Juristi Kreshnik Spahiu për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, theksoi se Venezuela zotëron rezervat më të mëdha të gazit dhe naftës në botë, ndërsa shtoi se vendi është ekonomikisht i varur nga Kina.

‘Së pari, kjo është një karakteristikë e pothuajse të gjitha vendeve, sidomos e shumicës së shteteve të Amerikës Latine. Shikoni, ka disa informacione minimale që mendoj se duhet t’i ndajmë me publikun. Venezuela ka një sipërfaqe sa dyfishi i të gjitha shteteve të Ballkanit. Ka një sipërfaqe sa tre herë Gjermania. Pra, Venezuela është një shtet shumë i rëndësishëm gjeopolitik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për gjithë rajonin.

Siç është deklaruar, ajo ka rezervat më të mëdha të gazit dhe të naftës në të gjithë planetin. Një nga gjërat që duhet thënë është se, përveç përpjekjeve të fundit për të kontraktuar kompani kineze, aktualisht Venezuela ka rreth 70 miliardë euro kredi nga qeveria kineze. Pra, ekonomikisht është totalisht e varur nga Kina.


Lajmi kryesor:

Spahiu analizon juridikisht, nëse arrestimi Maduros ishte i bazuar në ligjet e drejtës ndërkombëtare