Sotir Kolea, si e frenoi vjedhjen e librave në Bibliotekën Kombëtare

Sotir Kolea, si e frenoi vjedhjen e librave në Bibliotekën Kombëtare

Dikur, njëlloj si edhe sot, Bibliotekën Kombëtare e kishte gjetur belaja me vjedhjen e herëpashershme të librave të saj. Drejtori i atëhershëm i Bibliotekës, Sotir Kolea,  për të mos e sterrosur fare, e duke u shprehur me politesë, nuk e përmendëte në shkresat zyrtare fjalën vjedhje, por e quante si: “zhdukje pa asnjë farë përgjegjësie... të librave”. Sidoqoftë, në atë kohë vjedhja e librave kishte ca fisnikëri në gjestin e saj, sepse pasuronte një bibliotekë tjetër, vetiake, kurse sot, kur lexohet pak, e kur internet e ka mundur librin, ka tjetër qëllim dhe thonë se  përgjithësisht bëhet nga ustallarët e plagjiaturave, të cilët veprojnë në dy mënura: Duke vjedhur librat, që të tjerët të mos i gjejnë dot “rrënjët e studimeve”, ose duke zhdukur skedat, që të tjerët,  “bezdisësat” e plagjiatorëve, të mos i shkojnë kërkimit të mashtrimit deri në fund. Gjithsesi ata nuk e dinë se skedat janë të dyzuara dhe ruhen edhe në arkivat e Bibliotekës. Po si t’u a bësh librave, sidomos kur ata janë vetëm në një kopje!

Si e vrau mëndjen, Sotir Kolea vendosi që për të ndaluar këtë fenomen të shëmtuar, të vuloste librat me vulat e posaçme të Bibliotekës Kombëtare. Këto vula do të ishin stampat që do të diskretitonin vjedhësin, duke besuar se kjo do të shërbente për një “hajdut të ndershëm”, që vlerësonte fisnikërinë e librit. Sotir Kolea qe  vetë fisnik i dijes, ai e çmonte librin dhe ndoshta  mendonte se grisja e faqeve të librit ishte një veprim i llahtarshëm, që nuk mund të bëhej.

Dhe i paraqiti për miratim Ministrisë së Arsimit dy modele vulash, njëra e madhe dhe e rrumbullakët, në të cilën shkruhet BIBLËJOTEKA KOMBËTARE – TIRANË, e që në shkresën përcjellëse shënohet me shkronjën A dhe tjetra, më e vogël, ovale për nga forma, në të cilën shkruhet po BIBLËJOTEKA KOMBËTARE * TIRANË dhe që shënohet në shkresë me  shkronjën B.

Vula A, pra ajo e madhja, do të përdorej për vulosjen e librave,  të revistave, të gazetave dhe të hartave. Te librat do të vihej në kapakun e sipërm, jashtë e brenda, si dhe në kapakun e fundit. E njëjta gjë do të bëhej edhe për revistat. Përsa u përket hartave, vula do të vendosej në shpinë të tyre, ndërsa në rastin e gazetave, përbri titullit.

Me vulën B do të vuloseshin faqet e përcaktuara sipas rregullit, që iu paraqit ministrisë në shkresën dërguar asaj.

Dhe më poshtë po paraqesim shkresën zyrtare, e cila ruhet në:

 ASH, Fondi 195, Viti 1930, Dosja 122, faqe 125 – 126.

     Shkresën do ta paraqesim me gjuhën e atëhershme jo vetëm për të qenë sa më pranë atmosferës së asaj kohe, por edhe si një kuriozitet të evoluimit të gjuhësor.

    “M. A.

Ni 129/293

--------------

Vula kontrolli për vi-

vëllat’ të Biblëjote-

kës’ Kombëtare.

                                     Mënistërijës’ së Arësimitë

                                                     Q  y  t  e  t

                                                     --------------

                            

                     Për mos të lënë mëë shesh të shdukuritë pa kurr’ fare përgjegjësijet

           faqe ligjitë  të vivëllavet’ që janë plëngu i kësaj Biblëjoteke Kombëtare hartuamë

           një postat të vulosuri të ç’do vivëlle, jasht’ e brënda, si pas numurit’ të faqevetë.

                     Gjithë vivëllatë, si ato që janë shkuarë ndë numurë gjer mbë sot si

           dhe ato që dot’ shkuhen’ këndiparë, dot’ kenë ndë faqet’ të caktuara vulat’ të

           Biblëjotekësë.

                     Një ksombëlë të postatit’ ndë fjalë kemi nderin’ t’i shtrojëm’ së

           Shkëlq. Mënistërijë për të na shërbyerë faqe ligjitë për ç’do nevojë që munt të

           çfaqetë.

     Tiranë, 14 Korrik 1930                                                                  Drejtori

                                                (Firma dhe vula)

SEKRETARI I PERGJITHESHEM

 (Firmosur nga A. Xhuvani), dt 17/7/30

Për veprim

(Firma), dt 21/7/930

MINISTRIA E ARSIMIT BOTUER

MBRRITUN MË 17/7/930

NR 155/15 ME LIDH  L___

 

                             Vula mbi vivëllat’ të Biblëjotekës’ Kombëtare

                ---------------------------------------------------------

           Vivëllat’ , rivistat’ , hartat’ , gazetat’ , që janë plëngu i Biblëjotekës’ Kombëtare do shënohen’ me vula me emërin’ e sajë.

           Vulat’ që do përdoren’ për këtë shënim janë dysh:

     1  )  Vula e madhe, e rrumbullakëtë, me të shkruarën’  “BIBLËJOTEKA KOMBËTARE-

TIRANË” për rreth dhe me shkabën’ e dykrerëtë ndë mes, e diktuarë me letërën  “A”.

     2 ) Vula mëë e vogëlë, e surrëgjatëtë, me të shkruarën’ “BIBLËJOTEKA KOMBËTARE-TIRANË”  për rreth, pa shkabë, e diktuarë me letërën “B”.

     Vula e madhe  “A” vihet’ mbi faqe të titëllit’, të jashtëm’ e të brëndësme, mbë të mënjgjërë, afër’ shpinës” dhe mbi faqen’ e funditë, ndë mënyrë që mos të munt të shduket’ me anë të shkëputuri të pjesës’ së pa-shkruarë të fletësë.

     Vula e surrëgjatëtë “B” vihet’ mbi faqet’ të shënuara këtu pas, ndë funt dhe brinjë shpinës’ së ç’do flete, ndë mënyrë që mos të shduketë.

   

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja