fierzën.

"Keni keqpërdorur kaskadën e Fierzës, që është 6 metra nga pika zero, aty ku nuk prodhon më energji. Kuota është 258 metra, del ministrja thotë po e menaxhojmë në mënyrë perfekti. Del tjetri dhe thotë se është 271 metra. Për 10 minuta mbledhje e rritën me 13 metra. Ju lutem zonja ministre mblidheni më pak Komitetin se me këtë nivel rritje po e përmbytni Prizrenin", tha Bushati.

Për këtë akuzë iu përgjigj ministrja Balluku.  

"E nisët dhe e bitisët fjalën duke thënë gënjeshtra në emrin tim. Nuk i kemi shtuar metrat e kaskadës. 259 metra është por bëri të tjetra llogari drejtori. Mos u emociononi nga shifra që nuk i kuptoni", tha ministrja", tha Balluku.

Ora 11:22
Arbër Agalliu: Ulni akcizën për karburantet, hiqni TVSH-në për produktet e shportës

 

Deputeti i PD, Arbër Agalliu, në fjalën e tij në debatin në Kuvend për çmimet tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t'i gjendur pranë familjeve.

"Shqipëria renditet e dyta në Evropë për azilkërkues. Sot çmimi i karburantit është 233 lekë. Çfarë masash po merr qeveria ndërkohë që në Maqedoni është ulur TVSH-ja dhe akciza për karburantet. Ndërkohë që është hequr TVSH për prodhimet e shportës. Hiqni taksat, boll u paguan inceneratorët. Ka deputetë këtu që paguajnë 800 euro në muaj për shkollën e fëmijëve. Shqiptarët janë të varfër, nuk kanë çfarë të hanë", tha Agalliu.

Ora 11:12
Rritja e çmimeve, ministrja e Energjisë: Jemi në një krizë ndërkombëtare, është nxitur nga situata gjeopolitike! Kemi marrë masa për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël 

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, tha se rritja e çmimeve në vend është nisur nga kriza ndërkombëtare dhe nga situata gjeopolitike në vend. Balluku u shpreh se qeveria ka ndërmarrë masa, me paketën e rezistencës sociale.

‘Ishte një fjalë pasiononte kur Tabaku tha se nuk ka krizë. Kriza është ndërkombëtare dhe ka prekur gjithë botën është një krizë e nxituar nga situata gjeopolitike. Kjo krizë ka prekur çdo familje, shtresat më në nevojë janë më të prekura ndaj edhe qeveria ka marrë një paketë për të ulur impaktet që kjo krizë ka sjellë. Edi Rama hoqi TVSH për biznesin e vogël, dhe janë mbështetur nga qeveria. Sot me mbështetjen që i japim po i mbrojmë nga ekspozimi i çmimeve të larta të energjisë. Ka pasur mbështetjen e qeverisë Rama që nga dita e parë. Paga minimale nuk tatohet. Në rast se në do të hiqnim të gjitha taksat ashtu siç ju sugjeroni nga karrigia, sigurisht që flitet lehtë nga ajo karrige, por me cilat para do të kompensohet 3000 lekshi që ju është vendosur që tu jepet një grupi të madh në nevojë. Kemi mundësuar ngrirjen e çmimit të biletës. Si do të kompensohet bujqit? Jemi para një fakti shumë të rëndësishëm dhe kemi ngritur një bord për të bërë transaprencën e çmimeve. Ju keni lënë gjurmë në sektorin e hidrokarbureve me privatizimin e ARMO-s. Ju kërkoni llogari edhe për krizat gjeopolitike.’- tha Balluku.

Ora 10:53
Rritja e çmimeve/ Tabaku: Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë, jo kriza e luftës

 

Në nisje të debatit për rritjen e çmimeve, deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se vendi nuk është goditur nga kriza e luftës por kriza e korrupsionit.

"Infacioni po shoqërohet me një rritje të jashtëzakonshme të varfërisë. kjo situatë kishte lindur pa nisur agresioni rus. Në kohën e krizës së shpallur nga qeveria ne menduam se do të kishte menaxhim më të mirë. Në momentin kur qeveria duhet të shiste energji ajo blinte, kur duhet të blinte ajo shiste. Ne thamë që qeveria duhet të marrë masa për një krizë që nuk ka lidhje me dinamikën botërore por e nisur shumë më herët.

30% e shqiptarëve sot jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë. Kjo është kriza që vjen nga koncesionet dhe PPP-të. Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë, jo kriza e luftës. Nuk bën habi që kryeministri hesht dhe nuk thotë asnjë fjalë për monopolet", tha Tabaku.

Sipas saj 60% e çmimit të karburantit sot janë taksa.

"Unë besoj që sot kostot e jetesës në Shqipëri janë rritur si rezultat vetëm e politikave që kjo qerveria ka ndërmarrë. Kjo qeveria ka goditur punën. Për këtë arsye protestuesit kanë mbushur rrugën. Edi Rama nuk ndryshon, ai sapo merr pushtetin rrit taksa, abuzon", tha Tabaku. 

