'Open Balkan'/ Në Beograd mbahet 'Panairi i Verës', për herë të parë 22 firma nga Shqipëria ekspozojnë produktet në Serbi! Rama: Nismë për njerëzit, shumë kohë humbëm (VIDEO)

Kryeministiri Edi Rama ndodhet në Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar "Vizioni i Verës" që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. 250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria. Drejtuesit e vendeve të nismës 'Open Balkan' premtuan se panairi do të jetë i përvitshëm. 

Gjatë hapjes së Panairit, dukej se Rama ishte ulur pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Panairi që zgjat nga data 1-4 shtator do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik.

Teksa ka marrë fjalën, në ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të  panairit, Rama e nisi me batuta, duke thënë se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, pasi nuk e njeh gjuhën e çuditshme serbe. Ai tha se ky panair është një nismë për njerëzit, ndërkohë që shumë kohë ka qenë e humbur deri tani. 

"Përpara se të vija këtu, po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi im edhe vendosa që të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e bronzit. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo, por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri- tjetri se kush ka qenë i pari, kush është me i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojë këtë vend, ndërkohë që një gjë e kemi mësuar të gjithë, që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër", tha Rama. 

Kryeministri u shpreh se Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm. Para tij foli i zoti i shtëpisë, Vuçiç, i cili tha se Ballkani i Hapur ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rajon.

“Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Hapa të mëdhenj patjetër që do të vijnë më pas, kur lexoni në broshura kuptoni që ky event është organizuar nga qeveria jonë”, u shpreh Presidenti i Serbisë. 

Panairi Ndërkombëtar i Verës do të qëndrojë i hapur për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre  edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga  Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
22 kompani vere shqiptare në Beograd, Rama sjell vlerësimet e përfaqësuesve: Panaire të tilla na duhen, ne jemi shumë lart (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video përmbledhëse nga panairi i verërave që u mbajt në Beograd.

Në këtë video, Rama shfaqet duke u takuar me përfaqësues të kompanive shqiptare që u prezantuan në Serbi.

Këta të fundit kanë treguar opinionet e tyre për këtë panair, ku njëzëri kanë qenë të mendimit se një panair i tillë është shumë i nevojshëm për të kuptuar tregun ballkanik, aty ku dhe synojnë tregtarët.

“Pjesëmarrja ka qenë e madhe, mundësia për partneritet ka nisur që ne ditët e para, jemi në rrugë të mbarë të Open Ballkan”,

Ne jemi shumë me lart, edhe pse të tjetër nuk duan ta pranojnë”.

 “Kemi zonë të mrekullueshme, jemi një nga perlat ballkanik, ne kemi gjëra të shijshme, që vlerësohen, jemi munduar që të bëjmë maksimumin, do ecim akoma më mirë sa të  gjithë do na kenë zili”.

“Panairi të ndihmon për mënyrën se si do të ndihmon që të përballesh me një treg më të gjerë, se si do të sillet klienti, është e nevojshme dhe në këto momente, jemi në Ballkan dhe me fqinjët do shesim, mendojmë që është goxha arritje”.

“Bota po e kthen kokën nga ne, po e bëjmë punën me dashuri dhe kemi një produkt shumë unik për t’iu ofruar atyre që duan verën”, tregojnë përfaqësues të ndryshëm të kompanive të verërave.

Ora 15:42
Vuçiç i bleu një arkë me verë, biznesmeni shqiptar për Report Tv: Shpërblim i mundit! Sot produktet shqiptare kanë një treg më të madh

Ervis Mançe, një prej përfaqësuesve të kompanisë së verës shqiptare e cila u ble nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka tregues për mikrofonin e Report Tv emocionet. Ai tha se ishte një vlerësim për punën e bërë, duke vënë theksin se ngjarje të tilla si panairi që po zhvillohet si një nismë e Ballkanit të Hapur, është një vendim i dyhur pasi u jep mundësi bizneseve që të kenë një treg më të madh.

“Kënaqësia është e madhe dhe kompeson dhe pjesën e lodhjes dhe mundimeve, se të bësh verë në Shqipëri nuk është shumë e lehtë, ishte diçka emocionuese, por evente të tilla që bashkojnë Ballkanin, ato njerëz që punojnë tokën dhe tregun dhe nuk shkelin atë pjesën, që pjesa më demble e e biznesin nuk e ka qejf se ka të ardhur atë ulëta, ishte një kënaqësi e madhe, se përveç pjesës morale që të kthen mbrapssh mundimit, ishte dhe një hapje dyersh, se tashmë jemi një treg më i madh me Maqedonisë, Serbinë e Malin e Zi”, tha Mançe.

Ora 15:24
Panairi në Beograd, Vuçiç refuzon ta marrë dhuratë, blen një arkë me verë shqiptare: Ka shije të çuditshme, mezi pres të vij në Shqipëri të provoj më shumë

 

Në Beogradi u zhvillua panairi i Verës për Ballkanin e Hapur. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zgjodhi që në kuadër të kësaj ceremonie por edhe si dashamirës i verës(siç theksoi edhe në deklaratën e tij), të blejë një arkë me verë shqiptare. Ai refuzoi ta merrte si dhuratë nga vendi ynë dhe preferoi ta blinte, teksa ka dhwnw edhe vlerwsimet e tij. 

"Kjo është diçka që doja të provoja, diçka shqiptare, e pëlqej shumë, është shije e çuditshme dhe duhet të vij në Shqipëri të provojë më shumë", tha Vuçiç.

Ora 14:26
VIDEOLAJM/ Cila verë ishte më e mirë? Rama: Po s’jemi këtu për të folur për të! Çdo gjë ka të mirën e bukurinë e vet

 

Nga Beogradi, panairi 4-ditor i cili nisi me një gotë verë, Kryeministri Rama në një prononcim për media u pyet se cila verë ishte më e mirë. Rama zgjodhi të ishte sa më diplomatik duke mos bërë një ndarje dhe duke theksuar se çdo gjë ka të mirën dhe bukurinë e vet.

'Sa më shumë ngjyra sa më shumë mundësi zgjedhje aq më e plotë është jeta. Nuk jemi këtu për të folur për verën. Çdo gjë ka të mirën e bukurinë e vet.'- tha Rama

Ora 13:53
Kovaçevski në ‘Panairin e Verës’: Mundësi e shkëlqyer kontakti dhe bashkëpunimi për bizneset

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e konsideroi panairin e verës në Beograd si një mundësi të shkëlqyer për bizneset.

“Sot kemi mundësi të barabarta për të paraqitur në këtë panair produktet dhe mundësi e madhe për kontakte biznesi në nivel ndërkombëtar. Marrëveshje të reja, duke investuar dhe u zgjeruar. Shpresoj që ky panair të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë gjithmonë e më shumë mundësi bashkëpunimi. Maqedonia e Veriut është eksportuesi i dytë më i madh i verës në rajon dhe e 29 në botë.  Ne po rrisim eksportin e verës me shishe”, tha ai.

Ora 13:50
Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit siç kemi bërë në shumë vite e shekuj

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Beogradi me rastin e Panarit të verës në Open Balkan. Sipas Ramës Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm.

‘(..)Fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar vendin e parë në Ballkan që në epokën e bronx. Se di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për të dalë i pari ose kush është më i vjetri. Një gjë e kemi mësuar të giithë që askush prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë sëbashku në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të gëzueshme, jetueshme e më paqësore? Apo duke hedhur tjegulla me gurë e duke i vënë flakën e njëri-tjetrit siç kemi bërë. Besoj se këtu në këtë panair, pa e ekzagjeruar me nivelin e lartë evropain është e qartë që më mirë kështu sëbashku duke u afruar me njerëzit duke parë sesa shumë gjëra të përbashkëta kemi si njerëz. Sesa  ashtu siç kemi qëndruar më parë duke i kthyer shpinën pa e njohur nj tj me shumë zënka në mes. Sot duke vizituar panairin janë edhe prodhues nga shumë vende të tjera. Besoj se u kemi dhënë mundësi që jo vetë të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin po u kemi dhënë mundësi krijuesve dhe tregtarëve të verës të shikojnë kaq shumë udhëtime në një kohë të madhe për t’u shikuar. Këtë panair synojmë që çdo vit duke e spostuar nga njëri vend në tjetrin. Dhe ndërkohë, sot ne kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona i cili është nga afro 60 milionë në afro 100 milionë. 36 mijë euro më shumë se një vit më parë. Këto janë vetëm hapat e parë të vazhdueshëm. Ashtu sikundër ekspertet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, afro 30% edhe në RMV. Të gjitha këto dhe të tjerat na mjaftojnë ta çojmë përpara këtë nismë. Nismë jo e jona, por që u takon njerëzve, të gjitha atyre që ofrojnë, eksportojnë, zhvillojnë industrinë, vizitojnë vendet tona, vajzat dhe djemve të reja te të rinjve të vendeve tona. Shpresoj që kjo t’iu pëlqejë ndryshe nga rrugët e mbyllura të së shkuarës. Ballkani Hapur është më shumë ekonomi, apo ekonomi, është projekti paqeje dhe është një projekt bashkëjetesë. Kjo lagje e vogël e evropës të bëhet më shumë vendi i të ardhmes për rininë tonë.- tha Rama

Ora 13:48
Mesazhi i Vuçiç: Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira! Ne do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët

 

Në fjalën e tij nga Panairi i Verës në Beograd, Aleksandër Vuçiç dha një mesazh për Ballkanin e Hapur duke thënë se sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët. Deri tani, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e nismës së ‘Open Balkan’.

“Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë.  Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-0tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë uroj ta shijoni këtë nismë”, tha Vuçiç.

Ora 13:36
Vuçiç: Nuk ka asnjë person pa buzëqeshje në fytyrë! Jam krenar për këtë Panair Vere! Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën hapëse në Panarin e Verës në Beograd duke shprehur falenderim për liderët e Ballkanit të Hapur që punuan së bashku për të sjell 250 ekspozues nga rajoni dhe bota.

“Është një ditë e shkëlqyer dhe e vecantë për ne sot. Më duket se nuk ka asnjë person të vetëm që është i pranishëm këtu që nuk ka buzëqeshje në fytyrë. E kemi arritur këtë së bashku. Duke qenë se e njoh paksa Dirtanin, Edin, Dimitarin dhe Anën, jam një verëdashës më i madh se ata dhe kam vizituar shumë Panaire verërash në botë. Sot kemi dicka për të qenë krenar.

Mund të jemi më mirë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe jam kaq krenar që ia dolëm ehde pse shtatori është muaj i vështirë për prodhuesit e verës. Të kesh të gjithë këta prodhues verërash këtu, të kesh përfaqësyues nga më shumë se 40 vende nuk është dicka e vogël për rajonin tonë. Dua t’ju përgëzoj të gjithëve. Ftoj qytetarët e Beogradit që të vijnë sot pasdite dhe ditët në vijim deri të dielën që të degustojnë verërat nga rajoni dhe bota.

Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Me zemër sot ftojmë të gjithë miqtë këtu, mirë se erdhët miq të dashur. Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur. Mund të shihni sot s ai rëndësishëm është Ballkani i Hpaur si nismë. Kjo është arsyeja përse duan ta gjejnë veten këtu. Shpresoj që prodhues nga vende të tjera të bashkohen në Panaieret e ardhshme.

I nderuar Edi, Dimiter, Dritan, ju falenderoj që jeni këtu dhe jam falenderues që jeni këtu. Nesër do kemi dhe Hungarinë e Turqinë dhe kjo tregon edhe interesin e vendeve të tjera. Kultura e verës i skell njerëzit bashkë. Dua të them që është bërë shumë punë, shumë energji që kanë punuar ditë e natë me gjithë forcën e tyre për organizimin e këtij eventi. Nuk ka rëndësi sa luksoz është një panair”, tha Vuçiç.

Ora 13:32
VIDEOLAJM/ ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, momenti kur në Beograd luhen tingujt e këngës së mrekullueshme shqiptare

Në Panairin e Verës, një aktivitet në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, morën pjesë sot edhe 4 kryeministrat e 4 vendeve të rajonit, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë video dëgjoni se si gjatë panairit janë vendosur në sfond tingujt e një prej këngëve patriotike më të bukura shqiptare ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’.

Ora 13:14
Momenti kur kryeministri Edi Rama përshëndet median shqiptare në Serbi

 

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur median shqiptare në Serbi, Beograd ku ndodhet për hapjen e panairit të verës. I shoqëruar nga liderët e Ballkanit, Rama u ndal që të përshëndeste gazetarët. 

Ora 12:09
‘Open Balkan’, Kryeministri Rama mbërrin në Beograd! Pritet nga Brnabiç (IVDEO)

 

Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në Beograd në kuadër të Open Balkan. Ai është pritur nga kryeministrja e vendit Ana Brnabiç.  

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 02/09/2022 12:41

    Vetem keshtu do te ecim para

    Përgjigju
  • Leo: 02/09/2022 12:40

    Me behet shum wefi per kete bashkpunim

    Përgjigju
  • Miladin Popovici: 02/09/2022 09:16

    Gjithmone Ballkanin e kane quajtur Fuci Baruti tani ka ardhur koha qe ti hiqet ky epitet dhe te quhet Kopshti i paqes dhe i vellazerimit

    Përgjigju
  • PAVLLO NGA KORCA: 02/09/2022 02:04

    BRAVO RAMA,,,,NISME SHUME E MIRE,,,,BALLKANI I HAPUR PO FUNKSIONON,,,PAS PANAIRIT TE VERES NE BEOGRAD,,,EDI RAMA TE THERRASE PANAIRIN E GROSHES'-FASULES NE KORCE,,,BESOJ SE DO DALIM TE PARET,,SE PER PORDHE NUK NA E KALON ASKUSH NE BALLKAN,,,DO JETE NJE NDIHME E VYER PER SHTETET E TJERA TE BALLKANIT NE KETE SITUATE KRIZE ENERGJITKE,,DO NGROHEN NE DIMER ME PORDHA-GROSHE,,MADE IN KORCA....///////

    Përgjigju
  • valter: 02/09/2022 01:32

    Vazhdon tragji-komedi e quajtur Edvin Rama..Te thuash nje konstatim totalisht pro-serbe a po dhe idiot qe per luftrat ne Jugoslavi jane fajtor te gjithe,ne nje kohe kur e gjithe bota ka shpallur Serbine te vetmin fajtor per 4 luftra..Jam i sigurte qe pas keso advokatie idiote nga fatekeqesia natyrore e quajtur Edi Rama serbet do te qerasin me brohoritje "Ramo srbine,Ramo srbine.."

    Përgjigju
  • Iu morsha tè ligat.: 01/09/2022 21:45

    90% e komenteve, nga reparti i qofteve. Nji koment PRO tallavasè = 1 qofte. Ata qè duan edhe salcè kosi, duhet tè shkruajnè edhe tè paktèn 4 tè tjera. Tè na rrojè KRIETARI.!!!

    Përgjigju
    • Sufllaqexhiu: 02/09/2022 07:03

      Aaaa e paske ndrit tani. Mos harro se ka dhe sufllaqe ne menu. Ka disa si ky Arbëror qe ka ber 2 konente dhe pret sufllaqen. Hidhi nje cop se e pret detyra e shqyerjes te b..y…th…e…s posht tavolines se Salehut

  • Marks: 01/09/2022 20:49

    Me ne fund! New Yugoslavia reborn! Bravo SHBA per eksperimentin e tyre hibrid. Sesi krijohet shteti komunisto-mafioz. Dhe sesi "fabrikohen" liderat me Ballkanin....e hapur. Ah po. Qershia mbi torte-Kreu i familjes madioze Luca qe na tregon si te ndertojme tani nje qytet ku ai te lozi me Ramen dhe Kimin. Ta gezoni.

    Përgjigju
  • Beni: 01/09/2022 20:32

    Je kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave. Ballkani i Hapur është shembulli se si kodoshat peshtyjne mbi atdhe. Dhe ti si kryekodosh ke merita. I paske urryer fort shqiptarët o Ed

    Përgjigju
  • Kaka: 01/09/2022 20:24

    Su ndalet nje her me keto vizitat jasht shteti

    Përgjigju
  • Kresha: 01/09/2022 20:23

    Ngrije more hero shqiponjen ne serbi

    Përgjigju
  • Jonis: 01/09/2022 20:18

    me vjen mire qe open ballkan me ne fund po sjell shume ane pozitive per Shqiperine

    Përgjigju
  • Marjus: 01/09/2022 20:18

    Marredhenia e duhur me keto shtete fqinje per ta bere Shqiperine a me te rendesishme dhe ti degjohet zeri

    Përgjigju
  • Iris: 01/09/2022 19:52

    Keto jane frytet e para te open ballkan , nje nisme qe do ti sjelle shume perfitime vendit tone

    Përgjigju
  • Eva: 01/09/2022 19:51

    Keto panaire po bejne promovimin e produkteve tona duke sjelle ndikime shume pozitive ne shitje

    Përgjigju
  • Vera: 01/09/2022 19:47

    Bravo te qofte edi rama keshtu arrihet bashkepunimi ne ballkan mes te gjitha shteteve

    Përgjigju
  • Alesio: 01/09/2022 19:46

    Me behet qefi qe po vazhdojme ne perpjekjet tona per bashkpunim me balkanin

    Përgjigju
  • Osman: 01/09/2022 19:40

    Kur ka mbeshtetje nga qeveria kemi finalizime te tilla

    Përgjigju
  • Joni: 01/09/2022 19:39

    Vendi yne prodhon verera shume te mira

    Përgjigju
  • Landi: 01/09/2022 19:39

    Sa bukur e sa krenar ndihemi qe shqiperia po promovon cdo dit e me shume produktet shqiptarw

    Përgjigju
  • Igli: 01/09/2022 19:37

    Ky panair do beje te mundur qe te promovohen verera nga cdo shtet

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/09/2022 19:35

    Ka "njè tè mirè" tè madhe ky kryeministri ynè. E kemi personifikimin e gjithçkaje. Ai, bèn kryetarin e dhomès sè tregtisè, sekserin, kllounin, tellallin. Shqipèria, thonè veprimet e zotèrisè, JAM UNÈ. Strategji kombètare pèr politikèn e jashtme? Jo jo jo,,,nuk na duhet. Ballkani i hapur, èshtè si njè nga ato videot e bojaxhiut, tè bèra bajat tashmè, ku u thuhet shikuesve shqiptarè,,,,KÈSHTU ÈSHTÈ SHQIPÈRIA DHE JO ASHTU SI E PÈRJETONI JU ÇDO DITÈ. Ata qè mendojnè se Serbia do jetè ndonjèherè PARTNERI YNÈ STRATEGJIK, vuajnè nga pasojat e vijès sè bardhè. Hap çfarè tè duash nè shtèpinè tènde Edi Rama por ama lère Shqipèrinè tè jetè pjesè e realitetit dhe jo pordhève me rigon. RECIPRORITET? Po. Pèrralla me hapje, Jo faleminderit.!!!

    Përgjigju
  • Sara: 01/09/2022 19:26

    Super organizim eshte bere ne kete panair me behet shume qefi qe po e shikoj

    Përgjigju
  • Elsa: 01/09/2022 19:25

    Po me behet shume qefi qe po behet ky panair

    Përgjigju
  • Sniper: 01/09/2022 17:35

    Full patronazhista komentet per me teper vullnetare pa pagese. Asgje e re nga panairi beogradit dikur sala ju shiste nafte me vra vellezerit tane ne kosove tani ju shesim vere duke e ditur qe ata prape do na i vrasin vellezerit nese ia lufte.

