Spahiu: Rama s’bie për 20 vjet, nëse opozita proteston 20 minuta dhe të nesërmen shkon në plazh

Juristi kreshnik Spahiu, i ftuar në Report Tv, ka komentuar protestën e thirrur nga opozita ditën e nesërme para Kryeministrisë. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu thotë se kryeministri Rama nuk rrëzohet nga pushteti për 20 vite, nëse opozita proteston për 20 minuta dhe të nesërmen shkon në plazh.

“Rama qëndron në pushtet edhe 20 vjet nëse protesta e opozitës zgjat 20 minuta dhe të nesërmen ata shkojnë në plazh. Kam një logjikë të bazuar në fakte dhe statistika që bën të besojë se të paktën në 30 vite e fundit asnjë qeveri nuk është rrëzuar nga pushteti për shkak të protestave partiake”, tha Spahiu.

Spahiu thotë se një protestë e dështuar nuk e dobëson regjimin, ndërsa thekson se opozita është ‘kampione’ e mitingjeve, por kur përballet në zgjedhje kjo nuk i përkthehet në vota.

Protesta të cilat konsiderohen konferenca shtypi në natyrë, ku dalin 20 persona dalin e flasin në bulevard dhe fil si protestë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Në gjithë planetin protestat kanë filozofi tjetër, është një revoltë popullore. Konferencat e shtypit në natyrë mund të bëhen në bahçe, bulevard, por këto nuk e rrëzojnë regjimin politik. Opozita është kampione e mitingjeve por ditën e zgjedhjeve nuk i konvertohet në votë. Një protestë e dështuar i shërben regjimit politik, nuk e dobëson atë”, u shpreh Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
Spahiu: Amerikanët po mbështesin më shumë SPAK dhe BKH sesa dy partitë PS-PD

 

SHBA ndihet e lodhur me PD dhe PS thotë Kreshnik Spahiu, duke theksuar se më shumë po mbështesin SPAK dhe BKH se sa dy partitë. Për Report Tv, Spahiu tha se SHBA ka vendosur që të gjithë mbështetjen e tyre ta orientojnë tek institucionet kushtetuese.

“SHBA po mbështesin më shumë SPAK dhe BKH sesa dy partitë PS-PD. Pas vitesh dëshmimesh të investimeve me politike, diplomatike me liderët e estabilishmentit të vjetër, mesa duket diplomacia amerikane dhe Uashingtoni ndihen të lodhur me PS dhe PD dhe kanë vendosur që të gjithë mbështetjen e tyre ta orientojnë tek institucionet kushtetuese, përfshi SPAK dhe BKH , pa harruar Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. 24 orë para se të zgjidhej kryetare e Gjykatës Kushtetuese ende jetonte në SHBA. Zacaj është investim i SHBA dhe ka mbështetje në vendime, ndryshe nga Olta strategjike e Ramës.

Spahiu në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën, që duhet të dërgohet sa më shpejt në Gjykatë për tu shqyrtuar. Spahiu tha se për herë të parë në 34 vite kemi një përplasje të pushtetit politik me Kushtetuesen. Ndërsa për Xhaçkën thekson se duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga mandati.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka mbajtur sot një qëndrim dinjitoz dhe ka folur si burrë shteti, sepse për herë të parë kemi një kryetare të Gjykatës Kushtetuese që thotë Kuvendi realizoi një grusht shteti, në mënyrën se si e interpretoi, se vendimet tona kanë forcën e ligjit. Për herë të parë në 34 vite kemi një përplasje të pushtetit politik me Kushtetuesen. Qeveria shqiptare janë rreshtuar në mënyrë të njëanshme për mbrojtjen mandatit të deputetes. Xhaçka duhej të kishte dhënë dorëheqjen. SHBA do rreshtohen krah Zaçaj për të mbështetur pavarësinë dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Spahiu.

