Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme me një foto nga Piramida e Tiranës, ku do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit. Rama shkruan se sot Tirana është zgjuar si Europa e Ballkanit.
Ndërkohë, një koment e ka pasur edhe për punimet e samitit që do të zhvillohen në Piramidën e Tiranës, dikur simbol i komunizmit, ndërsa thotë se sot aty do të ulen armiqtë e betuar të diktatorit Enver Hoxha.
“Mirmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar