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/09/2022 17:34

    Edvin shkjau shqipfolës mundohet me të gjitha mënyrat tradhtare e mashtruese ta kthejë Kosovën nën Serbi, por kot e ka sepse jeta e tij politike më këtu e ka fundin. Le të pi verë e le të pi dhurrë deveje sa të do me vlla Vucicin por nuk do i ndimon…!

    Përgjigju
    • Arbëror Gojqiri: 02/09/2022 06:56

      Kaq uri paske patur sot saqe paske ber dy komente? Edhe qefte dhe sufllaqe. Kujdes se dhe Salehu e Muli e duan gojoren 2 here nga ty sot. Turru te besh detyren

  • Turi: 01/09/2022 15:45

    Ballkani hapur është e vetmja zgjidhje për marëdhënie të mira dhe bashkpunim ne rajon , idiotat duan luftë dhe mosmarveshje por **

    Përgjigju
  • juna: 01/09/2022 14:43

    fale ballkanit te hapur ekonomia e vendit do rritet shum

    Përgjigju
  • +×÷=: 01/09/2022 14:43

    OJNA keke ne gjume(futu ne YOUTUBE e shihe)un sjam me Ramen por njohjen e Kosoves ja ka kerku mrena ne BEOGRAD mas incidentit te neshjes se komtares kur marredhaniet dhe situata ishte shume e acarume por VUCICI nuk ka me ba ca I kerkon Rama!!

    Përgjigju
  • alesia: 01/09/2022 14:43

    rama ka ber shume per vendin tone

    Përgjigju
  • katunari: 01/09/2022 14:39

    po kosova o gomar o injorant

    Përgjigju
  • bledi: 01/09/2022 14:38

    nje panair qe nuk eshte thjesht per degustimin e vererave por gjithashtu per krijimin e marrdhenieve te ngushta bashkpunimi

    Përgjigju
  • Mira: 01/09/2022 14:38

    Kenaqesi qe vendi yn te ndodhet mes vendeve te tjera e te bejn bashkpunime te tilla

    Përgjigju
  • Ola: 01/09/2022 14:37

    Gezohem shum qe u be nje panair i till ku cdo vend po ben bashkpunime me njeri tjerrin

    Përgjigju
  • dea: 01/09/2022 14:36

    panair qe do te sjelli me te vertet zhvillim te metejshem te vendit. sidomos per faktin qe do krijoj ura lidhese e bashkpunimi

    Përgjigju
  • AltinTop: 01/09/2022 14:35

    Vinte era sufllaqe, thash te futem e te shoh si po ecen sherbimi nga guzhinieri patronazhist.

    Përgjigju
    • Arbërori Gop: 02/09/2022 06:49

      Mir mir po ecen. Planin ditor e tejkaluam me 200%. Tani presim te ham qoftet e merituara te shqupi apo te haremi ngjyr roze.

  • Buzeqeshje: 01/09/2022 14:33

    Po Avazovic si i papunë që eshte meqë e shkarkuan Pse del Aty apo kot ?! Kjo duket që eshte nj projekt I deshtuar me njerz te deshtuar

    Përgjigju
    • Loku: 01/09/2022 19:10

      Si ti i papune.. A po je edhe ti i deshtuar o kokebosh?

  • Ervisa: 01/09/2022 14:31

    Ishalla sa me shume bashkpunime fitimprurse per shqiperine

    Përgjigju
  • Ledio: 01/09/2022 14:31

    Kjo qe u promovua sot ishte gjeja me minimale qe do te promovohet , sa e sa shume produkte do te levizin me lire tani nese kjo marreveshje realizohet

    Përgjigju
  • Ojna: 01/09/2022 14:26

    Po ka b..th rama dhe e do kaq shume kosoven ti kerkoj vucicit ta njohi pavarsin e saj,keto open ster open i di dhe gomari

    Përgjigju
  • Alison: 01/09/2022 14:25

    Kush di histori e di si ka nisur edhe BE , kush nuk di do rrije duke share serbin per arsye te kota

    Përgjigju
    • Aliiii: 01/09/2022 15:01

      @Alison Mos vall franca dhe gjermania pas luftes se dyte botrore nuk e njihnin njeri tjetrin si shetet.

    • Alisona: 01/09/2022 14:42

      Po nuk e di ti Alison historin ku serbi vrau e preu ne kosove nena e gra shtatzane pa piken e meshires dhe nuk kerkoi asnjehere falje qofte dhe formalisht,jazek te qofte dhe mos shkruaj me mire se do jesh karabush I vogel qe se njef historin,thuaji mamit dhe babit ti tregojne

  • berti: 01/09/2022 14:20

    krenare jemi per kete kryeminister te paqes dhe te punes sepse eshte i vetmi qe ka menduar qe ta coje kete vend perpara

    Përgjigju
  • maria: 01/09/2022 14:19

    keshtu ka lezet kur shikojme qe dhe serbia esht pro bashkpunimit mes vendit tone,suksese z,rama

    Përgjigju
  • maratonomak: 01/09/2022 14:15

    Pse nxiron ky drogaxhiu jone keshtu cfare ka ? Ka ngelur pa gjume dje per hallet e popullit bageti qe udheheq apo i ka shkare dora lindes ne masen e kokaines?

    Përgjigju
  • ylli: 01/09/2022 14:10

    po shume mire dhe vera jone duhet te reklamohet ne bote pasi eshte fantastike

    Përgjigju
  • koli: 01/09/2022 14:09

    kjo eshte vetem fillimi i disa marveshjeve tona tregtare

    Përgjigju
  • Bravo edi gjiganti: 01/09/2022 13:51

    Ka ik koha e grindjeve e lufterave . Njerzit duhet te jetojn te lire dhe te gezojne , nacionalizmi eshte injorance qe demton njerzit e thjeshte. Urime

    Përgjigju
    • Qorri lalzit: 01/09/2022 14:34

      Ka ik koha e luftrave? O mik a jemi në lufte Rusi Ukrahine apo keni nisur dhe Ju patronazhistet drogën Sikur shefat ! Koha luftes nuk iken asnjëherë Sikur nuk do ike kurr koha e tradhtareve! Kishte nje skenderbe por kishte dhe një Hamza !

  • TA RRAS LALA: 01/09/2022 13:38

    O Arbëror spiuni Sërbit mëso Shqip o tutkun. Megjithse ti tutkun se kupton o Arbërori hajvon. Du Edi Ramës ti Rush Boiled o Arbëror komplet gamori. Gamori ti e gamori ytat o Arbëror surat patat.

    Përgjigju
  • Sufllaqe: 01/09/2022 13:31

    Jemi krenarë për kryeministrin tonë. Bën gjithçka për fqinjësi të mirë. Tani niveli i marrëdhënieve tona është rritur deri në gojore reciproke

    Përgjigju
  • Ops: 01/09/2022 13:31

    3 cunat e kishes serbe

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/09/2022 12:58

    Brnabič merre këtë kolegun shqiptar kryesociopat dhe çoje të shohë stërvitjen e ushtrise srbe nga specialistet rus,kinezë e djali me te birin. Kryesociopati eshte gjakdhjere e mendjepjerdhur,i pareabilitueshem.

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/09/2022 12:29

    Edvin shkjau shqipfolës ka hapur krahët si gjel deti në serbi. Popullin e vet e ka robruar , vendin e ka shkatrruar e tani shet pordh me serbin e e madhe të bashkuar! Prit gomar prit so do të del ”fati” edhe për ty….

    Përgjigju
    • Arbëror Fisqiri: 02/09/2022 06:41

      Arbëror ta kom thon, rri aty posht tavolines e mos u ndje me gojen plot. Apo ti kan mush te fyja vrimat aty te shqupi?

    • @Arberor: 01/09/2022 14:16

      Ti je sufllaqexhi i Ramës prandaj nuk të çensurojne si në të tjerëve. Lojë e vjetër kjo

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë