Spahiu: Shqipëri e vogël apo shqiptarë të vegjël?

Spahiu: Shqipëri e vogël apo shqiptarë të vegjël?

Ishte mbrëmje nëntori 2006. Papritmas mora një telefonatë nga “Patricia” shefja e projekteve amerikane për Shqipërinë: “Mirëmbrëma Kreshnik, a je i lirë të kalosh për një kafe pranë ambasadës?.... “Patricia” kishte afro 3 muaj që kish ardhur në Shqipëri, ndërsa unë kisha afro 7 vjet që punoja me projektet e financuara nga USAID.

Pas 1 ore u gjenda përballë saj dhe ajo e trishtuar më thotë: “Kreshnik, unë javën tjetër largohem nga Shqipëria me dorëheqje dhe do filloj diplomate e thjeshtë në Egjypt”

I privilegjuar për konfidencën dhe i trishtuar që po largohej një mike e vyer, pata kurajo t'i them: “Kjo s’është normale. Më mirë qëndro e para e një katundi këtu në Europë, sesa e fundit në Egjypt”. Patricia qeshi me cinizëm dhe më tha: “Kreshnik po të jap një përgjigje për të cilën nuk duhet të më paragjykosh sot por pas 10 vitesh.

Ju shqiptarët jeni të vegjël në çdo gjë!

Ju jeni të vegjël në sipërfaqe gjeografike

Ju jeni të vegjël në numër popullsie

Ju jeni të vegjël në mentalitet

Ju jeni të vegjël në shpirt

Ju jeni të vegjël në vizion

Ju jeni të vegjël në shtet-formim

Ju jeni të vegjël në liritë tuaja!

Këtu çdo kush zvogëlohet Kreshnik.

Po më merret fryma në Shqipëri. Fshat i vogël!

Këtu edhe president i Shqipërisë po u zgjodhe një ditë, do mbetesh i vogël. Prandaj kudo që të shkoj do rritem më shumë”

E dëgjova dhe nuk e mirëkuptova aspak, por me cinizmin tim patriotik e ironizova dhe i thash: - “Patricia, shqiptarët e dështuar dhe dëshpëruar zakonisht përdorin shprehjen justifikuese: Që për të lënë duhanin dhe për të lënë Shqipërinë, kurrë nuk është vonë”

Kaluan shumë vite, kaluan shumë ujëra, kaluan shumë ngjarje! Shqipëria nuk është më ajo e 2006. As Kosova nuk është ajo e atyre viteve.

Dikur kishin të gjithë një ëndërr, tashmë ajo është vrarë. Historia duhet të na gjykojë ne më shumë madje se armiqtë tanë. Paskemi qenë më të vegjël se ata.

Ne shqiptarët shpallëm pavarësinë të fundit. Ne shqiptarët zyrtarizuam alfabetin të fundit.

Ne shqiptarët shkruajtëm gjuhën tonë shqipe të fundit.

Ne shqiptarët krijuam çerek shtetin tonë të fundit.

Ne larguam komunizmin e fundit në Europë. Ne jemi të fundit që mbajmë liderë 30-40 vjet. Ne shqiptarët kemi mbetur të copëtuar të fundit.

Ne shqiptarët po integrohemi të fundit.

Ne e kemi plaçkitur tokën tonë më shumë se pushtuesit tanë.

Ne, në 30 vjet kemi masakruar pasuritë kombëtare më shumë se ç’na bënë pushtuesit 3000 vjet.

Në 30 vjet ne shqiptarët shkatërruam dhe tjetërsuam: puset e naftës, minierat e kromit, pyjet, burimet ujore, bregdetin, shtratin e lumenjve, burimet tokësore dhe nëntokësore, copëtuam dhe shqyem tokën në dhjetëra “pronarë”.

Nuk na i masakruan pasuritë kombëtare as serbët, as grekët, as maqedonasit, as turqit, as bullgarët, as austro-hungarezët, as gjermanët, as rusët, as kinezët.

Jo, jo pushtuesit nuk na tjetërsuan dhe nuk na e zvogëluan as pasurinë dhe as shpirtin

Ne shqiptarët i kemi bërë gropën vetes. Madje unë kam frikë se akuza e armiqve tanë shekullorë po faktohet çdo ditë: “Shqiptarët, s’kanë aftësi shtet-formuese”

Ju lutem mos u ankoni dhe të thoni: që janë të vegjël politikanët dhe ju jeni të mëdhenj.

Jo ,jo! Të vegjël dhe korruptuar janë të gjithë politikanët, mjekët, doganierët, tatimorët, policët, gjyqtarët, prokurorët, kryebashkiakët,....

3 milionë jemi futur në xhepin e 3 personave.

Madje edhe ata pak shqiptarë të gjatë mbi 1.90 cm që keni votuar janë më të vegjël se çdokush.

Shikoni si po e shqyejnë shqiptarizmin dhe njëri-tjetrin:

Albini kundër Mustafës,

Saliu kundër Thaçit,

Basha kundër Ramës,

Ahmeti kundër Zijadinit,

Në Ulqin 20.000 banorë kanë krijuar 11 parti shqiptare. Tragji-komedi e pa precedentë.

Janë gati ta largojnë Shqipërinë, Kosovën apo- Iliridën të gjithën në emigracion.

Ata sa më shumë zgjaten në trup apo në pushtet, aq më të vegjël bëhen në shpirt dhe mendësi.

Janë gati të bëjnë pakt me djallin, por me një kusht që djalli të jetë shtetas i huaj, dhe jo shqiptar.

Realisht, Shqipëria është e madhe, por ne historikisht dhe brez pas brezi kemi qenë dhe mbetemi ende shumë të vegjël.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 07/01/2020 18:13

    Vec Birisha ban shtet asht nalmadhnia e tij qe ban Evropin te vogel e ban Shqipnin te madhe e ka ja kalue Zvicres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm