Sot do të zhvillohet provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë për maturantët, sezoni i dytë.
Ministrja Nikolla npërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë maturantët, duke konsideruar një shans të dytë për njohuritë e tyre. Në sezonin e dytë provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj më datë 10 shtator.
Në bazë të udhëzimit të MAS, provimet do të fillojnë në orën 10:00. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Provimet e detyruara siç është dhe provimi i gjuhës së huaj do të përmbajnë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje do të jenë me alternativa që do të vlerësohen me 13 pikë dhe 12 pyetje do të jenë me zgjidhje që do të vlerësohen me 37 pikë. Ndërsa provimi i matematikës do të zhvillohet më 16 shtator dhe lëndët me zgjedhje më 22 shtator. /ATSH/
/Shqiptarja.com