Superliga shqiptare e futbollit zbret sot në fushë me tre ndeshjet e para të vlefshme për raundin e 22-të, teksa sfidat e kësaj jave do ndahen në dy ditë.

Takimi i parë i ditës së shtunë është ai mes Vorës dhe Flamurtarit, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Vora”. Një sfidë e fortë mes dy skuadrave që synojnë tri pikët për të përmirësuar pozitat në renditje.

Në orën 16:30, në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani do të përballet me AF Elbasanin. Miqtë ndodhen vetëm një pikë larg kreut të renditjes, ndërsa Partizani kërkon të reagojë pas humbjes së fundit ndaj Vllaznisë.

Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, aty ku Dinamo pret Bylisin. Pas dy humbjeve radhazi, 'Blutë' do të kërkojnë rikthimin te fitorja përpara tifozëve të tyre.

Dy takimet e fundit të javës së 22-të janë programuar të dielën në orën 16:30. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Vllazninë, skuadër që po kalon një moment shumë të mirë dhe kryeson kampionatin. Nga ana tjetër, durrsakët ndodhen në një periudhë jo pozitive, pasi në tetë ndeshjet e fundit nuk kanë arritur asnjë fitore.

Në “Egnatia Arena”, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin Tiranën. Rrogozhinasit në tre ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy barazime dhe një humbje dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në shtëpi. Ndërkohë, Tirana vjen nga një formë pozitive, me 7 pikë të grumbulluara në tre ndeshjet e fundit dhe synon një tjetër rezultat pozitiv për t’iu afruar Flamurtarit dhe Bylisit në renditje.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 22:

E shtunë, 31 janar 2026

13:30 Vora - Flamurtari

16:30 Partizani - AF Elbasani

19:00 Dinamo - Bylis

E diel, 01 shkurt 2026

16:30 Egnatia - Tirana

16:30 Teuta - Vllaznia

Renditja: