Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores nga SHBA.

Në një lidhje skype për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pikëpyetje mbi juridiksionin ndërkombëtar dhe mbi faktin nëse një shtet mund të arrestojë kreun e një shteti tjetër.

Juristi sqaroi se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka nisur hetime ndaj Maduros, por deri më tani nuk ka nxjerrë një urdhër-arresti.

‘Arrestimi i Maduros do të jetë një diskutim i gjatë për disa arsye. Për çështje të problemit të juridiksionit a mundet një shtet të arrestojë një person të një shteti tjetër. Ka një lloj imuniteti të kryetarëve për tu arrestuar sepse ai është kryetar shteti. Gjykata e Hagës ka nën hetim Maduron por nuk ka nxjerr ende një urdhërarresti.

Rasti i Noriegës nuk është i ngjashëm me atë të Maduros, sepse arrestimi i Maduros është nga SHBA dhe jo nga gjykata ndërkombëtare e krimeve, ka një ndryshim të akuzave të Maduros akuzohet sot për një sërë akuzash që lidhet me bashkëpunim me struktura të organizata kriminale, për trafik armësh, trafik droge dhe pastrim parash, ndërsa Noriega s’ka qenë kryetar në momentin e arrestimit. Nëse dje SHBA tha ne do të qeverisim deri në zgjedhje të reja në Venezuelë sot u tha nuk është operacion ushtarak por policor, pra ka një interpretim tjetër sot’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Spahiu: Venezuela ishte bërë koloni kineze me vartësi ekonomike 70 miliardë euro kredi

 

Juristi Kreshnik Spahiu për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, theksoi se Venezuela zotëron rezervat më të mëdha të gazit dhe naftës në botë, ndërsa shtoi se vendi është ekonomikisht i varur nga Kina.

‘Së pari, kjo është një karakteristikë e pothuajse të gjitha vendeve, sidomos e shumicës së shteteve të Amerikës Latine. Shikoni, ka disa informacione minimale që mendoj se duhet t’i ndajmë me publikun. Venezuela ka një sipërfaqe sa dyfishi i të gjitha shteteve të Ballkanit. Ka një sipërfaqe sa tre herë Gjermania. Pra, Venezuela është një shtet shumë i rëndësishëm gjeopolitik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për gjithë rajonin.

Siç është deklaruar, ajo ka rezervat më të mëdha të gazit dhe të naftës në të gjithë planetin. Një nga gjërat që duhet thënë është se, përveç përpjekjeve të fundit për të kontraktuar kompani kineze, aktualisht Venezuela ka rreth 70 miliardë euro kredi nga qeveria kineze. Pra, ekonomikisht është totalisht e varur nga Kina.