Spahiu: Vrasja në Pogradec / Prokuroria përgjegjësi juridike, policia politike, shoqëria apatike

 

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi ngjarjen tragjike në Pogradec ku humbi jetën Egli Proga pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe. Spahiu thekson se rasti ka nxjerrë në pahi edhe përgjegjësitë për atë që ndodhi.

Sipas tij Prokuroria me lehtësimin e masës së kërkuar për autorin dhe bashkëpunëtorët, dëshmon një përgjegjësi penale pasi kemi të bëjmë me një autor që ka kryer një vrasje, subjekt i drejtësisë edhe më parë. Më tej, policia sipas tij ka përgjegjësi politike pasi nuk bëri transparencë lidhur me ngjarjen. Ndërsa shoqëria dhe komuniteti në Pogradec thekson ai ka përgjegjësi apatike.

'Bazuar në informacionet që kemi lexuar dhe vëzhguar qartazi bëhet fjalë për një përgjegjësi juridike të prokurorisë, përgjegjësi politike të policisë dhe përgjegjësi apatike të shoqërisë dhe komunitetit në Pogradec. Pse juridike e prokurorisë? Sepse ajo është përfaqësuesja e akuzës në një çështje penale dhe ka vendosur vulën e saj në akuzën e ngritur në dosjen penale me bazë ligjore vrasjen. Ka klasifikuar një vrasje nga pakujdesia, e njëanshme në paragjykimin e çështjes. Në bazë të ligjit për procedurat penale, gjykatat nuk mund të rëndojnë pozitën e të pandehurit nuk ka patur alternativë përveç akuzës së prokurorisë. Gjykata ose lë në fuqi të njëjtën vendim të prokurorisë ose një shkallë më poshtë. Nuk mundet gjykata të rëndojë pozitën me një vepër më të rëndë.

Vetë prokuroria argumenton se nuk ka mjete të kërkimit të provës, kamerat e sigurisë apo mjetet për të siguruar provat. Krijon bindjen pa provat që vdekja është shkaktuar nga një grusht. Kur e provoi kur nuk ka një kamera? Është kontradiktore në justifikimin e akuzës. Pse nuk bindet se dhuna ka qenë e fuqishme që solli vdekjen. Ku i ka provat që vetëm nga një grusht erdhi vdekja? Nxori një justifikim, por nxitohet për një konkluzion kaq të shpejtë. Kjo ka sjellë këtë kaos në çështjen penale.

Më pas ka qenë e pajustifikuar dhe masa e sigurisë për 3 persona e tjerë për moskallëzim krimi. Vepër penale me pasojë vdekje, në raste moskallëzimi krimi nuk ka detyrim paraqitje. 3 subjekte që refuzuan të dëshmojnë vrasjen është një masë sigurie e lehtë e papranueshme. Për pasojë ka ardhur kjo situatë. Mendoj se përgjegjësia politike i qëndron policisë që gjithmonë duhet të jetë më e qartë.

Ka patur një kaos të lajmit. Duke dhënë versione te ndryshme. Por detyrimi është të jetë më transparente dhe komunikuese, sepse duhet të ndajë lajmin e parë. Përgjegjësia e komunitetit, policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Si mund të dalësh në vrasje pa dashje kur autori është subjekt i policisë dhe prokurorisë. Ka qenë subjekt edhe hetimeve të tjera. Nuk mund të thuash nga pakujdesia. Është abc e dosjes penale.'


Lajmi kryesor:

A duhet legalizuar mbajtja e armëve në shtëpi dhe biznese? / Spahiu: Kur shteti nuk mbron popullin nga krimi


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh