Spahiu në Report Tv: Opinioni ishte mbarsur me urrejtje që: Trumpin e mundin vetëm po e vranë

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv ka dënuar sulmin ndaj presidentit Donald Trump gjatë një mitingu elektoral në SHBA. Spahiu tha se është e papranueshme që një ngjarje e tillë të ndodhe në vitin 2024. Juristi nënvizoi se ngjarja ishte e paralajmëruar pasi të gjithë në mediat sociale thonin se Trumpin e mundim vetëm nëse e vrasin.

‘Ishte paralajmëruar. Të gjithë në mediat sociale thoni se Trump mund të humbasë vetëm nëse e vrasin. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë në 2024. Mund të jetë një ogur i zi. Do të shikojmë si do të reflektohet dhe si do të jetë reagimi. Mund të mos jetë e rastësishme apo aksiome e një individ të çmendur. Është e vështirë të besohet se është një iniciativë e individuale e një personi. Mendoj se kjo nuk është vetëm shprehja e reflektimit të gjuhës së urrejtjes vetëm në SHBA. Ardhja në pushtet e Trump prish shumë ekuilibra. Konsiderohet se mund të prishen shumë ekuilibra në gjithë planetin.

Dihet se shumë interesa financiare mund të dëmtohen nga ardhja e presidentit Trump. Prish shumë ekuilibra në gjithë planetin, me BE me Kinën me marrëdhënie të reja me Rusinë. I rikujtoj opinionit publik se të gjitha këto qëndrime të reja, padyshim që të gjitha regjimet politike janë me sy nga SHBA dhe Washington.

Ishte një garë e përcaktuar. Nëse do të shkohet në zgjedhje Biden-Trump rezultati tashmë dihet. Të gjitha ti mbledhim bashkë të çojnë në faktorë të interesave që vetëm eliminimi fizik i Trump mund të shkonte në zgjedhje të tjera. Gjuha e urrejtjes në nivelet politike ishte e papranueshme që të arrinte deri në atentat ndaj presidentit të SHBA. Kjo mund të pasojë me një efekt zinxhirë. Ky është shqetësimi se liderët politikë janë solidarizuar me Trump. Ky atentat do të ndikojë dhe në rezultatin e zgjedhjeve.’- tha Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Spahiu për Report Tv: Atentati ndaj Trump, i pari në histori si kandidat dhe rival i Presidentit

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se atentati ndaj Donald Trump është i pari në historinë e një kandidati për president. Në një intervistë për Report Tv Spahiu e cilësoi si ngjarje shumë të rëndë sulmin dhe tha se është një ngjarje e rëndë dhe për demokracinë.

‘Në radhë të parë do të doja të specifikoja se ndryshe nga kronologjia historike që po i bëjnë mediat sot nuk është goditur sërish presidenti i SHBA-së pro për herë të parë është goditur një kandidat për të qenë president, dhe kjo është dy herë më e rëndë. Sot është goditur një rival politik  regjimit politik. Një rival politik në opozitë i cili pretendon për të rrëzuar presidentin në fuqi. Kjo është një ngjarje e rëndë për demokracinë amerikane.'- tha Spahiu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 14/07/2024 17:54

    Ky K Spahiu, nga i bie Legeni, ky hajduti Ordiner që është strukur në Gjermani i degjeruari na jep mënd nga jashtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë