Maturantët përfundojnë në provimin e matematikës: S'kishte paqartësi si testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! 'Harrojnë' COVID-in nga gëzimi

TIRANË- Për më se 2 orë e 30 minuta, maturantët në të gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar testit të matematikës. Rreth 32 mijë maturantë u ulën në bankat e shkollës për të testuar njohuritë e marra përgjatë 3 viteve. Ndryshe nga sa ndodhi me provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, kësaj radhe në përfundim të provimit, maturantët dolën të qeshur, duke thënë se teza e provimit nuk ishte shumë e vështirë.

"Teza e provimit ishte shumë mirë, kishte ato që kemi bërë online"

"Ishin normale për nga vështirësia, për të dalluar nivelet e nxënësve"

"Ushtrimet mu dukën pak të ngatërrua, 2 i ngatërrova vetë, të tjerat i bërë të gjitha. Ishin ato që kemi bërë online", shprehen disa nga maturantët. 

Megjithatë, ajo që u vu re është se masat anti-COVID nuk janë zbatuar. Në Lushnje nxënësve u kërkoheshin që të mbanin maska, por ndërkohë mësuesit nuk ishin me mjete mbrojtëse. Nga ana tjetër, në qytetin e Beratit, në oborrin e shkollës ruanin distancën, e ndërsa jashtë tij, qëndronin në grupe.

Provimi i fundit do të zhvillohet me 18 qershor i lëndës me zgjedhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
I ati rasti i parë me covid në Gjirokastër, maturantja nuk lejohet të jap provimin e matematikës

Një maturante në Gjirokastër nuk është lejuar të jap sot provimin e matematikës të maturës shtetërore, pasi rezulton se në familjen e saj ka një të prekur me covid-19.

I prekur është babai i saj dhe për këtë arsye familja është e karantinuar dhe nuk lejohet dalja e tyre, gjithashtu edhe sipas protokolleve të sigurisë të maturës shtetërore, nxënësit që vijnë nga familje me persona të prekur duhet ta deklarojnë atë dhe nuk do të lejohen të hyjnë në shkollë.

Maturantja ka dhënë provimin e gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, por nuk ka dhënë provimin e sotëm. Kjo pasi më 13 qershor i ati i saj, një 47 vjeçar ka rezultuar me covid, i cili ishte infektuar kur kishte qenë i shtruar në QSUT. Ky ishte rasti i parë aktiv me covid në qarkun e Gjirokastrës.

Ora 14:50
Maturantët e Kukësit: Nuk e prisnim që provimi i maturës të ishte aq i thjeshtë! Ja pse te ne s'kishte protesta

 

Maturantët e qytetit të Kukësit e kanë cilësuar si shumë të lehtë provimin e matematikës, duke thënë se nuk e prisnin që të ishte kaq i lehtë. Në këtë qytet, nuk pati protesta si në shumë qytete të tjera, për këtë maturantët japin arsye të ndryshme.

"Ishte pak stres, po e kaluam. Ne na u duk që ishte mirë, ishte i thjeshtë"

"Nuk kishte asnjë problem. Unë mund të kem dalë mirë"

"Pak i vështirë, po e kaluam"

"Nuk e di pse nuk dolën maturantët e Kukësit në protestë, po provimi i letërsisë ishte shumë i vështirë. Pyetjet kërkonin përgjigje se çfarë mendonim ne"

"Provimi ishte shumë i mirë, nuk patëm vështirësi, kemi shpresë te provimi tjetër. Provimi i letërsisë ka qenë i lehtë"

"Provimi shkoi shumë mirë, nuk e prisnim që të ishte aq e lehtë. Gjuhë letërsia na thënë që ishte për logjikën, po ne prisnim që të binin pyetjet që na thanë mësuesit"

"Është qytet i vogël, zëri i nxënësve nuk dëgjohet shumë prandaj se morën mundimin për të ngritur protestë.

"Ishte shumë i thjeshtë. Për mua i Gjuhës dhe letërsisë ishte i thjeshtë", tha disa nga maturantët në Kukës.

Ora 13:35
Maturantët e Beratit 'harrojnë' COVID-in nga gëzimi: Teza nuk ishte e vështirë (VIDEO)

Pas 2 orë e gjysmë, maturantët në qytetin e Beratit kanë dalë të qeshur nga provimi i maturës, duke thënë se ishin të gjitha pyetjet që kanë bërë gjatë 3 viteve shkollë, përfshirë ato ato online. Por ajo që u vu re është nga gëzimi e kanë harruar COVID-19, ku në përfundim të provimit janë puthur e përqafuar me njëri tjetrin.

"Teza e provimit ishte shumë mirë, kishte ato që kemi bërë online"

"Ishin normale për nga vështirësia, për të dalluar nivelet e nxënësve"

"Ushtrimet mu dukën pak të ngatërrua, 2 i ngatërrova vetë, të tjerat i bërë të gjitha. Ishin ato që kemi bërë online", shprehen disa nga maturantët.  

1592221020_Berat.JPG

Ora 11:15
Maturantët në Lushnje u kërkohen maska e doreza, mësuesit pa mjete mbrojtëse (VIDEO)

Sot maturantët e qytetit të Lushnjes i janë nënshtruar provimit të matematikës. Në Bashkitë Lushnje dhe Divjakë 24 shkolla, ku janë ulu në baka 1103 maturantë. Siç shihet në videon e sjellë nga gazetari i Report Tv, Kristaq Thano maturantëve u është kërkuar që të pajisen me maska, por teksa një gjë e tillë u është kërkuar nxënësve, mësuesit shihen pa mjete mbrojtëse.

Ora 10:11
Maturantët në Berat ruajnë distancën brenda oborrit të shkollës! Jashtë saj grupe- grupe

Edhe në Berat si në të gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar provimit të matematikës. Në 13 shkolla, 748 maturantë janë ulur në banka për të testuar njohuritë e marra përgjatë 3 viteve. Siç shihet në videon e sjellë nga Report Tv, maturantët janë të pajisur me maska e doreza dhe duke ruajtur distancën brenda oborrit të shkollës. Ndërsa jashtë saj, nxënësit janë në grupe pa respektuar distancën prej minimumi 1.5 m. Drejtoria e shkollës ka marrë masat për matjen e temperaturës tek nxënësit për të parandaluar nëse ka nxënës apo jo me temperaturë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 15/06/2020 09:55

    Te gjithe ato sharebajgat gjimnaziste qe protestuan per letersin e kane te sigurte qe e kane te humbur dhe matematiken , se llogjika te con ketu se nje nxenes qe nuk mer vesh nga letersia nuk mund te jete i afte per matematiken . Por cfare do thone neser keto gjimnazistet sharebajgat e lrise per matematiken - testi ishte i veshtire . Kjo dihet . Atyre u punon memndja vetem ne Jale , ne haremin politiko erotiko maziskino te Nafije dybekut te leshitlikes ne Jale. Kur u permend matematiken atyre u dridhen kembet se duan vetem hardallosje , erotizem , shkuma party dhe fb ne orar te mesimit. Mjere familjet qe i kane ne shtepi keto sharebajga dhe mjere ato familje qe do i marin per nuse djali keto femra te hardallosura qe kane mendjen vetem tek ai seni,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren