Spahiu:Pas tërmetit Turqia arrestoi 279 zyrtarë, ndërtues dhe urbanistë / Po Shqipëria?

Spahiu:Pas tërmetit Turqia arrestoi 279 zyrtarë, ndërtues dhe urbanistë / Po Shqipëria?

Pardje lexova  statusin e kuçedrës së politikës 30 vjeçare (Sali Berishës), i cili theu zinë kombëtare dhe shkruante përralla se shkaku i tërmetit qenka “Gryka e kuçedrës” në Gjirin e Lalzit, bash aty ku ka ndërtuar vilat e tij dhe fashtrat turistik.

Pikërisht atje ku pronar të detit bëri dhjetra mafiozë të ardhur nga Mirdita, Tepelena, Tropoja, Librazhdi si dhe duke e coptuar bregun, sikur tja kish lënë babai i tij trashëgimi. 
Sot kaluan ditët e zisë shtetrore për vdekjen e 50 qytetarve dhe vendosa të flas, jo për politik por për drejtësi dhe ligj, për të cilin edhe në këto ditë të zeza me sa duket si shtet dhe shoqëri nuk jemi të vetëdijshëm që duhet ta zbatojmë.
Plot 20 vite më parë Turqia u prek nga një tërmet më i madh në përmasa se ky i yni. Në 17 gusht 1999 rreth 18000 turq mbetën të vdekur dhe 130000 shtëpi te shkatërruara.
100.000 te plagosur dhe 600.000 njerez pa strehim.
Pas kësaj drejtësia turke arrestoi 275 persona. 191 qeveritarë, kryetar bashkish, zyrtarë, ndërtues, urbanistë u dënuan nga 15 deri 20 vite burg, si dhe afro 100 persona të tjerë nga kompanitë e sigurimeve apo agjensi të tjera me dënime mbi 10 vjet heqje lirie.
Me pak fjal në Turqi ndodhën dy tërmete, njëri nën tokë dhe tjetri mbi tokë nga shteti dhe drejtësia.
Në Shqipëri në këto ditë të fatkeqësisë natyrore mendova se ata do fshiheshin, por jo ata janë sërish aty, pa iu dridhur qerpiku.
Në fakt, në vend-ngjarje duhet ishte prokuroria dhe jo Rama-Basha (dy ish-kryetar bashkish).
Pas rrëzimit të pallateve atje duhet të mbërrinte prokuroria dhe jo të pandehurit.
Për të qarë apo për të qeshur por këtë valle veç me shqiptarët mund ta luash si popull i gjunjëzuar..
Ata nuk kanë mëshirë as për vdekjet, as për plagosjet dhe as për shkatrrimet.
Pas tyre janë dhe mijra injorantë që u shkojnë pas me justifikimin që tërmetin e ka në dorë zoti dhe jo partia. Po po ashtu është, por nga ky tërmet ka me dhjetra pallate që nuk kanë pësuar asnjë gërvishtje sepse janë ndërtuar me parametra siszmik, ndërsa të tjerat u rrafshuan.

Sali Berisha në 2007 me vendim të Këshillit Ministrave mbylli Institutin e Sizmologjisë nga i cili në çdo vend të botës nuk jepet leja e ndërtimt pa firmën e tyre mbi studimin e tokës dhe themeleve. Asnjë pallat nuk ndërtohet në BE pa statikën e gjendjes sizmike të theut -10 metra nën tokë.Këto surrate që miratuan ligjin e “tokës xanun” na servirin teorin e kuçedrës në Gjirin e Lazit. Shqipëria ka prekur fundin por shqiptarët as nga kjo fatkeqsi nuk po zën mënd.

Kjo ishte mundësia e fundit që shumë kryetar bashkish, shefa urbanistike, ndërtues dhe deri tek kuçedra që shkatërroi pronat e shqipëtarve dhe legalizoi çdo kioskë apo kasolle të ndërtuar jashtë çdo parametri urbanistik duhet të shkojnë në pranga.

Mos i pranoni dhuratat e atyre që ju shkatërruan. Mos ju hapni as ekranet atyre që e projektuan këtë katrahurë ubane.

Nëse edhe ky tërmet nuk i ka shkundur shqiptarët, qeveritarët, prokurorët apo gjyqtarët dijeni se kjo që kaluam ishte veç pragu i greminës! S’keni parë gjë akoma.

Nëse nuk bëjmë “tërmetin e arrestimeve” si Tuqia, jam i bindur që Shqipëria ime nuk ka asnjë shpresë dhe ndoshta me dhimbje paskam bërë vendimin më të mirë në jetë që jam larguar......

Ajo tokë paska rrit shumë djaj dhe mallkimi po e ndjek me dekada prej zullumit që tashmë po derdhet duke ndotur çdo gjë dhe çdo kënd....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 01/12/2019 10:16

    Me ne fund shqiptareve do i rikthehet bregdeti qe ju gllaberua nga hajdutet e papergjegjshem.

    Përgjigju
  • Petriti: 30/11/2019 13:04

    Kreshnik,nese me lexon,doja te te thoja:gjate fushatave Tuaja elektorale,ke thene kaq shume gjera pa logjike,sa do te duhen 2 vite-jete,qe dikush te marre seriozisht fjalet tuaja,sado qe ne gojen e dikujt tjeter do te ishin me vlere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm