Seanca plenare/ Nderim President Nishanit, Kuvendi 1 minutë heshtje! PD, interpelancë me ministrin e Mbrojtjes: Po jepni me qira objektet ushtarake! Peleshi: Spekulim

Pronat e ushtrisë, ishin në qendër të interpelancës së kërkuar nga Ferdinand Xhaferri me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në Kuvend. Deputeti demokrat e akuzoi për shitje dhe dhënie me koncesion të 67% të sipërfaqeve të ushtrisë, ndërsa u ndal te dhënia e bazës detare në Sarandë tek investitorët strategjikë me 1 euro si dhe te shkeljet në bazat e Shëngjinit e Kuçovës.

Pretendimin e Ferdinand Xhaferrajt, ministri i cilësoi spekulim, ndërsa foli për rastet kur ka referuar kallëzime penale për shkeljet me pronat e ushtrisë.  Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të opozitës, ministri Peleshi tha se PD e ka nxjerrë godinën e SHQUP nga Plani i Përhapjes së Forcave të armatosura brenda 24 orëve.

Nga ana tjetër Kuvendi nderoi me 1 minutë heshtje ish-Presidentin Bujar Nishani i cili u nda nga jeta 2 ditë më parë në Gjermani.

Teksa në Kuvend po diskutohej raporti për Diskriminimin, ish-kryeministri Sali Berisha tha se gjithmonë e pëson Shqipëria rurale. Berisha iu drejtua ministrave të mazhorancës, duke thënë se burrat dhe gratë e tyre marrin mijëra metra katror për të ndërtuar resorte përrallore dhe nuk i kthejnë asnjë metër katror pronarëve.

Ndërsa Grida Duma tha se qeveria po i diskriminon ato duke u thënën gjatë gjithë kohës 'non grata', ndërsa vetë qeveris me non grata. Grida Duma u bëri thirrje qytetarëve që ta shpallin Ramën 'non grata'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
Spiropali i drejtohet Berishës me poezinë e të dënuarit politik: Je horr, për kolltuk del nga varri lugat

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer përgjigje Sali Berishës duke i lexuar lexuar nga foltorja e Kuvendin poezinë e Luan Myftiut “Monologu i Pendesës”.

Sipas Spiropalit, kjo poezi u shkrua prej tij më 2001, pasi vuajti dënimin në Burgun e Spaçit.

“Luan Myftiu, në moshë të vogël, komunistët i pushkatuan babain. E ëma e tij, nga tronditja, përfundoi në spital, duke lënë fëmijët të vetëm. Më vonë, atë e dënuan për propagandë. Kreu dënimin në Spaç dhe doli me ardhjen e demokracisë dhe u vendos në Tiranë. Më 2001 shkroi poezinë e tij emblematike, “Monologu i pendesës”, për sojin më të ligë të komunistit, që është anti-komunist.

Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe po na kall. Je pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk del nga varri lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat”, tha ministrja mes të tjerash.

Ora 16:00
Tension në Kuvend, Berisha nuk lëshon Foltoren! Felaj: S'më mbetet gjë tjetër veç se të thërras Gardën

 

Momente tensioni në Kuvend! Ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën në foltore pa iu dhënë, ndërkohë që zv kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i kërkonte që të lironte foltoren.

Ermonela Felaj: Zoti Berisha nuk e di përse e kërkoni fjalën pse ajo lexoi një poezi nuk ju ka përmendur kështu që nuk do ua jap fjalën.

Por Berisha ivijoi akuzat e tij dhe replikat ndaj ministres së Shtetit Elisa Spiropali e cila më herët, lexoi një poezi për t’ju përgjigjur deklaratës së Berishës në Kuvend.

Ermonela Felaj: Ju lutem teknika të mos e ndezë mikrofonin kur nuk ia kam dhënë, ju lutem zoti Berisha zini vend se e keni zaptuar foltoren pa ju dhënë fjala, ju lutem zini vend, i kërkova teknikës të fikë mikrofonin, nuk e komandoj unë që këtu.
Mikrofoni juaj është i fikur, ma konfirmon teknika ju nuk dëgjoheni kështu që ju lutem lirojeni foltoren. Tani më ngelet vetëm t’ju kërkoj shërbimeve të Gardës që zoti Berisha të lirojë foltoren, jeni pa mikrofon dhe nuk ju është dhënë fjala.

Pas kësaj, Berisha largohet nga foltorja.

Ora 14:25
‘E pushuan se ishte miku im’, Korreshi zbulon rastin në Lushnjë: Vendimi për ta rikthyer në punë erdhi pasi kishte vdekur

 

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend, foli për punësimet në administratën publike, ku sipas tij punësohen militante të PS-së. Korreshi solli shembullin e një të afërmit të tij, cili ishte pushuar nga puna vetëm për faktin se ishte mik i tij. Vendimi për ta rikthyer në punë tha Korreshi, erdhi pasi ai kishte ndërruar jetë.

“Administrata publike është kthyer në ndërmarrje ku punësohen militant të PS. Shumicën prej tyre pot a pyesësh nuk e dinë se ku punojnë. I përzënë punonjësit e specializuar. Është rasti në Lushnjë, kishte 23 vite si punonjës në bashki dhe e hoqën. Pasi ankimoi, erdhi vendimi për rikthimin në punë, por si përherë shumë vonë sepse personi kishte vdekur. I erdhi vendimi për rikthim në punë por pasi kishte vdekur. Dhe përse? Sepse kishte lidhje gjaku me mua. Mos hajdeni në parlament kur nuk e dini realitetin. Hajdeni dhe shikoni sesi po ndryshohen vendet nëpër administratë. Shqiptarët po vuajnë, administrate është për të ardhur keq”-tha Korreshi.

Ora 13:00
Berisha-ministrave: Ju diskriminoni dhunshëm! Burrat dhe gratë tuaj marrin mijëra metra katror për të ndërtuar resorte dhe nuk ia kthejnë pronarëve

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për raportin për diskriminimin duke thënë  se e pëson Shqipëria rurale. Teksa i drejtohet ministrave të mazhorancës, Berisha thotë se burrat dhe gratë e tyre marrin mijëra metra katror për të ndërtuar resorte përrallore dhe nuk i kthejnë asnjë metër katror pronarëve.

"Kur debaton për këtë temë, mendja para së gjithash të shkon tek minoritetet që jetojnë në shekuj në Shqipëri. E vërteta është që ata kanë qenë në këto 8 vite qytetarët më të diskriminuar të Europës dhe jo me ligje por me praktika diskriminuese. Shkoni pak në zonat minoritare, kontrolloni investimet nga qeveria qendrore në këto zona, zero. Është ndjekur politika e shpërfilljes totale dhe diskriminimit të tyre. Shkoni në korcë, edhe tregun jua morëm. Sot minoritetet në Shqipëri janë kryesisht fiktive për të mos thënë të paqena ndonëse jam i sigurt që për statistikë jeni të gatshëm të regjistroheni gjysma juaj si minoritar apo anëtar të pakicave, packa se jeni shkaku kryesor i kësaj dëmi të madh. A është kjo e shkëputur? Jo.

Ky regjimi i diskriminimit social si askund në Europë, këtu me ligj e vendime qeverie diskriminohen të varfrit, privohen nga shkollimi dhe arsimi. A  mund të imagjinoni ju që të ngrihet mesatarja në universitete në njëe kohë kur e gjithë Shqipëria rurale është 1 pikë 1 pikë e gjysmë nën mesataren e Tiranës. Kështu i diskriminoni për faktin se janë të varfër. Të diskriminuar janë demokratët me një të rënë të lapsit u hoqën 20 mijë familje nga qarku i Kukësit nga ndihma ekonomike se nuk votojnë për qeverinë. Edhe Enver Hoxha përpiqej të bënte shpërndarje, kurse ju duke praktikuar vjedhjen, diskriminoni Shqipërinë rurale. Ju diskriminoni dhunshëm pronarët, të përndjekurit politikë.

A e dini ju se në një kohë kur burrat dhe gratë e këtyre zotërinjve që kam mbrapa marrin dhjetëra mijëra metra katror për të ndërtuar resorte turistike përrallore, nuk është kthyer asnjë metër katror pronë pronarëve. Përkundrazi është bërë ligji pothuajse për të konfiskuar pronat e tyre dhe ato paratë që i keni shpërndarë keni vënë sistemin e sekserëve dhe i merrni tëk paktën 30%. Tokat e komuniteteteve fetare grabiten dhe plackiten nga lukunia juaj në pushtet që nuk njeh kufi në vjedhje", tha Berisha.

Ora 12:58
Duma i drejtohet Ramës: Shqiptarët duhet të të bëjnë ty non-grata!

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë fjalës së saj në Kuvend, akuzoi kryeministrin Rama se teksa i kujton opozitës se ka një non grata në radhët e saj, vetë po qeveris me non grata. Duke komentuar raportin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Duma u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të shpallin non grata kryeministrin i cili diskriminon qytetarët duke i ndarë me parti.

'Në qoftë se do tu kërkoja secilit nga ju se çfarë mbani mend nga përfaqësuesit e qeverisë dhe kryeministri, gjithçka që do të thoni është që ai i drejtohet opozitës me një nongrata, “ju keni non grata, keni non grata”. Kam shumë reflektim për këtë hipokrizinë, kapakun e pusetës, të gjitha bashkë. Ne këtu jemi trupa e vetme, ndoshta më e mira, që kemi përgjegjësinë që të monitorojmë gjërat nëse bëhen apo nuk bëhen. Por ne jemi kthyer në individë dhe në kartona që përshkruajnë gjithçka. ne jemi hipokrizia më e lartë, ne edhe në raportet institucionale kemi rekomandime. Asnjëherë në këtë sallë nuk masim produktin. Ju flisni për non grata? Ju qeverisni me non grata. Ju jeni non grata qeverisje. Ju flisni për diskriminim rracor, etnie, kur këtu kryeministri vjen dhe thotë “ju nuk do merrni asgjë, s’dini asgjë, keni këto vlera”, flet si Jeferson.

Në këtë vend atë që keni mësuar ju votuesit është “je non grata në Shqipëri”. Se po të jesh me PD-në dhe po të jesh me opozitën, gjëja e parë që do të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Me thoni kolegë të PS-së për sa keni thënë “atë të atyre hiqeni nga lista, këtë tonin futeni në listë”. Shkojmë në zonat e varfra dhe na thonë “shyqyr që erdhët ju, se ne jemi non grata në këtë vend”.

Komisioneri thotë se sipas një sondazhi të KiE-së, 60% e shqiptarëve ndjejnë gjuhë urrejtje. Këtu gjuha e urrejtjes duartrokitet. Kryeministri vjen këto e thotë “me ju mo…ju mo… ne do na votojnë”. Shqiptarët duke qenë se ndihen non grata në vendin e vet, gjëja më minimale që duhet të bëjnë është të bëjnë non grata një njeri i cili kujtdo nuk ka të drejtë ti drejtohet me ‘non grata’. E thoni shpesh këtë ‘ju keni një non grata’. Vlerat perëndimore janë të atilla që të detyrojnë që kur çështjet historike, qoftë edhe demokracisë dhe drejtësisë, ta masësh mirë atë çështjen kur diskuton për ‘non gratën’ e tjetrit kur je i gjithi në pushtet prej non gratave. Ta masësh mirë atë kur i diskutonin non gratën tjetrit i cili mund të jetë politik më shumë se sa ekonomik, kur je i gjithi i zhytur në diskriminimin total të non gratave që i ke bërë shqiptarëve.'- tha Duma.

Ora 12:03
Kuvendi mban një minutë heshtje për ish presidentin Bujar Nishani

 

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për ish presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme për shkak të një sëmundje auto imune në mëlçi.

"Kolegë deputetë, në nder dhe respekt të ish presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ish ministrit dhe ish kolegut, ju ftoj të mbajmë një minutë hesthje për largimin nga jeta në mënyrë të parakohshme", tha nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj.

Ora 12:00
PD interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes: Bazat ushtarake po i jepni për projekte turistike, Ministri: Spekulim! Nuk është mëkat të jepen me qira

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ferdindand Xhaferrajt qeveria shqiptare po jep bazat ushtarake detare dhe ajrore për projekte turistike.

Prej një kohe të gjatë në media janë publikuar artikuj ku shprehet shqetësimi  për dhënien pa kriter të territorit të bazave luftarake për projekte turistike dhe më gjerë. Në kushtet e mungesës së transparencës lidhur me gjithçka ka ndodhur në bazat ushtarake.’- tha Xhaferraj.

Në përgjigjen e tij ministri Niko Peleshi, tha se e gjithë interpelanca është spekulative dhe se nuk është dhënë asnjë pronë me qira. Peleshi, deklaroi se pas vitit 2013 janë privatizuar 50% më pak prona të Forcave të Armatosura se sa para këtij viti. 

Duke i cilësuar spekulative të gjitha deklaratat e deputetit të PD-së Ferdinand Xhaferraj, Ministri I Mbrojtjes iu përgjigj interesit për bazën ushtarake të Kuçovës: “Është shumë pozitive për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale sidomos pas  agresionit rus në Ukrainë që ka ndryshuar skenën e sigurisë. Sot që e kemi këtë bazë në rajon, jemi krenarë sepse është një arritje e kohës, e kësaj qeverie e cila ka ditur të punojë me strukturat euroatlantike me NATO-n dhe po e bëjmë realitet. Ne nuk i vendosim mbiemra politikë këtyre zhvillimeve as me një mandat qeverisjeje, por kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe me vjen keq që po spekuloni. FA trashëgojnë asete të një ushtrie të para vitit ‚90. Realiteti ka ndryshuar por nuk është kollaj të ndryshojë me pronat e ushtrisë. Sot që flasim kemi 1372 prona në emër të FA. Një pjesë e tyre janë vënë në dispozicion të zhvillimit. Sepse nuk janë në mundësitë tona për t’u përhapur në një numër të tillë pronash. Jemi në një kohë tjetër. Jemi pjesë e NATO-s. Na duhet që këtë numër të madh pronash ta vëmë më efiecencë, jo ta vëmë thjesht në vëzhgim. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të investitorëve nuk është mëkat, por detyrë që na e cakton ligji“.

Në shpjegimin e tij, Ministri i Mbrojtjes tha se para 2013 janë privatizuar prona brenda bazave të FA. “Prona e dhënë me qira në 2014 në Urën Vajgurore nuk ka qenë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura. Një kompani ka shprehur interesin për ta marrë me qira. Nuk janë prona që jep ministri apo kryeministri. Në atë tokë nuk ka ndodhi investimi. Komando e forcës ajrore ka bërë kontrollin dhe i ka kërkuar ministrisë së Ekonomisë të prishë kontratën. Ministria e Ekonomisë e çmon vetë nëse është në kushte të prishjes së kontratës. Sugjerimin e kemi bërë pasi investimi nuk ka filluar“,  sqaroi ministri Peleshi.

Ndërsa sa i përket bazës së Shëngjinit, Peleshi tha se atje ka patur abuzime me pronat.“Një pjesë e territorit të Bazës së Shëngjinit i është regjistruar privatit në 2009. 5 kallëzime ne gjykate për veprimet e ish - zyrtareve te PD, vetëm drejtësia e re reagoi. Kemi çuar në SPAK bazën e Shëngjinit, i cili ka sekuestruar ndërtimin. Ndërtimi në bazën e Shëngjinit me leje të kryetarit të bashkisë së Lezhës në kohën në PD. Dhënia me qira e Gjirit të Limionit është bërë sipas ligjit. Nëpërmjet qiradhënies, Forca Detare do të përfitojë një investim të ri, modern, pa kosto financiare. Baza në Saranda mbetet brenda Planit të Përhapjes së FA. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të opozitës, ministri Peleshi tha se PD e ka nxjerrë godinën e SHQUP nga Plani i Përhapjes së FA brenda 24 orëve.

Xhaferraj: Fole po nuk the asgjë. Gjithçka nis me ligjin për FA. Ndërkohë që NATO procedonte me vlerësimin e bazës ajrorë në Kuçovë pjesë të bazës jepen 1 euro me qira apo shiten me 8 euro metri katror. Kompania private ka zero investime dhe zero të punësuar mjerim i vërtetë, kjo është prona që është dhënë në urën Vajgurore. Ne nuk kemi shtet po kemi një çetë rilindase që i është vërsulur bazave ajrore dhe detare. Në Shëngjin është lejuar ndërtimi i një prone 4 katëshe. Kanë lejuar njohjen e pronës dhe ndërtimin e ndërtesës. Lidhur me bazën ndihmuese në Sarandë, më korrik të 2020 u dha për investim strategjik me çmim 1 euro. Dhënia me qira e bazës duke cenuar ndjeshëm kapacitete detare është bërë në shkelje të ligjit. Prej dy vitesh baza nuk i dorëzohet investitorit strategjik. Kanë kaluar dy vite dhe ushtarakët nuk pranojnë ta japin dorëzimin.

Peleshi: Tonaliteti nuk ju jep të drejtë! Janë të gjitha spekulime! Kur thash se nuk janë dhënë më qira prona, nuk thash për të shitur shokët, mos spekulo me këtë.

 

Ora 11:17
Felaj fton të gjithë deputetët të jenë prezent në Kuvend: Në orën 12:00 do të mbahet 1 minutë heshtje për ish presidentin Nishani

1653766944_184245429604919674189331895254196n1494506619413411.jpg

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj njoftoi se në orën 12:00 do të mbahet 1 minutë heshtje solemne në nder të ish presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë ditën e shtunë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. 

"Do i ftoja kolegët që në orën 12 të jenë prezentë në seancën e sallës plenare", tha Felaj.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nora: 03/06/2022 02:31

    DUMA OSE SHQ*NA. SUPER KURVA ORDINERE,,,DASHNORJA E SANTOS EDHE KUR ISHTE E MARTUAR,,,I THOTE RAMES TE BEJ GROPEN,,,,,HAPU DHE TE FUTEMI....

    Përgjigju
  • Lufi: 30/05/2022 18:53

    NUK JEPEN BAZA USHTARAKE ME QERA O Z.MINISTER, ,,AJO ESHTE PRONE SHTETERORE,,,THIRRI MENDJED...///

    Përgjigju
  • Dordolec Kasap Bule Rexhep Leka [ kepi ]: 30/05/2022 17:09

    Ore si ka mundësi që ky krimineli hajdut Salhe Bajga vazhdon e lihet nē politik. Në një koh që ky qen bastard me emrin malok Salhe bajga duhet të ishte në burg. Po në Albanistan ndodhin çudira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin