Nis viti i ri shkollor, 480 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës/ Nikolla mesazh mësuesve: Pasion dhe dashuri për këtë punë!

SHQIPËRI- Mëngjesin e kësaj të hëne ka nisur viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar në të gjithë vendin. 480 mijë nxënës janë ulur sot në bankat e shkollës, ndërkohë që nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit rezulton se rreth 32 mijë nxënës janë shkuar për herë të parë në shkollë, dhe do të nisin klasën e parë. Report Tv dhe Shqiptarja.com raportojnë se mësimi ka nisur normalisht në të gjitha shkollat e vendit. 16 deputetë të PD janë shpërndarë në qytetet kryesore të vendit ku kanë denoncuar përkeqësimin e sistemit arsimor në vend, ndërkohë që mazhoranca ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka shkuar në Fier, ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kanë inaguruar shkollën Kosova në Tiranë.

Në inagurimin e shkollës Kosova në Tiranë ka qenë dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Nikolla ka thënë se pasioni është ajo që e mban gjallë në shkollë.

Vëmendja jonë është për një infrastrukturë të re në shkollat e vendit. Sot në këtë shkollë kemi 600 nxënës dhe 26 mësuesë.  Ajo që e bën të vecantë shkollën Kosova ishte stafi pedagogjik, ku shumë mësues ishin mentorë. Një mesazh vlen për të gjithë mësuesit, pa pasionin e mendjes dhe dashurinë e zemrës, këto mbeten vetëm mure. Në shkolla të rikonstruktuara apo jo, ne duhet të fillojmë me urimin më të mirë. Vijoni të falni nga pasioni juaj. Ne do ti përmbushim të gjitha sfidat. Ju nuk jeni vetëm. Forca!

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit

Ky vit shkollor do të ketë dy risi në arsimin parauniversitar: Ndalimin e celularëve dhe librat falas. Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi në muajin gusht të këtij viti të ndalonte përdorimin e celularëve në të gjitha shkollat, ndërkohë që këtij urdhëri i ka paraprirë vendimi i qeverisë shqiptare për të shpërndarë librat falas.

Këto janë dy sfidat e para me të cilat do të përballen mësuesit dhe stafet e drejtorive arsimore nëpër rrethe.

Report Tv dhe “Shqiptarja.com” iu urojnë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:53
Nisja e vitit të ri shkollor, Ruçi: Një vit të mbarë ju mësuesë dhe kolegë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndodhet në Fier aty ku ka uruar mësuesit dhe nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Ruçi iu ka uruar një vit sa më të mbarë shkollor.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu. Ju uroj një vit të mbarë shkollor dhe pa probleme”,-ka thënë Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit në Fier

Në qarkun e Fierit nisin mësimin rreth 44 mijë nxënës të shkollave, ndërkohë që 4 mijë mësuesë janë angazhuar për mësimin e nxënësve në këtë qark.

Ora 09:02
Viti i ri shkollor në Shkodër/ Ulqinaku: Shkolla në Dajç është mbyllur, investime zero (VIDEO)

Viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar ka nisur edhe në Shkodër. Partia Demokratike ka reaguar për nisjen e vitit shkollor. Deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, nga Dajçi i Shkodrës ka thënë se shkolla në këtë njësi është mbyllur, dhe se investimet e qeverisë për arsimin janë zero.

Dua të uroj të gjithë nxënësit një vit të mbarë. Ndodhem këtu sot, pasi siç e shihni, shkolla në njësinë Dajç është e mbyllur. Nuk është shkolla e vetme, ka dhjetra të tjera në të gjithë vendin. Çmimet e librave janë rritur dhe investimet e zero. Kemi shifra alarmante për fëmijët që kanë braktisur bankat e shkollës. Rama të mos tallet me librat gjoja falas. Dua t’ju bëj thirrje shqiptarëve që të ndalojnë këtë situatë. Mos lejoni banditët të presin ëndrrat e shqiptarëve

Deputetja e PD, Izmira Ulqinaku

Mbyllja e shkollave është raportuar përgjatë muajit të fundit nga Report Tv dhe Shqiptarja.com në shumë zona të Shqipërisë.

Por ministria e Arsimit dhe Drejtoritë e Arsimit në rrethe kanë thënë se mbyllja e shkollave nuk ka ardhur për shkak të uljes së numrit të nxënësve, por për të eliminuar klasat kolektive, ku nxënës të moshave të ndryshme bëjnë mësim me një mësues.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja