Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv thotë se vrasja e 4 protestuesve në bulevard ishte e organizuar.
Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Spahiu tha se janë provat që tregojnë se kjo vrasje është urdhëruar, pasi organizuesit u kujdesën që të fshehin provat, zhdukën pamjet e kamerave të sigurisë, si edhe u pengua grupi hetimor në vendin e ngjarjes.
Juristi thotë se SPAK duhet të zbardhë se kush e dha komandën për të qëlluar në drejtim të protestuesve.
‘Ajo është vrasje e organizuar sepse janë provat që bindin se është e urdhëruar. Ata që urdhëruan vrasjen u kujdesen për të zbehur gjurmët. Fakti që videon e asgjësuan do të thotë se s’duan që të dëgjohet se çfarë ka ndodhur. Është penguar grupi hetimor edhe në vendngjarje. Është bërë një vrasje që është dhënë një komandë që të qëllohet, sepse nuk është një plumb, sepse nuk janë 4 të vrarë, por kemi edhe të tjerë që janë plagosur. Prokuroria veprimin e parë që duhet të kryejë është të pyes personat që janë në dijeni. Në 15 vite prokuroria nuk gjen dot justifikim të thotë pse s’ka pyetur si person në dijeni për ngjarjen Berishën dhe Bashën, dy personat kyç ajo në këto vite si ka pyetur. Kjo tregon se pasur frikë nga Berisha’, tha ai.
Nëse deri më tani nuk janë pyetur personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, si ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Basha, Spahiu thotë se prokuroria ka patur frikë nga Berisha.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Kosova ka garë elektorale pluraliste, Shqipëria ka një parti dhe disa shoqata