Ora 17:46
Spahiu: Aleanca helene Berisha-Beleri mund të blejë vota, por do humbasë thellë në Himarë zgjedhjet

 

Partia Socialiste do korrë fitoren në zgjedhjet e pjesshme të Himarës. Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Report Tv, i cili thekson se aleanca helene Berisha-Beleri mund të blejë vota, por do humbasë thellë në Himarë. Sado që opozita gjen si kandidat personin më të pasur të zonës, Spahiu thotë se sërish opozita nuk do ia dalë me strategjinë e saj për të blerë vota. Report Tv mësoi përmes burimeve se biznesmeni Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës.

“Kush është sot aleanca e atyre që duan të rrëzojnë regjimin, aleancë me Metën, Monikën dhe Fredi Belerin. Betejë dhe luftë brenda llojit, ka një rezistencë që mos të kalojë trashëgimia e pushtetit politik nga baba te djali. Alternativa tjetër është që të gjendet personi më i pasur me para në zonë. Strategjia e aleancës helene Berisha-Beleri është për të blerë vota, ndonëse ata do përpiqen të blejnë vota, s’do e blejnë dot Himarën dhe do kenë humbje të thellë më 4 gusht, sado të gjejnë një biznesmen që të kandidojë për këtë aleancë helene që është dorëzuar pa kushte në pultin e Athinës për ta marrë në kontroll politikisht përmes kalit të Trojës, mendoj se me gjithë këto përpjekje s’do munden të blejnë shqiptarizmin e popullit të Himarës”, tha Spahiu për Report Tv.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi vlerësoi figurën e Vangjel Tavos me të cilin do garojë PS.

“Mendoj që Tavo është një person me karrierë politike, prodhon politikë. Votat në Himarë si ka blerë Beleri, i ka blerë Greqia, Athina ka shpenzuar mijëra euro për të blerë një pjesë të komunitetit. Tavo ka një origjinë minoritare, por e do Shqipërinë aq sa e do Greqinë. Ka investuar jetën në jugun e Shqipërisë, ka treguar që së paku nuk komandohet nga Greqia dhe një politikan që nuk është i dëmshëm për Shqipërinë. Do ketë një përplasje mes një politikani karriere dhe një biznesmeni”, tha Spahiu.

Ora 17:41
Spahiu: Opozita ‘Tokë e xanun’ nga familjarët, vajza Berishës, gruaja Metës, djali Belerit

 

‘Tokë e xanun’, e quan juristi kreshnik Spahiu opozitën në vendin tonë. I ftuar në Report Tv, Spahiu thotë se opozita është ‘tokë e xanum’ nga familjarët e Berishës, vajza Argita, e deri tek gruaja e Metës, Monika Kryemadhi apo djali i Fredi Belerit, i cili ishte përfolur si kandidati i mundshëm i PD për zgjedhjet në Himarë.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu u shpreh se as Enver Hoxha apo Ramiz Alia nuk ia lanë partinë familjarëve.

“Atyre u intereson toka e Xanun. Opozita është një tokë e Xanum nga familjarët e lidershipit, nga vajza e Berishës, nga gruaja e Metës, djali i Belerit. As regjimi politik i Enver Hoxhës nuk bëri atë që partinë t’ia linte fëmijëve. Enver Hoxha iku në botën tjetër dhe s’ia la partinë as Sokolit, as Ilirit dhe as Pranverës. As Ramiz Alia nuk ia la vajzës apo djalit të tij partinë. Këta kanë kaluar çdo lloj kufiri. Si mund ta quash veten antikomunist, kur komunisti që ke ne krye ia lënë si plaçkë tregu, ia la partinë gruas, iku president 5 vjet", tha Spahiu. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gaspër: 10/07/2024 20:16

    Kur flet çdo ditë sigurisht që do të thuash idiotizma o Kreshnik.... Me çfar alternative do ta rrëzoi kjo opozitë e pjerdhur Ramën me Sali non gratën në krye.Me Saliun opozita që e përkrah është e tëra NON GRATA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev