Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan më 9 nëntor në 5 bashki në vend, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat.
Në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, mbrëmjen e sotme Spahiu tha se zgjedhjet u bojkotuan.
Ai bëri edhe një krahasim me zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë, ku tha se në Kosovë ka garë elektorale, ndërsa në Shqipëri ka vetëm një parti dhe disa shoqata.
‘Ishin zgjedhje të pjesshme lokale dhe kishte një bojkot edhe nga ana e partive të reja që ngjallën një shpresë muaj më parë. Po të flasim edhe për zgjedhjet në Kosovë që ishin plot ngjyra dhe në fund u morën vesh fituesit. Nuk më shqetëson shpejtësia e numërimit të votave. Ajo që më shqetëson është demokratizimi i shqiptarëve për mos dhënie vote. Në Kosovë ka garë elektorale pluraliste’, tha ai.
Pjesëmarrja e ulët në votime dhe mungesa e garës reale politike në Shqipëri, tregojnë sipas Spahiut një krizë të thellë besimi të qytetarëve tek partitë politike.
‘Lajmi i mirë është se Shqipëria ka qenë e indokrinuar dhe është mirë të depolitizohet paksa por s’do do të thotë të përkthehet me bojkot. Ajo shtresë që duhet të sjell ndryshimin është rinia’, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv thotë se vrasja e 4 protestuesve në bulevard ishte e organizuar.
Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Spahiu tha se janë provat që tregojnë se kjo vrasje është urdhëruar, pasi organizuesit u kujdesën që të fshehin provat, zhdukën pamjet e kamerave të sigurisë, si edhe u pengua grupi hetimor në vendin e ngjarjes.
Juristi thotë se SPAK duhet të zbardhë se kush e dha komandën për të qëlluar në drejtim të protestuesve.
‘Ajo është vrasje e organizuar sepse janë provat që bindin se është e urdhëruar. Ata që urdhëruan vrasjen u kujdesen për të zbehur gjurmët. Fakti që videon e asgjësuan do të thotë se s’duan që të dëgjohet se çfarë ka ndodhur. Është penguar grupi hetimor edhe në vendngjarje. Është bërë një vrasje që është dhënë një komandë që të qëllohet, sepse nuk është një plumb, sepse nuk janë 4 të vrarë, por kemi edhe të tjerë që janë plagosur. Prokuroria veprimin e parë që duhet të kryejë është të pyes personat që janë në dijeni. Në 15 vite prokuroria nuk gjen dot justifikim të thotë pse s’ka pyetur si person në dijeni për ngjarjen Berishën dhe Bashën, dy personat kyç ajo në këto vite si ka pyetur. Kjo tregon se pasur frikë nga Berisha’, tha ai.
Nëse deri më tani nuk janë pyetur personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, si ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Basha, Spahiu thotë se prokuroria ka patur frikë nga Berisha.
Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se zgjedhjet e pjesshme lokale treguan se partitë e reja nuk kanë shtrirje kombëtare, por ato veprojnë vetëm në Tiranë.
Sipas tij, mungesa e balotazhit si jep asnjë mundësi partive të reja që të marrin pjesë në garë.
‘Shqipëria ka një raund dhe nuk ka balotazh. Balotazhi avantazhon partitë e reja që s’kanë mundësi që të fitojnë me garën e parë 50%. Edhe partia Vetvendosje në Kosovë në fillim çau përmes balotazhit. Po partitë e reja në Shqipëri nuk është se e humbën shansin e tyre dje, ato e kanë humbur që në 11 maj. Fushata e 11 majit tregoi se lufta mes tyre ishte më e ashpër se lufta mes Ramës dhe Berishës. Por u pa se partitë e reja s’kanë shtrirje kombëtare dhe veprojnë vetëm në Tiranë.
Po në këto zgjedhje PD nuk u regjistrua në zgjedhje, inkurajimi për të dalë kandidatë të pavarur ishte që të mos hynin partitë e reja. Pse nuk thanë ato që mbështesim kandidatët e partive të reja. Unë mendoj se ajo ka qenë një lojë e stisur’, tha ai.
Komente













Kosova ka qene gjithmone nja 30vjet para nesh kto 100 vitet e fundit or teeeejjjjj
Përgjigju