Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se zgjedhjet e pjesshme lokale treguan se partitë e reja nuk kanë shtrirje kombëtare, por ato veprojnë vetëm në Tiranë.

Sipas tij, mungesa e balotazhit si jep asnjë mundësi partive të reja që të marrin pjesë në garë.

‘Shqipëria ka një raund dhe nuk ka balotazh. Balotazhi avantazhon partitë e reja që s’kanë mundësi që të fitojnë me garën e parë 50%. Edhe partia Vetvendosje në Kosovë në fillim çau përmes balotazhit. Po partitë e reja në Shqipëri nuk është se e humbën shansin e tyre dje, ato e kanë humbur që në 11 maj. Fushata e 11 majit tregoi se lufta mes tyre ishte më e ashpër se lufta mes Ramës dhe Berishës. Por u pa se partitë e reja s’kanë shtrirje kombëtare dhe veprojnë vetëm në Tiranë.

Po në këto zgjedhje PD nuk u regjistrua në zgjedhje, inkurajimi për të dalë kandidatë të pavarur ishte që të mos hynin partitë e reja. Pse nuk thanë ato që mbështesim kandidatët e partive të reja. Unë mendoj se ajo ka qenë një lojë e stisur’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Kosova ka garë elektorale pluraliste, Shqipëria ka një parti dhe disa shoqata