Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar detaje të reja nga dosja Epstein, ku sipas tij, emri kyç i politikës amerikane që ishte i lidhur me Jeffrey, ishte ish-Presidenti Bill Clinton.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se veç Bill Clinton, Epstein kishte lidhje të fuqishme edhe me Presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump dhe Princin Adrreë të Kurorës Britanike.

“Tani Epstein cilësohet nga analistët dhe politikanët e sotëm si një fenomen i ri i legalizuar. Që do të thotë se Epstein nuk është vetëm një individ pedofil, por një strukturë e organizuar kriminale, një oktapod politik ndërkombëtar, për shkak të influencës që i është ndërtuar qëllimisht. Epstein e morën dhe e krijuan atje. Është e vërtetë që pedofik lind, nuk bëhesh. Tani, historia e Epstein është se ai hyri në tregun e biznesit nga themeluesi i Victoria Sicret. Por lidhjet e tij politike të fuqishme janë tre. Është ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, Presidenti Donald Trump dhe Princi Britanik i Kurorës”, tha mes të tjerash Spahiu.

Spahiu shtoi gjithashtu se vetëm gjatë Presidencës së Bill Clinton, Jeffrey Epstein ka hyrë 17 herë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai vijoi më tej duke thënë se pasi la postin e Presidentit, Bill Clinton ka udhëtuar me avionin ‘Lolita’ të Epstein shumë herë, një avion që sipas Spahiut në qarqet ndërkombëtare përflitej se ishte i mbushur me vajza të reja e të bukura.

“Ajo që dihet botërisht është që Bill Clinton është një nga njerëzit më të akuzuar dhe në çdo vend të planetit nëse do të ishte kjo dosje, ai do të ishte në bankën e të akuzuarve. Ai do të dalë të flasë sërish në Kongresin Amerikan dhe për drejtësinë amerikane. Sepse dihet zyrtarisht dhe publikisht që Epstein ka hyrë dhe ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 17 herë vetëm gjatë Presidencës së Bill Clinton. E dyta pasi është çliruar nga posti i Presidentit, Bill Clinton e përdorte avionin e Epstein si një avion të vetin dhe udhëtonin gjithmonë bashkarisht dhe në të gjithë qarqet ndërkombëtare njihej si avioni ‘Lolita’, sepse aty merrnin vajza të reja dhe konsiderohej si një... Unë po them si njihej në mediat ndërkombëtare. Influeca e tij shkon përtej efektit ndërkombëtar dhe duket qartë që kemi të bëjmë me një strukturë të shërbimeve të shumëfishta”, tha mes të tjerash Spahiu.


Lajmi kryesor:

Dosja Epstein, Prençi: Dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri! Spahiu: Clinton udhëtonte me avionin e tij ‘Lolita’! Laçi: Trumpit po i bëhet shantazh