Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas masës së sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it dhe kontrolleve ndaj ish-kryepolicit Ilir Proda. Ajo akuzon kryeministrin Edi Rama se ka lejuar kapjen e institucioneve shtetërore dhe kërkon largimin e tij.
“Kjo qeverisje ka kriminalizuar çdo hallkë të shtetit. Grupi i strukturuar kriminal në dosjen e AKSHI-t po dëshmon sërish, kapjen e institucioneve shtetërore. Sot, shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar është nën arrest në kuadër të hetimeve për lidhjet me Ergys Agasin, ndërsa ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po ushtrohet kontroll.
Kur figurat që duhet të jenë garantët e ligjit dhe të sigurisë kombëtare përfshihen në hetime penale, alarmi është kombëtar. Skema e AKSHI-t, njësoj si ajo e inceneratorëve dhe çdo afere tjetër kriminale ka funksionuar me bekimim e Edi Ramës, ndaj kërkon përgjegjësi dhe hetim deri në fund. Sot, siguria kombëtare është në emergjencë. Largimi i Edi Ramës është jetik për vendin“, shkruan Erisa Xhixho.
Lajmi kryesor:
Arresti për drejtoreshën e SHISH, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë! PD debate në Komisione: Ka rënë shteti, të dorëhiqet Rama! PS: Pasojë e shtetit të së drejtës (REAGIMET)











