Përfundojnë zgjedhje lokale në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja 49.29%! Nis numërimi i votave, LSDM dhe BDI deklarojnë epërsi

49.29 % ishte pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë deklaruar epërsi në më shumë komuna.

Lidhja Social Demokrate njoftoi për “rezultat pozitiv” në shumicën e 80 komunave. Ndërkohë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se partia e tyre kanë fitues në tri komuna,ndërsa në komunat tjera kandidatët e saj janë në epërsi.

BDI-ja procesin zgjedhor e ka vlerësuar demokratik dhe të qetë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe qëndruan edhe gjysmë orë përtej orarit zyrtar 19.00, për tiu dhënë mundësinë e votimit edhe qytetarëve për të cilët pati probleme pajisja e identifikimit biometric.

Ndërkohë pritet që rezultatet e para të dalin mëngjesin e së hënës.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ LSDM dhe BDI shpallin fitore në zgjedhjet lokale

Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë deklaruar  epërsi në më shumë komuna.

Lidhja Social Demokrate njoftoi për “rezultat pozitiv” të LSDM-së në shumicën e 80 komunave ku të dielën u votua për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshillat komunale.

Ndëërkohë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se partia e tyre kanë fitues në tri komuna,ndërsa në komunat tjera kandidatët e saj janë në epërsi.

BDI-ja procesin zgjedhor e ka vlerësuar demokratik dhe të qetë.

Ora 21:12
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para në Dibër, prinë kandidati i ASH-AAA, Bekim Pocest

Hekuran Duka dhe Bekim Pocest

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut, ku është publikuar edhe rezultati paraprak në Dibër. Sipas rezultateve te para, prinë kandidati i ASH-AAA, Bekim Pocest i cili garon përballë Hekuran Dukës së BDI.

Ora 17:32
Identifikimi biometrik krijon vonesa, në disa komuna në Maqedoninë e Veriut do të votohet edhe pas orës 19:00

Për shkak të vonesave të shkaktuara nga sistemi i ri i identifikimit biometrik, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)në Maqedoninë  e Veriut ka vendosur se të gjithë ata votues që do të jenë në oborret apo korridoret e vendvotimeve, do të lejohen të votojnë edhe pas orës 19:00.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se radhët e gjata po ndodhin për shkak se lista zgjedhore ka më shumë fletë se nga zgjedhjet e kaluara, andaj po ndodhin vonesat e verifikimit, vonesat me aparatet “fingerprint” që po ndodhin probleme me identifikimin, si dhe shkaku i masave kundër koronavirusit, përcjell INA.

 

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite