Ruajtja e ritmit të integrimit në Bashkimin Europian është moment vendimtar në rrugën e anëtarësimit e Shqipërisë. Është kjo porosia që komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, dha për vendin tonë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi. Ajo u ndal edhe te hapat vendimtarë që duhet të ndërmarrin edhe vendet e tjera të rajonit për të t’u anëtarësuar në union.
"Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit të procesit të anëtarësimit. Për Serbinë, moment vendimtar janë zgjedhjet të dielën e ardhshme. Për Shqipërinë, moment vendimtar është ruajtja e ritmit në rrugën drejt Europës. Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit" tha Marta Kos, Komisionere e BE për Zgjerimin
Në fjalën e tij hapëse në samit, kancelari Friedrich Merz përsëriti mbështetjen e fortë të Gjermanisë për përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, por nënvizoi se qeveritë në rajon duhet të demonstrojnë vullnet politik dhe të zbatojnë reformat e kërkuara.
‘’Të sjellurit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në tavolinë, për të arritur reformat dhe progresin nga brenda dhe për të pasur bashkëpunim dhe pajtim rajonal. Në fund të fundit ju do të keni sukses në rrugën drejt Bashkimit Evropian vetëm nëse ju punoni së bashku. Tani jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e integrimit dhe po kujdesemi që të jetë sa më i shpejtë i mundshëm. Por sigurisht që ai është i bazuar në meritë. Ne kemi vullnetin por sigurisht reformat duhet të vijnë sërish nga ju" tha Merz.
Merz e pati një koment edhe për protestat e dhunshme të cilat kanë shpërthyer në disa vende të Europës përfshirë edhe Shqipërinë. Ai bën thirrje që qeveritë të mos i hedhin benzinë zjarrit, por të ecin përpara mbi bazën e vlerave Europiane.
‘Ne gjithashtu kemi parë protestat në rajon por edhe në vendet tona dhe këto protesta na japin një mesazh të qartë: DUHET të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të jemi të sigurt që qytetarët tanë përfitojnë nga kjo. Më lejoni që të jem i qartë në lidhje me protestat: dhuna nuk duhet kurrë të një opsion nga asnjëra palë. Nëse duam të krijojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tonë, nuk mund t’i hedhim benzinë asaj flake, por t’i përmbahemi bazës europiane’’ tha ai.
Në Budva të Malit të Zi, i cili është pararojë i procesit të integrimit u mbajt Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit. Iniciativa, e nisur nga Gjermania në vitin 2014, bashkon gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë - së bashku me partnerët e BE-së për të forcuar bashkëpunimin rajonal, lidhjet ekonomike dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pjesë e takimit ishte kryeministri Edi Rama si dhe ai I Kosovës, Albin Kurti.

Ruajtja e ritmit të integrimit në Bashkimin Europian është momenti vendimtar për Shqipërinë. Kështu deklaroi komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ku foli për hapat që duhet të ndërmarrin vendet e rajonit.
"Mali i Zi është vendi që kam vizituar më shpesh gjatë këtij viti, çka është normale për sa kohë që Mali i Zi është në pararojë të procesit të zgjerimit. Jam gjithmonë e lumtur të rikthehem dhe të shoh se si një shtet që është i vendosur për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian po përparon. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit të procesit të anëtarësimit. Për Serbinë, moment vendimtar janë zgjedhjet të dielën e ardhshme. Për Shqipërinë, moment vendimtar është ruajtja e ritmit në rrugën drejt Europës. Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Është një gjë e mirë që liderë nga rajoni dhe ndërkombëtarë janë mbledhur në kuadër të Procesit të Berlinit në këtë vend të bukur të Malit të Zi" tha Kos
Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili nis me seancë plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”
Në mbërritjen e tij në samit së bashku me liderët e tjerë pjesëmarrës, Kryeministri Rama u shpreh:
“Në fakt i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë që ndjehem mirë që jemi këtu sërish për ‘’Procesin e Berlinit’’. Një ritual i përvitshëm këtë vit po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje. Nuk e di me pyetje, ka pyetje? Mirë. Faleminderit shumë.”
Kancelari gjerman Friedrich Merz, nga Budva, u bëri thirrje gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të vijojnë reformat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai u ndal edhe te protestat në rajon, duke theksuar se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion, nga asnjëra palë.
Deklarata e plotë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në Budva:
“Ndryshimi duhet të vijë nga brenda vendeve tuaja dhe kjo është një prej ideve themeluese të Procesit të Berlinit që nga krijimi i tij: të sjellë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në një tryezë, për të arritur reformat dhe përparimin nga brenda, si dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe pajtimin rajonal.
Në fund të fundit, ju do të keni sukses në rrugën drejt Bashkimit Europian vetëm nëse punoni së bashku.
Gjatë 12 viteve të fundit kemi bërë përparim në fusha si lëvizja e lirë, agjenda e gjelbër, turizmi, investimet, shërbimet e të tjera. Kjo mund të duket teknike, por nuk është, sepse përcakton nëse një dentist i ri nga Shkupi mund të punojë në Tiranë apo nëse një kompani në Novi Sad mund të hapë një degë të saj në Sarajevë.
Një treg me 8 milionë banorë është sigurisht shumë më interesant për investitorët sesa gjashtë tregje të ndara.
Tani jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e integrimit dhe po kujdesemi që ai të jetë sa më i shpejtë të jetë e mundur. Por, sigurisht, ky proces bazohet në meritë. Ne kemi vullnetin, por reformat duhet të vijnë sërish nga ju.
Ne kemi parë gjithashtu protestat në rajon, por edhe në vendet tona. Këto protesta na japin një mesazh të qartë: Duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij.
Më lejoni të jem i qartë në lidhje me protestat: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion nga asnjëra palë.”









Komente
Komento