Kuvendi/ Kryeministri votohet edhe ministër i Jashtëm, opozita largohet nga salla, Rama: Vratë 8 vite më parë

TIRANE- Është zhvilluar sot në Kuvend seanca e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar. Në seancën e sotme kryeministri Edi Rama është emëruar zyrtarisht në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin e Ditmir Bushatit me 78 vota pro. Jashtë Kuvendit, kryeministri u shpreh se të gjitha paditë për shkeljet e presidentit Ilir Meta janë gati sapo të formohet Gjykata Kushtetuese. Që prej ditës së sotme ai do të mbajë njëkohësisht të dy postet zyrtare. Njëherazi me emërimin e Ramës, në Kuvend u votua me 77 vota pro dhe një abstenim edhe shkarkimi i paraardhësit të Ramës, Ditmir Bushatit. Gjatë seancës së sotme janë zëvendësuar vendet bosh të ministrave të rinj nëpër komisionet parlamentare. Në këtë seancë është vendosur që ish-ministri Ditmir Bushati të marrë kryesimin e delegacionit shqiptar në OSBE. Arben Ahmetaj ka marrë drejtimin e Komisionit të Ekonomisë, Niko Peleshi ka marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Senida Mesi, ka marrë pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Integrimit. Blerina Gjylameti është votuar si bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë u votua nga Kuvendi, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. Gjatë kësaj seance ka patur edhe debate mes opozitës dhe mazhorancës që është larguar nga salla me përfundimin e fjalës së kryetarit Lulzim Basha, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar. Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, thanë në Kuvend se ministrat e rinj nuk janë figura të PS-së por janë kukulla të kryeministrit Edi Rama. Seanca e sotme përkoi me datën 21 janar, 8 vite nga protesta ku u vranë 4 njerëz të pafajshëm në bulevard para Kryeministrisë, që nuk u la pa përmendur nga kryeministri Edi Rama. Rama tha se 21 janari është plagë e hapur dhe se do të mbyllet kur në bangën e të akuzuarve të jenë të gjithë fajtorët. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Rama: Gati paditë për Metën, sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama tha sot jashtë Kuvendit se sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, qeveria do të depozitojë një padi për presidentin Ilir Meta: "Ne kemi ngritur një numër padish për një sërë shkeljen nga ana e presidentit dhe për këtë rast (I referohet mosdekretimit të Cakajt). Duroni se do të bëj betimin pastaj do të vazhoj me të tjerat. traditën e asaj zyre dhe në kundërshtim me të gjithë paraardhësit.  Askush nuk e ka bërë këtë më parë.

Rama tha se posti i ministrit të Jashtëm ishte i detyruar për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe për të mos cënuar projektin e qeverisë.

Në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së re Kushtetuese për të drejtuar në rrugë institucionale shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit të Republikës, u detyrova të marr këtë vendim, duke besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhej cënuar dhe as se nuk duhej të zgjidhej një Ministër i Jashtëm për një periudhë relativisht të shkurtër”-tha Rama.

Ora 19:18
Kryemadhi: Dy fjalë për miken time, Belinda dhe Benin, të dua shumë...

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, në Kuvend, sugjeroi ministren Belinda Balluku, tashmë që ka marrë drejtimin e Ministrisë së Insfrastrukturës që të mos e dëgjojë shumë kryeministrin. Kryemadhi këshilloi edhe Ahmetajn kur i tha se Rama do e marrë në qafë. 

“Po i jap një sugjerim mikes sime Belinda, mos dëgjo çfarë thotë ky, se do të marrë në qafë. Mos dil të gënjesh kur thua se PPP e famshme do t’i kalojë studentëve. Hiqni koncesionet e Vilma Nushit që grabiti paratë e shqiptarëve dhe i çoi në xhepat e oligarkëve. Beni të dua shumë, por do të të marrë në qaftë (Rama) siç të mori, të shiti siç bëri me Dakon se i shiti grupin e Avdylajve”,- tha Kryemadhi.

Ora 19:17
Seanca plenare, pas votimit në Kuvend, socialistët largohen të qeshur

Pas përfundimit të votimit në Kuvend, deputetët e Partisë Socialiste kanë dalë të buzëqeshur nga kjo seancë plenare. Kështu, sot, ish-ministri Arben Ahmetaj, Pjerin Ndreu, e Bashkim Fino shihen të qeshur teksa po dalin nga Kuvendi. Aparatit të LSA, nuk i kanë shpëtuar as ministrat e rinj, si Elisa Spiropali, e Anila Denaj.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë

Ora 19:04
Batuta e Ramës me Kryemadhin: Hedh fall për mua, sesa vite jetë më kanë mbetur, sa të jem unë nuk vijnë më këtu

Në fjalën e tij në Parlament, kryeministri Edi Rama e ka quajtur sërish Monika Kryemadhin "Doktoreshë Shkencash". Kësaj here, Rama shkoi më tej kur tha se Kryemadhi hedh 'fall' për jetëgjatësinë e tij. Dhe këtu sfidoi opozitën, se përsa kohë që të jetë PS, nuk do të mund të vijnë dot kurrë në pushtet. “Doktoresha e Shkencave hedh fall për mua, sesa vite jetë më kanë mbetur. Unë nuk e di se sa muaj, apo sa vite jetë kam akoma. Por një gjë është e sigurtë, këta nuk vijnë më këtu apo atje me Edi Ramën kryeministër dhe me Partinë Socialiste.”, tha Rama.

Ora 18:57
Votimi në Kuvend/ Ja në cilët Komisione kaluan Gjiknuri, Kumbaro, Nikolla e Bushati

Kuvendi ka votuar sot propozimet e grupit parlamentar të PS-së për anëtarët e rinj të Komisioneve. Kështu, ish-ministri Damian Gjiknuri është anëtar i Komisionit të Ligjeve, Mirela Kumbaro është votuar anëtare e Komisionit të Integrimit, Lindita Nikolla, anëtare e Komisionit të Medias dhe Arsimit, dhe Ditmir Bushati, anëtar i Komisionit të Jashtëm. Po ashtu, Kuvendi votoi pro ndryshimeve në Komisione, dhe Vullnet Sinaj ka kaluar tek Komisioni i Ekonomisë ndërsa Alket Hyseni tek Komisioni i Jashtëm.

Ora 18:26
Shkarkohet me 77 vota pro dhe një abstenim Ditmir Bushati, Rama votohet ministër i ri i Jashtëm

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar me 77vota pro dhe 1 abstenim, votë e cila i përkiste deputetit Spartak Braho. Ndërkohë që pro shkarkimit të tij ka votuar edhe vetë Bushati. Kryeministri Rama është emëruar ministri i ri i Jashtëm me 78 vota pro.

Ora 18:18
Kush është mister Th-ja? Rama: Erdhi në Gjykatë dhe thoshte nuk kam prova, Berisha ka hall të madh, fuste kokën në supe

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek shpifjet. Rama tha se opozita ka shumë çështje të hapura në Gjykatë. Rama tha se “mister Th-ja” i opozitës, shkoi në Gjykatë përballë tij dhe tha nuk kam prova. Rama nuk e përmendi me emër por la të kuptohej se bëhej fjalë për deputetin e PD, Edi Paloka, me të cilin Rama ka qenë në gjyq.

Rama: Mister Th-ja kur erdhi në Gjykatë, thoshte nuk kam prova. Ky është mister Th-ja. Këto bënte në Gjykatë Mister Th-ja. Apo ai tjetri, që thoshte se provat i kemi parë në gazeta dhe kur dënohen për shpifje thonë se na dënoi gjykata e kapur nga frika e Vettingut.  Berisha ka një hall të madh sot, ishte me kokën e futur brenda supeve. Nuk fliste sot. Por me këta të dy nja 40 procese i kam unë. Po jo si Taulanti që merr 500 mijë lekë të vjetra, por gjyqe civile. Xhemal gjithë fshatrat e katundet do ti bëjmë me kompjuter nga lekët e të madhit këtu dhe birit këtu.  

Ora 18:12
Basha i 'shqetësuar' për PS-në, Rama: Na qajnë hallin ne, këta e kanë bërë partinë kashtë e ko*e

'Shqetësimit' të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, lidhur me figurat e reja të emëruar në kabinetin qeverisës, kryeministri Edi Rama e ka ironizuar gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. 

"Dihet shumë mire kush ia bën listen e kryesisë së PD-së. Tamam si atëherë kur ia qante hallin Shqipëria-SHBA-ve. E kanë bërë partinë kashtë e koqe dhe vjen e na qan hallin ne. Beteja jonë nuk është me këta. Sa më shumë përplasemi me këta dukemi si këta. Ne s'jemi më të mirët por më të mire se ne nuk ka. Do të marrim atë që na takon, jo për vete por për vendin. Ne e duam fuqinë nga njerëzit për bashkinë dhe qytetet tona. Qeveria jonë nuk ka problem asgjë. Pastaj këta le të merren me Instagramin tim, sepse janë të vetmet momente kur mund të duken si njerëz,"- e mbylli Rama. 

Ora 18:08
Seanca në Kuvend/ Rama: Sot është 21 janari, 8 vite më parë kjo opozitë vrau! Gjyqtarët janë rrugëve, e nesër mund të jenë pas hekurave

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend edhe për 21 janarin. Rama tha se 21 janari është një plagë e hapur, dhe se 8 vite më pare, kjo opozitë që ngrihet dhe lëshon akuza, vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Rama paralajmëroi se drejtësia e re, do të sjellë në bangën e të akuzuarve të gjithë fajtorët.

Sot është 21 janari, këta vranë 8 vite më pare. Këta vijnë këtu dhe janë ende të karikuar nga ideja se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do të vazhdojnë të pengojnë edhe të përmbysin reformën në Drejtësi që është pa kthim. 21 janari plagë e hapur dhe e pagjykuar. Ata që duhet të përgjigjeshin janë të pandëshkuar, por sot është ndryshe Shqipëria nga çfarë ishte vjet. Gjykatësit e 21 janarit janë rrugëve, e nesër mund të jenë prapa hekurave. Drejtësia e re është që ata që janë të padenjë, nesër të jenë të akuzuarit e drejtësisë.

Edi Rama, kryeministër

Ora 18:04
Seanca plenare/ Rama: Ta qaj hallin Sali me atë SMS që ke marrë. Berisha: Largimi yt nga pushteti, mesazhi absolut

Sapo kryetari i PD, Lulzim Basha ka përfunduar fjalën, opozita është larguar nga seanca. Në foltore është ngritur kryeministri Edi Rama, që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha me fjalët: Sali ta qaj hallin me atë mesazhin që ke marrë. Më tej, Rama ka folur për shprehjen e përdorur nga Basha në Kuvend, që ka thënë: Mos pëllit ti aty… ti mos pëllit.

Rama: Shprehja e neveritshme e kryetarit të PD në foltore që iu drejtua zonjave në podiumin e qeverisë duke thënë me fjalë të pamenduara. Nuk kanë të paktën për disa kohë asnjë mundësi të hedhin baltë zero. Jemi krenarë për këtë që jemi, jemi hapur dhe kemi dhënë mundësi për të gjithë që të kenë një fuqi ndryshimi.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruan në rrjetet sociale se i vetmi mesazh që ka marrë sot, është largimi me çdo kusht i Ramës nga pushteti.

Reagimi i plotë i Berishës:

Mesazhi i vetem – Largimi me cdo kusht i Zograf Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te denuar te degjoni nje veshegjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”. Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis. Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! sb

Ora 17:59
Ministrat e rinj/ Rama: Po ty kush të njihte? Basha: Mos pëllit, do të të dhëmbi edhe ty më shumë…

Gjatë gjithë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përdorur togfjalëshin "mos pëllit". Pas pyetjeve "rrufe" të Bashës lidhur me ministrat e rinj, i ulur pas tij kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur duke shkaktuar acarim tek kryedemokrati, i cili më pas nuk ka kontrolluar fjalorin.

DEBATI BASHA-RAMA:

Basha: Mos pëllit, sepse në qoftë se kanë filluar të të dhëmbë tani, më vonë do të të dhëmbë dhe më shumë.

Rama: Po ty kush të njihte kur të morën?

Basha: Mos pëllit. A i njihni kush janë këta njerëz? 

Ora 17:50
Pas fjalës së Bashës, opozita largohet nga Kuvendi

Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar burimet e Report Tv, pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha opozita është larguar nga Kuvendi. Menjëherë pas largimit të tyre, fjalën e mori kryeministri Edi Rama

Ora 17:48
Seanca plenare/ Basha: Nuk ka lekë për Thumanë-Kashar, 21 mln euro i ka Klodi i Benit, ja çna tha delegacioni holandez (Replika me Ahmetajn)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi ministrat e rinj të qeverisë Rama 2, se janë anonimë dhe kukulla të qeverisë. Basha tha se kryeministri u kthye në një Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër. Basha tha se ish-ministri Arben Ahmetaj, ka 21 milionë euro të regjistruara në Holandë, para që PD, sipas Bashës është informuar përmes delegacionit holandez në takimin e fundit.

Lulzim Basha: Ja ky është fundi i rrugës, regjim autokrat i zhytur në krim. Cilët janë emrat e ministrave të rinj? Zero, bëri sikur imitoi Ismail Qemalin, po doli si Enver Hoxha. Nivelin e kabinetit të Surrelit e ka të nivelit të Lenka Çukos. Bilancin e paguan populli, qytetarët dhe pensionistët. Vendi është në emergjencë kombëtare, do ti poshtërojë shqiptarët. Nuk ka lekë për tarifat, dhe del një nga figurinat dhe thotë se do tja marrë lekët koncesionit Thumanë-Kashar. Duhen çuar para ndjekjes penale ata që e bënë dhe ata të bandës së Lushnjës. Shqiptarët duhet të dine se në buxhetin e 2019, nuk ka asnjë lekë për Thumanë-Kashar. 21 mln  euro i ka Klodi i Benit, por nuk i prek se fillon tangoja… I ke regjistruar në Holandë. Na i tregoi delegacioni zyrtar, këtu i kishim.

Ahmetaj: Sështë e vërtetë.

Basha: Gjë tjetër ti deklarosh dhe gjë tjetër ti bësh ashtu, por dal të merremi njëherë me këtë anonimen që të ka zëvendësuar. Qeshni qeshni…

Ora 17:39
Kryemadhi: Rama ka dalë tek përgjimet e Shijakut, do jeni viktimat e radhës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në Kuvend ka thënë se kryeministri Edi Rama ka dale në përgjimet e grupit të Shijakut. Kryemadhi tha se opozita duhet të ketë vendin që i takon në parlament, dhe se për këtë kolegët socialistë duhet të ndërhyjnë në respektimin e rregullores.

Sot ne hapim zyrtarisht sesionin, por në memorien e shqiptarëve ka mbetur seanca plenare e kaluar kur opozitës iu hoq fjala. Do të kisha dëshirë që të flisja për axhendën e parlamentit. Hapja e negociatave është e rëndësishme, por jam e bindur që se kupton se çfarë janë negociatat. Rama do të mbajë peng shqiptarët, ka dalë tek telefonatat e grupit të Shijakut. Do tju rëndojë në ndërgjegjien tuaj për 7 breza. Sinqerisht më vjen keq, vitet më të bukura. Ndoshta vërtet opozita se ka fuqinë për 74 vota, por pa opozitë në parlament do të jeni viktimat e radhës. Si vjen keq për veten, e jo më për ju.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Ora 17:37
'Janë kukullat e Ramës', Basha pyetësor për ministrat e rinj: Kush janë dhe nga vijnë?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, iu drejtua socialistëve duke i pyetur se kush ishin dhe nga vinin ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama.

"U asgjësuan zgjedhjet. E drejta elementare e qytetarëve në demokraci për ata që do t’i mbrojnë në këtë sallë. U asgjesua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson intersin publik. Ky Kuvend përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm: hajdutërinë. Tani erdhi radha e asgjësimit të PD. Sot ministrat në pushtet nuk janë as përfaqësues të popullit apo të PS-së. Janë kukullat e Ramës, a ia mbani mend emrat? A i njihni kush janë? Çfarë kanë bërë për këtë vend? Nga vijnë? Nga i mori? Nga i nxorri?,"- tha Basha.

Ora 17:27
Seanca plenare/ Kryemadhi merr fjalën, Rama dhe Braçe largohen, salla e pret me të qeshura

Me nisjen e seances plenare, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ngritur për të marrë fjalën. Në këtë moment, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe janë larguar të dy nga salla. I pari që u largua nga seanca ishte Braçe, e pas tij Rama. Sakaq, salla e priti veprimin e tyre me të qeshur.

Ora 17:24
FOTOLAJM/ Seanca e parë plenare për 8 ministrat e rinj, Spiropali e buzëqeshur krah Xhaçkës

Në seancën e parë të Kuvendit për herë të parë në vendin e kabinetit qeverisës janë ulur të ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama. Zv.kryeministri Erjon Braçe ishte ulur krah kryeministrit, ndërsa ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ishte krah ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Kryeministri Rama, zëvendëskryeministri Braçe dhe Ministrja Spiropali

Ministrja për Marëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali krah Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ora 17:15
Emërimi i Ramës në MEPJ, Mediu-deputetëve: Frika e mandatit iu bën të votoni kundër interesit të vendit

I pari që e mori fjalën në këtë sesion plenar ishte kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu. Ai u shpreh kundër emërimit të kryeministrit Edi Rama në krye të ministries së Jashtme, duke u shprehur se një lëvizje e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Kushtetuta nuk ka më vlerë pasi është pushtuar nga kryeministri Edi Rama. Ai është bërë njësoj si Enver Hoxha në kohën e tij. Ju po i thoni kryeministrit bëj çfarë të duash. Frika e mandatit po iu bën që të votoni kundër interesit të vendit. Vendi po shkon drejt çoromisjes pa fund,”-tha Mediu.

Ora 17:12
Nis seanca plenare, opozita në sallë, Ruçi: Zgjedhjet e qershorit të lira e të ndershme

Me nisjen e seances plenare për sesionin e ri parlamentar, opozita ështëe në sallë ashtu siç u paralajmërua edhe më herët. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e vuri theksin në fjalën hapëse tek miratimi i Reformës dhe Kodit të ri Zgjedhor.  

Të mbledhim mendjen dhe të miratojmë kodin e ri zgjedhor. Të mos pengohet finishi drejt Europës. Të mos lemë asnjë boshllëk. Zgjedhjet e qershorit duhet të jenë të lira e të ndershme.

Të ngrihen institucionet e reja të Vettingut. Ky sesion do përfundojë me miratimin e akteve të paketës  së reformës si,  Ligji për Magjistraturën, Ligji për Policinë Gjyqësore, Ligji për Shërbimin Përmbarimor Privat, Projektvendimi Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit etj.

Nuk kemi zgjdhje tjetër, përveçse t'u dedikohemi detyrimeve për të rindërtuar sistemin dhe për t''iu përgjigjur aspiratave të shqiptarëve për një drejtësi që bën drejtësi.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

Ora 16:58
Mbledhja e grupit të PS, Bushati në krye të delegacionit në OSBE, Mesi nënkryetare te Integrimi

Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, edhe socialistët kanë nxjerrë vendime nga mbledhja e grupit. Report Tv ka mësuar se PS ka vendosur ish-kryeministren Senida Mesi si nënkryetare të Komisionit të Integrimit në vend të Bledi Çuçit, që u emërua si Ministër Bujqësie. Gjithashtu mësohet se ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është vendosur si kryesues i delegacionit shqiptar në OSBE.

Ora 16:55
Dalin detaje nga mbledhja e grupit/ PD do shkojë në seancën plenare, por nuk do votojë

Report Tv ka mësuar se deputetët e opozitës do të shkojnë ditën e sotme në seancën plenare. Burime bëjnë me dije se kryetari i PD, Lulzim Basha do të japë qëndrimin e PD në seancë dhe më pas grupi do të largohet nga salla duke mos marrë pjesë në votim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jashtkufijve: 22/01/2019 10:19

    Suksese. Kij pak parasysh edhe çeshtjen e njohjes se patentave Shqiptare ne Gjrrmani e Spanje , si edhe çeshtjen e votimit per emigrantet.

    Përgjigju
    • Tom: 22/01/2019 16:15

      @Jashtkufijve Suksese? More c'fare suksesi shikoni ju? Ti je jashte shtetit dhe kerkon qe te njihen targat dhe kete deshire qe paske ti do ta plotesoje Edver Rama? Qesharake , "stupid" njerez qe jeni more...servila. Hahhahah

  • Dridhe Like: 21/01/2019 12:20

    Zbythjet e Likes behen gjithmone te premteve,si tinzar qe eshte i len per fundjave duke qene e shtune e djela pushim,te njeh me mire nga c'pandeh ti populli,je nje hipokrit tinzar Like Floriri,e ky eshte fundi me turp nga politika.

    Përgjigju
    • Mali: 21/01/2019 19:27

      Po or kryeminister po, kujton se njerzit jane te leshte. 21 janari u be per shkak te Ilir Metes, vrave 4 dhe u bere keyeminister ne aleance me Ilir Meten. Harron qe Ilir Meten e bere President njeriun qe e urreje aq shume. Vertet kur flet keshtu them mbase ky popull zgjohet. Te zente gjaku i viktimave te 21 Janatit!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën