Partia Socialiste do korrë fitoren në zgjedhjet e pjesshme të Himarës. Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Report Tv, i cili thekson se aleanca helene Berisha-Beleri mund të blejë vota, por do humbasë thellë në Himarë. Sado që opozita gjen si kandidat personin më të pasur të zonës, Spahiu thotë se sërish opozita nuk do ia dalë me strategjinë e saj për të blerë vota. Report Tv mësoi përmes burimeve se biznesmeni Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës.
“Kush është sot aleanca e atyre që duan të rrëzojnë regjimin, aleancë me Metën, Monikën dhe Fredi Belerin. Betejë dhe luftë brenda llojit, ka një rezistencë që mos të kalojë trashëgimia e pushtetit politik nga baba te djali. Alternativa tjetër është që të gjendet personi më i pasur me para në zonë. Strategjia e aleancës helene Berisha-Beleri është për të blerë vota, ndonëse ata do përpiqen të blejnë vota, s’do e blejnë dot Himarën dhe do kenë humbje të thellë më 4 gusht, sado të gjejnë një biznesmen që të kandidojë për këtë aleancë helene që është dorëzuar pa kushte në pultin e Athinës për ta marrë në kontroll politikisht përmes kalit të Trojës, mendoj se me gjithë këto përpjekje s’do munden të blejnë shqiptarizmin e popullit të Himarës”, tha Spahiu për Report Tv.
Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi vlerësoi figurën e Vangjel Tavos me të cilin do garojë PS.
“Mendoj që Tavo është një person me karrierë politike, prodhon politikë. Votat në Himarë si ka blerë Beleri, i ka blerë Greqia, Athina ka shpenzuar mijëra euro për të blerë një pjesë të komunitetit. Tavo ka një origjinë minoritare, por e do Shqipërinë aq sa e do Greqinë. Ka investuar jetën në jugun e Shqipërisë, ka treguar që së paku nuk komandohet nga Greqia dhe një politikan që nuk është i dëmshëm për Shqipërinë. Do ketë një përplasje mes një politikani karriere dhe një biznesmeni”, tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Rama s’bie për 20 vjet, nëse opozita proteston 20 minuta dhe të nesërmen shkon në plazh
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
-
Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston
8 Janar, 18:17
-
Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?
8 Janar, 16:24
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje
6 Janar, 21:35
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04