Spahiu: Rama i dha leje nga burgu Belerit, për të mbyllur konfliktin me Athinën

Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson dhënien e lejes për Fredi Belerin nga Drejtoria e Burgjeve që të betohet në Parlamentin Europian, si një mesazh që Rama i dha Greqisë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se Rama i dha leje nga burgu për të mbyllur konfliktin me Athinën.

‘Me këtë leje që i është dhënë Fredi Beleri, Edi Rama i jep mesazh Greqisë dhe ndërkombëtarëve se kur e kishte në dorë drejtësia, ishte e pavarur dhe nuk ndikohej dot politikisht. Tani që e kam në dorë unë jam i gatshëm të jem tolerant dhe të lejoj Fredi Belerin të vij deri në Strasburg.

Për këtë unë në administratën time mund të ndikojë si qeveri që mos të persekutohem. U arrit ai qëllimi politik që Himara nuk është e Belerit.’- tha Spahiu.

I dënuar me 2 vjet burg për blerje votash, me vendim të formës së prerë, Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku që fitoi zgjedhjet në Himarë dhe nuk u betua kurrë për të marrë detyrën, do të udhëtojë të hënën drejt Strasburgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dha dritë jeshile këtë të diel, duke miratuar lejen për eurodeputetin grek për të kryer betimin në datë 16 korrik në Parlamentin Europian. Burime pranë Burgjeve i thanë Report Tv se Beleri do të udhëtojë i vetëm, i pa shoqëruar nga forca të sigurisë, fillimisht drejt Athinës me avion të hënën e 15 korrikut, ndërsa më pas niset për në Strasburg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Spahiu: Berisha i la Himarën klanit grek në Amerikë, që ata të lobojnë për heqjen e Non-Gratës

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha la kandidat Petro Gjikurinë për Himarën që të lobojë për heqjen e ‘non gratës’ së tij në SHBA. Deklaratën Spahiu e bëri gjatë një interviste për Report Tv.

'Unë them se nuk është vënë kapak konfliktit me Blerin. Votat në Himarë nuk i blinte Bleri dhe Greqia do të investojë në zgjedhjet e ardhshme për të marrë bashkinë e Himarës për të fituar zgjedhjet. Kjo ngjarje do të përsëritet dhe me 4 gusht. Mendoj se Himara do të votojë shqip dhe kundër një investimi grek. Ndrysh nga Gjikuria Tavo është një person me një karrierë politike. Gjikuria përfaqësues si klanit grek në SHBA. Nuk besoj se Himara do të votojë klanin e Vorio-Epirit në SHBA. Berisha i la Himarën klanit grek në Amerikë, që ata të lobojnë për heqjen e Non-Gratës.'- tha Spahiu

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ndërtimi i rrugës Kashar-Lekaj, miratohet kontrata e koncesionit

Ndërtimi i rrugës Kashar-Lekaj, miratohet kontrata e koncesionit