Spahiu: Niveli i deputetëve sot, 30 shkallë më poshtë se parlamenti Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit

TIRANË- Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv nisjen e sesionit të ri parlamentar. Spahiu thekson se paqja e sotme reflekton paktin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, që sipas tij u konkretizua me mbylljen e listave e amnistinë penale. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu foli edhe për ligjvënësit, duke thënë se niveli i deputetëve sot është 30 shkallë më poshtë se niveli i deputetëve në parlamentin Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit.

“Seanca e sotme reflekton paktin e PS me PD, e Berishës me Ramën, është një hap në vazhdimësi të marrëveshjeve të sezonit të kaluar që u ratifikuan marrëveshje të rëndësishme për ta. Siç është rritja  e pagave 3000-3500 euro për deputetë, ranë dakord për amnisti penale, ranë së bashku në marrëveshje për të ndryshuar disa dispozita të Kodit Zgjedhor dhe mbyllur listat e deputetëve.

Paqja e sotme është reflektim i asaj dashurie të fshehtë në distancë të dy liderëve, që në media aktrojnë, por në çështjet kryesore kanë bërë një pakt të rëndësishëm. Nga viti 92 deri në 2024, pas 32 vitesh, kuvendi shqiptar dhe niveli i deputetëve është 30 shkallë më poshtë se niveli i parlamenti Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit. 34 vite më parë ndiqeshin nga 98% e publikut ndonëse kishte një televizion. Sot kemi 30 televizione dhe 1 portale që e përcjellin live seancën, por 5% e publikun e ndjekin live. U shkatërrua sistemi politik, nga mazhoritar ku populli votonte në lagje deputetin përfaqësues, tani populli voton deputetët e emëruar nga kryetari.

Kryetari vendos njerëzit më servil. Me sistemin e kaluar kryetari ishte i detyruar të përzgjidhet figura me integritet politik, përfaqësues të familjeve më të mëdha në qarqet e Shqipërisë, si Uran Butka, Tomor Dosti, Dash Shehi, me dhjetëra deputetë që ishin pjesë elitar e familjeve nga çdo qark. Kishte përplasje cilësore mes demokratëve dhe socialistëve, ishin njerëz që prodhonin politikë. Me përjashtim të disa deputetëve, 90-95% rrogën e parë e kanë si deputet, s’kanë as eksperience, apo background politik”, tha Kreshnik Spahiu në Report Tv.

Niveli i përfaqësimit të deputetëve, sipas Spahiut, u ul për shkak të shkatërrimit të sistemi politik, ku sot deputetë tha se zgjidhen servilët e kryetarit.

"34 vite më parë ndiqeshin nga 98% e publikut ndonëse kishte një televizion. Sot kemi 30 televizione dhe 1 portale që e përcjellin live seancën, por 5% e publikun e ndjekin live. U shkatërrua sistemi politik, nga mazhoritar ku populli votonte në lagje deputetin përfaqësues, tani populli voton deputetët e emëruar nga kryetari.

Një pyetje Spahiu ia drejtoi edhe opozitës pas sulmeve ndaj Spiropalit, duke i pyetur se kush është kryetar më i mirë Elisa, Ruçi, Meta, Nikolla apo Gjinushi?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
‘Ai përfaqëson Greqinë, jo Shqipërinë’, Spahiu: Fredi Beleri u lirua që të ushtrojë detyrën në Parlamentin Europian

 

Fredi Beleri u lirua sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi kreu 16 muaj burg për korrupsion në zgjedhje. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv tha se Beleri u lirua që të që të ushtrojë detyrën në Parlamentin Europian. Spahiu theksoi se Beleri nuk përfaqëson Shqipërinë, por Greqinë.

Sipas Spahiut, të gjitha palët fituan nga situata e krijuar në Himarë me arrestimin e Belerit.

“Gjykata ka liruar Belerin, ka kryer më shumë se 4/5 e dënimit, s’ka probleme. Sipas raportit të Burgjeve ka një raport pozitiv të sjelljes në burg është bërë që të ushtrojë detyrën si eurodeputet në PE. Beleri nuk përfaqëson Shqipërinë, por Greqinë. Nuk përbën asnjë shqetësim edhe për ata që nuk e mbështesin, por duhet kuptuar se me ngjarjen në Himarë fituan të gjithë nga pak. Së pari fitoi opozita që e futi në konflikt qeverinë shqiptare me atë greke, së dyti Mitsotakis që radikalizoi votat e nacionalistëve në Greqi me Belerin, fitoi vetë Beleri se më mirë të jetë eurodeputet se kryetar i Himarës, fitoi PS se vuri në kontroll Himarën”, tha Spahiu në Report Tv.

Ora 20:01
Spahiu pyet opozitën: Kush është kryetar më i mirë parlamenti: Elisa, Ruçi, Meta apo Gjinushi?

 

Juristi Kreshnik Spahiu nga ekrani i Report Tv iu drejtua opozitës me një pyetje mbi kryetaren e re të Kuvendit, Elisa Spiropalin. Spahiu tha se ajo është vënë në shënjestër të akuzave të opozitës, por Spahiu i pyeti se kush është kryetar më i mirë, Elisa, Ruçi, Meta, Nikolla apo Gjinushi?

Për juristin, Spiropali është figura që i duhej Kuvendit për të drejtuar në vitin 2024, duke theksuar se vjen pa ngarkesa nga e shkuara politike, s’ka qenë pjesë e dosjeve penale të prokurorisë apo edhe e Sigurimit të Shtetit.

"Elisa Spiopali është bërë target i bullizmit të shumë kritikëve apo opozitës. Do i bëja një pyetje opozitës, është më mirë për ju Elisa Spiropali apo Gramoz Ruci, është më mirë Elisa apo Skënder Gjinushi? Elisa Spiropali apo Lindita Nikolla? Spiropali vjen pa ngarkesa nga e shkuara politike, s’ka qenë pjesë e akuzave apo dosjeve penale të prokurorisë, s’ka qenë pjesë e sigurimit të Shtetit. Jam nga ata që nuk vlerësoj se kush është socialist është djall dhe kush është demokrat engjëll. Mendoj që djalli dhe engjëlli është brenda çdo kujt. Në raport me kryetarët e tjerë socialist, Spiropali është me e përshtatshme dhe i përkon vitit 2024. Prodhon jo vetëm ide politike, por edhe aksion. Njeri i veprimit. S’mund të jetë i niveleve që ne do të dëshironim, siç ka qenë Arbnori, por krah Ruçit që ka qenë ministër i brendshëm i sistemit komunist, mendoj se është me përshtatshme Elisa edhe për opozitën shqiptare", tha Spahiu për Report Tv.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden

Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden