Sot në mbrëmje të gjithë me kokën lartë për të parë Super Hënën, një ngjarje planetare për adhuruesit e universit qiellor ose për ata më romantikët.
Si çdo vit, "Nata Ndërkombëtare e Hënës" është takim i promovuar nga NASA për të sjellë publikun e gjerë më afër vëzhgimit të satelitit tonë natyror. E vizituar nga njeriu në vitin 1969, Hëna gjithmonë e ka magjepsur njerëzimin pasi është ylli më i ndritshëm i natës.
"Është diçka që i intereson të gjithë botës”, - shprehet shkencëtarja e NASA-s, Kelsey Young. “Nuk ka rëndësi se ku jeni. Kudo mund të shihni Super Hënën. Mund ta admironi atë nga dritaret e qytetit të madh apo nga ndonjë cep i një pjese të vogël. Sot është një mundësi për të hyrë në kontakt me këtë trup qiellor që ka pasur gjithmonë një domethënie të madhe për kulturat dhe shoqëritë e çdo epoke".
Nga Londra, në Milano, nga Berlini në New York. Në 2500 vende, astronomë dhe entuziastë do pajisen me dylbi dhe teleskopë për të admiruar vendet ku ka ecur njëriu në kratere hënore dhe fushat e mëdha të errëta, të quajtura "dete", por të përbëra nga shkëmb vullkanik të dendur.
Si gjithmonë, ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë televizione, për të na dhënë mundësi të gjithëve të ëndërrojmë dhe të shohim diçka të jashtëzakonshme.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.7%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5388
Lajme të tjera
-
Nesër eklipsi total diellor që pritet të zgjasë 4 minuta, ja ku mund ta ndiqni live
7 Prill, 19:39
-
Historike! SHBA rikthehet në Hënë pas 52 vitesh
23 Shkurt, 08:04
-
Teleskopi 'James Webb' dërgon imazhe të jashtëzakonshme dy vjet pas arritjes në hapësirë
12 Shkurt, 07:35
-
Cilat janë kriteret për t’u bërë astronaut i NASA-s?
4 Shkurt, 08:40
-
Asteroidi me madhësinë e një rrokaqiell kalon sot pranë Tokës
2 Shkurt, 17:01
-
Programi hapësinor i Indisë eksploron vrimat e zeza
2 Janar, 13:05
-
FOTO/ Një “pemë Krishtlindjesh” krijuar në hapësirë, NASA publikon foton e veçantë
21 Dhjetor 2023, 13:23
-
Zbulohet molekula për zhvillimin e jetës në një nga Hënat e Saturnit
19 Dhjetor 2023, 09:21
-
NASA gjen pas 8 muajsh domaten e parë të rritur në hapësirë
12 Dhjetor 2023, 20:19
-
VIDEO/ NASA: Dërguam një mesazh në Tokë me lazer nga 10 milionë milje larg
24 Nëntor 2023, 10:01
-
Po bënin disa riparime, astronautët në hapësirë humbasin çantën e veglave! NASA: Ajo mund të shihet me dylbi, nuk përbën rrezik
14 Nëntor 2023, 12:34
-
Unazat mahnitëse të Saturnit do të zhduken në 2025, NASA jep arsyen e saj
6 Nëntor 2023, 15:55