Spahiu: E turpshme që Progres raport i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' Report Tv, progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato sot në parlament.

Spahiu thekson për Marsela Karapançon se është e turpshme që mediat opozitare marrin vetëm kritikat në progres raport dhe nuk merren me aspektet pozitive të këtij raporti.

'Quhet progres raport dhe jo regres raport. Shqipëria duhet të plotësojë 35 kapituj që janë reforma në çdo sektor të shtetit. Për sa kohë duhet ti plotësojë kuptohet qartë që sot Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Kemi ende 35 kapituj për ti plotësuar. A jemi në një moment të rëndësishëm? Jemi në moment historik. 34 vite nuk ka pasur një unanimitet konsensusi europian për Shqipërinë. Meritë e kujt është, rrethana politike, gjeo politike apo një moment i duhur? Duhet parë. E turpshme ajo që ndodh në Shqipëri, gjysma e portaleve thonë Shqipëria është në BE ka plotësuar çdo kërkesë, po të lexosh portalet e opozitës kapin momentet e kritikave.

Ka një palaçollëk dhe mungesë serioziteti në mënyrën si sillemi në sytë e ndërkombëtarëve. Qeveria duhet të jetë realiste, reklamën ja ka bërë vetë BE. Nuk ka nevojë të theksojnë me daulle dhe muzikë aspektet pozitive. Nga ana tjetër opozita që ka 3 vjet me retorikë sovraniste duhet të sillet si të gjithë euro skeptikët. Nëse Be është e njëanshme me qeverinë pse merr aspektet kritike të raportet. Ose injoroje fare. Shpërfilli raportet e BE.'

Spahiu shton se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike.

'Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Kreshnik Spahiu e mbylli 'Frontline' mbrëmjen e sotme me një batutë sa i përket porgrameve politike të partive kryesore. Sipas tij, askush nuk harxhon kohë të lexoj programe politike prandaj partitë më mirë mos harxhojnë letër.

'Sipas një studimi afro 0.5 % e shqiptarëve lexojnë programet e partive politike. As nuk i besojnë as nuk i lexojnë. I bëj thirrje partive mos harxhimi letër dhe të ndotin ambjentin maksimumi për kausha farash do ruhen. Shqiptarët vlerësojnë kostumet e kryetarëve, kollaret, mjekrën.'

Ora 22:49
Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE

 

Kreshnik Spahiu e shikon si të turpshme sjelljen e opozitës që nuk votoi për rezolutën e BE-së. Sipas tij PD dhe opozita e gjejnë mirë gjuhën me Ramën për të votuar amnistinë apo për listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE-së duke dashur bllokimin e Shqipërisë. 

'Moment historik për Shqipërinë, përgjegjësia e liderëve duhet të jetë e nivelit të lartë. Çështja është je patriot apo jo. Kjo opozitë që gjeti dialogun për listën e mbyllur, për të rritur rrogat nga 1000 euro në 3500 euro e gjeti konsensus dialogun me Edi Ramën, bën amnisti politike për të liruar të dënuarit e GJKKO. Kur bëhet fjalë për interesat e Shqipërisë këta e votojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mosdhënia e votës për rezolutën është një sjellje antikombëtare. Është sjellje personale nuk ka lidhje me Edi Ramën. Dje u plotësuan 14 kërkesa Fredi Belerit, u gjet dialogu pse nuk gjendet me Gaz Bardhin. Kam 34 vjet që studioj shtetin e së drejtës por nuk i marr vesh.'

Ora 22:24
Spahiu: Projekti SPAK me arrestime është eksperimentuar fillimisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari …..

 

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Frontline se reforma në drejtësi siç po kryhet me SPAK në Shqipëri është eksperimentuar më parë në vende si Çekia, Sllovakia apo Rumania dhe ka rezultuar e suksesshme.

'Reforma në drejtësi nuk është projekt as i Edi Ramës, as i Sali Berishës, as i Ilir Metës. Reforma në drejtësi nuk është projekti sui generis. Shqipëria vendi i fundi që po implementohet. Është bërë në Çeki, Sllovaki, Kroaci, Bosnje, Rumani. Shqipëria ishte bastioni i fundit. Këtë e votoi Rama. Po sigurisht ata ishin në parlament. Edhe Gjykata Speciale u votua nga Hashim Thaçi, dhe sot është në burg. Për këtë arsye them se është një projekt i suksesshëm i SHBA dhe BE, që e quajnë sukses të tyre. U kalua me presion. Një miku jonë thirret në ambasadë, i thonë zotëri do e votosh.

Kur del nga ambasada pimë një kafe dhe i thamë ç’të thanë, lëre tha duhet votuar. Nëse nuk votohet më kujtuan disa gjëra të 20 viteve që i kisha harruar. I kishin hapur një dosje të para 20 viteve çdo deputeti që bëhej pengesë. Ju janë nxjerrë dosjet, o e votoni ose do keni probleme serioze. Reforma sapo ka filluar.'

Ora 21:56
Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkan perëndimor

 

Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon arsyet pse sipas tij Shqipëria ka marrë një vlerësim më pozitiv nga BE se sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Spahiu thekson në 'Frontline' se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike.

'Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua.

Do ngre një pyetje 1 milion. Nëse nuk do ishte ky sistem politik, këto rrethana politike, a do kishte këto arritje SPAK. Korrupsioni ka lindur këto 5 vjet. Ka pasur. Pse janë rritur arrestimet e nivelit të lartë, janë bërë vetëm këto 3 vjet. Pse nuk janë bërë në 30 vjet? Me qeveri tjetër a do kishte bërë SPAK këto arrestime? O do flasim realitetin, ose flasim përralla. Po të kishte regjim politik tjetër, nuk do kishte sukses. Ky është sukses jo i 3 individëve. Kam lexuar dhe raportin e Kosovës, nuk e thonë që ka rritje ekonomike. Këta ekspertë i kanë studiuar më mirë se ne. Aty ku është bërë progres është progres. Mos të nisemi të krahasohemi më Kroacinë apo Bullgarinë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot