Zgjedhjet në Himarë, Studiuesi Ardit Bido tregon për Report Tv si ndikojnë në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi! Noka, Boçi e Kaso e Blushi provokuan

Studiuesi Ardit Bido në studion e Report Tv komenton zgjedhjet që po mbahen sot në Himarë dhe komenton si do të ndikojnë në marrëdhëniet mes Shqipërisë – Greqisë.

“Në marrëdhëniet shqiptaro greke Himara nuk ndikon. Në çdo moment mund të gjendet cdo lloj arsye për të krijuar tension. Kjo ka të bëjë me çështje më të gjera të interesit të gjerë të Greqisë kundrejt Shqipërisë. Rasti Beleri u përdor për ca interesa të caktuara qoftë të politikës së brendshme të Greqisë për votat dhe qoftë politikës së Greqisë kundrejt Shqipërisë për ta vendosur atë me shpatulla pas murit për problemet reale dy palëshe” thotë Bido.

Por shton se zgjedhjet e sotme do të vendosin dhe klimën në Himarë ndërsa akuzon eksponentë të opozitës se po luajnë një tezë të rrezikshme atë të nacionalizmit grek.

“Zgjedhjet kush fiton në Himarë, ndikon në një kuptim: Nëse ai që fiton do të vijë me idenë të bëjë provokime?! Nëse kandidati fitues do të bëjë provokime gjatë mandatit të tij, tensioni nuk i shërben askujt, ndërkohë që ajo bashki është 85 % shqiptar. Shqiptarët duhet ti tërheqin veshin jo banorëve, por atyre që e përdorin Himarën dhe e kanalizojnë votën e shqiptarëve tek nacionalizmi politik. 

Eshtë rasti  që Flamur Noka, Tedi Blushi, Afrovita Dhimojani, Luçiano Boçi e Ivi Kaso të dalin e të deklarohen që janë pjesëtarë të minoritetit etnik grek ose të deklarojnë se kjo është betejë e minoritetit grek. Ndërkohë që Beleri mori mbi 70% të votave të shqiptarëve në zgjedhjet e kaluara. Na thuaj cila është teza politike? Që Himara është greke? 100% minoritet. Parada e turpshme e Nokës dhe Blushit vetëm në greqisht ishte Provokim”

Çfarë është Himara për PS-në?
Bido thotë se zgjedhja e Tavos si kandidat për kryetar bashkie në Himarë është gabim politik, por naivitet, por ‘Tavo s’mund të akuzohet për vorioepiriotist. Në kuptimin e identitetit Tavo është një shqiptar i mirë me etni greke si shumica dërrmuese e minoritetit që jetojnë në harmoni e paqe me shqiptarët. Tavo përfaqëson 100% minoritetin grek të integruar, shqiptar dhe nuk ka ngritur kurrë teza nacionaliste greke, e nuk ka punuar kurrë për grekë. 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun