Vjosa Hyseni mbulonte detyrën e drejtoreshës për marrëdhënie me jashtë në Agjencinë e Zbulimit të Kosovës. Në vitin 2019, kur në krye të qeverisë ishte Ramush Haradinaj, ndërsa në presidencë Hashim Thaçi, ajo emërohet zëvendësdrejtore e shërbimeve sekrete.
Ndryshimi i drejtimit politik të Kosovës, me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, ndërpreu karrierën e saj në qershor të viti 2021. Në atë Kohë, as Kurti dhe as Vjosa Osmani që ishte bërë president e vendit, nuk dhanë ndonjë arsye për shkarkimn e saj, duke përmendur vetëm se vendimi ishte bazuar në ligjin për Agjencinë e Zbulimit dhe se Hyseni duhet të bënte dorëzimet dhe se kishte detyrimin që të ruante të gjitha informacioet e klasifikuara që disponnte për shkak të detyrës.
"Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme”, thuhej në deklaratë asaj kohe.
Dy vjet më pas, më 17 mars 2023, emri i saj do të shfaqet në Shqipëri, për një pozicion edhe më të lartë. Kryeministri Edi Rama, shkon në zyrën e presidentit Bajram Begaj, dhe i propozon emrin e saj për të marrë drejtimin e shërbimit sekret shqiptar.
“Besim të plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit informativ shqiptar”, tha Rama asaj kohe.
Një propozim që pasohet nga polemika e pikëpyetje të ngritura nga opozita, mbi integritetin e Hysenit. Presidentit Bajram Begaj i kërkohet të bëjë verifikime përpara se ta dekretojë. Begaj firmos emërimin e Hysenit pas më shumë se dy javësh, më 3 prill.








