Tragjedia e sotme ajrore e rrëzimit të aeroplanit të kompanisë "German Wings" në jug të Francës në Alpet e Provencës ku humbën jetën 150 persona, nuk është e para tragjedi ajrore që ka prekur zonën.
Shumë pranë vendit ku u rrëzua sot Airbus A320, në 1 shtator të 1953-it, 62 vjet më parë është rrëzuar dhe një tjetër avion, përkatësisht avioni i kompanisë "Air France", fluturimi 178. Nga rrëzimi i avionit humbi jetën i gjithë ekuipazhi dhe pasagjerët, 42 persona. Avioni fluturonte nga Parisi drejt Nices por fatkeqësisht u rrëzua në zonën e Alpeve të Provencës në Francë pranë të njëjtit vend ku u rrëzua dhe fluturimi i sotëm.
Hetimet e atëhershme çuan në përfundimin se aeroplani ishte rrëzuar pasi po përgatitej për t'u ulur në Nice por në zonën e Alpeve, 80 Km larg destinacionit përfundimtar u ul më shumë se duhej duke dale nga kursi për t'u përplasur më pas me Alpet.
Fluturimi i sotëm ishte nisur nga Barcelona drejt Duesseldolfit - Gjermani, por dhe ky aeroplan filloi të humbasë lartësi në zonë e Alpeve të Provencës dukë u rrëzuar më pas për t'u ndarë në dhjetra e qindra pjesë.
Këto dy aksidente nuk kanë shumë lidhje me njëra tjetrën, e vetmja gjë e përbashkët është humbja e lartësisë së fluturimit ekzaktësisht në të njëjtën zonë.
Për rrëzimin e aeroplanit të sotëm të grupit të kompanisë ajrore "Lufthansa", ende nuk ka dalë një komunikim zyrtar për shkaqet e rrëzimit ndërsa hetimet ende janë duke u zhvilluar.

(Një nga gazetat provinciale franceze të kohës që ka pasqyruar aksidentin ajror)

(Foto, majtas e kohës tregon vendin e tragjedisë ku avioni është ndarë në dhjetra pjesë pas përplasjes. Djathtas foto e viteve të fundit nga i njëjti vend)

(Helika e avionit të Air France që u rrëzua në 1953-in ende në zonën e rrëzimit, shenjë kujtimi për tragjedinë e hidhur që preku zonën)

(Vendi ku u rrëzua aeroplani i sotëm në Alpet franceze të Provencës, i shpërndarë në mijëra copa pas përplasjes me Alpet)

[Foto: (Poshtë) avioni i rrëzuar në 1953, (lart) aeroplani i "German Wings" që u rrëzua sot, pranë së njëjtës zonë në Alpet e Provencës]
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com