Ora 10:36
Diskutohet sot mocioni me debat për rritjen e çmimeve, Basha dhe Berisha mungojnë në seancë

Në seancën e sotme, ku pritet të zhvillohet mocioni me debat për rritjen e çmimeve, vihet re mungesa e Lulzim Bashës, tashmë një deputet i thjesht, pas shkarkimit. Në seancë mungon edhe Sali Berisha, ndonëse herë pas here me statuse në Facebook ka denoncuar rritjen e çmimeve, por ka zgjedhur që në seancën parlamentare ku diskutohet pikërisht për këtë problem të mungojë.

Nga ana tjetër, i pranishëm nuk është as kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, sipas një axhende të përcaktuar më herët, është i pranishëm në samitin e NATO-s,  ku po flitet për luftën në Ukrainë.

Ora 10:25
2 palët e PD nuk e nisin bashkimin nga Kuvendi/ Spaho kërkon që interpelanca e grupit të Berishës të bëhet para mocionit me debat të PD! Alibeaj: Këtu ka prioritete

Edhe pse kanë bërë thirrje për bashkim dhe për respekt të ndërsjelltë mes tyre, të dyja palët në Partinë Demokratike nuk e kanë nisur nga sot bashkimin, përkundrazi. Në nisje të seancës plenare deputeti i grupit të Berishës Edmond Spaho kërkoi që interpelenca e kërkuar nga grupi i tyre me Kryeministrin të jetë pikë e parë e rendit të ditës. Kjo është kundërshtuar nga kërkuesi i mocionit me debat kryetari në detyrë i PD-së, Alibeaj si dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho. Kërkesa për ndryshim të rendit të ditës u rrëzua. 

Spaho: Kërkesat për interpelencat urgjente vendosen gjithmonë si pike e parë e rendit të ditës. Këtu rregullorja është shumë e qartë.

Felaj: Ju ftoj të uleni dhe zini vendin tuaj. Keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës.

Spaho: Nuk ka kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Kjo është e shkruar e zeza në të bardhë.

Felaj: A mund të dëgjohemi para se Kuvendi të marrë vendim për rendin e ditës. Ju kërkoj të qetësoheni dhe të zini vendin.

Balla: Ju të gjithë e keni nga pak Sali nga brenda dhe merrni kot. Kjo çështje është diskutuar nga edhe në konferencën e kryetarëve. Kjo ditë sot është me 2 seanca dhe secila ka njërën prej çështjeve si pikë të parë të rendit të ditës.  Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Natyrshëm që seanca e dytë e ditës do të ketë pikë të parë interpelancën.

Alibeaj: Unë kam kërkuar këtë mocion me debat për rritjen e çmimeve. Dhe besoj se është më e udhës që pikërisht sot të diskutojmë për këtë çështje me prioritet. Prandaj zonjë të vijojmë sa më parë me diskutimin.

Spaho: Balla më çudisni që merrni fjalën për çështje që i takon opozitës, ketë punë po bëni, po nuk të nxjerr kjo ne selamet, sot ka 1 seancë, jo 2, se një rend dite kemi, dhe për më tepër kemi rregulloren, që nuk lë asnjë shteg, është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditë, pika e parë duhet të jetë mocioni, më falni interpelanca me Ramën, Nuk ke për të nxjerrë që në selamet, apo të ka hyrë frika nga Berisha, se del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës.

Pas votimit

Petrit Vasili: Ju ftoj të anuloni një votim të paqenë, të pakuptimtë që keni ndërmarrë.

Spaho: Ju i referoheni gabim çështjes dhe nenit që iu referohet. Më vjen shumë keq që për çështje që i takon opozitës dilni dhe ju dhe bënë mbrojtësin. Çështja e interpelancës apo e debatit përcaktohet nga rregullorja. Vetëm grupi i Partisë Socialiste votoi. A e kuptoni sa qesharak jeni bërë, dilni ju dhe votoni për çështje që nuk ju takojnë juve.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 24/03/2022 23:55

    KJO qe thote dashi eshte e drejte,,,te subvencionohen imputet bujqesore,,,ose shteti te marre ne dore blerjen dhe tregtimin e plehrave bujqesore....

    Përgjigju
  • rezi: 24/03/2022 22:29

    Kur dëgjoj këtë me demek opozitë, që qajnë hallet e popullit, ndërsa vetë nisen për Lalëz kur dalin nga kuvëndi, më vjen për të vjellë. Nuk mund të parashikoni se si do e zgjidhnin këta situatën e krijuar këto 3 vite...ju kutohet përmbytja në Shkodër? Sala e justifikoi se një herë në 100 vjet ndodh, me një fjalë mbylleni gojën se unë vendos. As nuk i dëmshpërbleu, as nuk i rimbursoi, e u ngrit njeri? Aman më thoni një protestë për poshtërsitë e Salës? Jo se edhe sot e kanë frikë, se ja gjen anën, është këlysh i vjetër. Tani vetëm ulërin Tabakja, se ka siguruar vilën e Lalzit.

    Përgjigju
  • Librazhdi: 24/03/2022 16:56

    Taulant Plehu

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/03/2022 16:29

    Kur e shifni dhe kur e dëgjojë T Ballen është njejt si ta degjosh Daçiçin e Serbis , Balla është edhe më i keq për shqiptarët

    Përgjigju
    • LIU: 24/03/2022 17:23

      cfare fiton me ofendime ti kot me dit?!

  • Erjon: 24/03/2022 12:36

    Me pelqen qe deputetet e qeveris jane munduar te jene afer qytetarve dhe ti shohin gjerat nga afer ne fund te dites cmimet duhen te jen te arsyeshme dhe te pershtatshme er nivelin e jeteses.

    Përgjigju
    • Riku: 24/03/2022 13:33

      Jam i sigurt që te vjen ndot nga ajo qe shkruan... por e justifikon me nevojen per mbijetese...

  • Liljana: 24/03/2022 12:18

    Biznesi i vogel dhe familjet nuk duan qe te subvencionohen nga qeveria per energjine elektrike por duan te kene te njejtat te drejta sikurse dhe biznesi i madh...pra duan te subvencionohen me panele diellore dhe te njihet dhe perllogaritet pordhimi i energjise ne baza vjetore, per te bere akomoduar luhatjen stinore te prodhimit te kesaj energjie te paster...

    Përgjigju
    • rela: 24/03/2022 17:25

      por qeveria po mundohet te krijoje rrethana teper te mira per cdo kategori

  • Parruca: 24/03/2022 12:08

    Qekan leshuar pioneret duke bere komente pro qeverise. Bravo e fituat rrogen dhe kete muaj. Jeni bere te neveritshem! Dini gje cfare u be me ate kontrollin e rezerves ligjore 90 ditore per karburantet? Sepse ata importues qe nuk e kane, normalisht duhet te paguajne gjobe me barazvleren e karburantit te munguar. Apo ka frike zeusi juaj te preki oligarket, se e heqin nga puna ata?

    Përgjigju
    • irda b: 24/03/2022 17:26

      jam kurioze te di me fal ju paguheni ? sepse dukeqt qartazi nga menyra si drejtohesh

  • Kevin: 24/03/2022 11:58

    Taksa 0 per biznesin e vogel dhe te mesem. Masa te mara per uljen e cmimit te karbutantit dhe te probukteve te shportes.CFARE kerkoni me shume nga kjo qeveri???!

    Përgjigju
  • Xhoena: 24/03/2022 11:56

    Mendoj qe jeni ne hapa te duhura dhe paga duhet te vije gradualisht. Per momentin eshte e mjaftueshme per shkak te situates qe ndodhemi

    Përgjigju
  • Besmir: 24/03/2022 11:55

    Pd-ja nuk ka cfar ben se hoqen e bashen edhe rrin flasin kot hedhin pluhur

    Përgjigju
  • Bexhet: 24/03/2022 11:32

    Rritja e cmimeve bie rend tek qytetaret por qeveria po ben te pamunduren qe ta kalojme kete krize

    Përgjigju
  • Alban: 24/03/2022 11:30

    Kjo eshte nje situate nderkombetare , dhe ju akuzoni qeverine , sa pa baza qe jeni

    Përgjigju
  • Matilda: 24/03/2022 11:16

    Rrijn rrijn gjejn ndonje budallik tjeter kta te pd Shifni mor gjendjen si eshte Doni te kapeni me inflacionin ju tn????ah medet

    Përgjigju
  • Xheni: 24/03/2022 11:15

    ke bere pune shume te mire Edo ????????por ka dhe ndonje qe nuk e kupton situaten kerkon me shume nga qeveria se sa nga vetja.Keta jane militante te Saliut ????

    Përgjigju
  • sava: 24/03/2022 11:14

    po te jeni te informuar taksa per biznesin e vogel eshte 0.Duke qene ne nje kohe krize jo vete ne shqiperi po ne te gjithe boten fakti qe qeveria po mer masa dhe ka nen mbikqyrje nivelin e cmimeve duhet pare ne nje aspekt poztiv.

    Përgjigju
  • Arber: 24/03/2022 11:07

    Opozita keshtu e ka. Nuk marrin vesh nga asgje dhe debatojn per rritjen e cmimeve gje e cila po ndodh ne gjith boten

    Përgjigju
  • Gerjon: 24/03/2022 11:06

    Me thene te drejten mesa kam pare cdo situate te veshtire per popullin kjo qeveri e ka menaxhuar shume mire , dhe rritjen e cmimeve qe po ndodh nva lufta po mundohen ta mbajn nen kontroll , pa veshtire po besoj do ja dalim

    Përgjigju
  • Qobani: 24/03/2022 09:45

    A po mundë ta kuptoni pse njerzit jan të ndryshëm me opsione në shkalltë e Sojit për momentin jemi te shtipalka,nuk po bajka me i shti hundet gjithkun,me dasht penxionerat na ndihmojn me kshilla për renditje,vazhdojm ma tej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë