Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare

Duke komentuar zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, juristi Kreshnik Spahiu thotë për Report Tv se Berisha nuk do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare. Në emisionin ‘Frontline’, Spahiu thotë se nëse Berisha do vinte në pikëpyetje mandatin e 4 të Ramës, do thërriste në koalicion çdo parti të re.

“Nëse doni të parashikoni rezultatin e zgjedhjeve, shihni se çfarë lëvizje do bëjë opozita. Ka dy lloj listash që ndërtohen për një parti që pretendon pushtetin, e para është listë hapje ku probabiliteti është shumë i lartë për rotacion politik. Ka edhe një listë të mbyllur, ku një parti është e sigurt që e ka të pamundur fitoren dhe i duhet të maksimalizojë numrin e deputetëve të siglës. Nëse PD e drejtuar nga Berisha do i bëj ofertë Lapajt, Shabanit, Qorit, Shehajt, Alibeajt, Bashës, çdo lloj subjekti përveç PS, atëherë ta dini që Berisha është i bindur që ka një mundësi për të ardhur në pushtet. Nëse do vinte në pikëpyetje marrjen e mandatit të katërt, atëherë do i bënte oferta partive të tjera”, tha Spahiu.

Sipas Spahiut, rezultati i zgjedhjeve të 11 majit do jetë historik, sepse PS dhe PD do zhbëjnë partitë e tjera të vjetra dhe do u heqin shanset edhe partive të reja.

“Në bindjen time rezultati mund të ketë ulje të votave të PS dhe PD, por PS dhe PD do shënojnë rekord historik në sistemin dy partiak në 11 maj, në 35 vite sepse do zhbëjnë partitë e tjera që kanë qenë të vjetra dhe do u heqin mundësinë edhe partive të reja. Partia çame s’do ketë më mundësinë të këtë 4 deputetë, partia e LSI tani është inekzistente, tani do fusë në deputet vetëm metën për qokë dhe s’do jetë me subjekt politik. 2025 do jetë koalicioni i ardhshëm anti-SPAK, Rama, Berisha, Meta që kanë një interes për t’iu kundërvënë SPAK”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë


SI.E./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)