TIRANE- Ministria e Arsimit do të shpallë sot 2560 fituesit e rinj në universitetet publike. Ndonëse në udhëzimin e nxjerrë pak ditë më parë parashikohej 23 tetori si afati i fundit i shpalljes së listave, AKP për shkak të një problemi në sistemin e saj nuk ka mundur të nxjerrë në kohë emrat fitues. Për pasojë, do të jetë Ministria e Arsimit ajo që do të përcaktojë edhe afatet e reja të regjistrimit të studentëve në sekretari, pasi në udhëzimin e vjetër parashikohej që kjo procedurë të kryhej nga data 24 deri ën 26 tetor.