Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale për zgjedhjet e brendshme të forcës politike, të cilat u komentuan si makijazh pamor dhe jo si proces me qëllim ripërtëritjen e PD-së.
Reagimi i Spahos nis me analizimin e një deklarate të Luçiano Boçit, i cili për humbjen e postit të nënkryetarit të PD-së dha edhe argumentin se proceset zgjedhore në partinë e Sali Berishës jo gjithmonë janë të pastra. Ish-deputeti shkruan se shuarja e meritokracisë në Partinë Demokratike është produkt i centralizimit të një pjese të madhe të pushtetit partiak në duart e Flamur Nokës.
Spaho u kujton demokratëve, veçanërisht atyre me kontributë në PD, që mënjanimi i tyre nga vendimmarrja brenda partisë është një deja vu, që u përsëritet të tjerëve pasi e pësoi dhe ai vetë.
“I dashur Luçiano,
Kam qene nga te paret ne PD qe jam ngritur kunder Mulizmit jo si filozofi politike, se kjo me ben te qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shperfillese ndaj kolegeve, arbitrare ne cdo vendim, nepotiste, pa moral politik, shkeljes me kembe te kolegeve, nepermjet pretendimit per te qene syri dhe veshi i Berishes.
Vazhdimisht e kemi diskutuar kete ceshtje, sa nje koleg i nderuar pyeti me sarkazem, perse i hyme Rithemelimit, per te zevendesuar X me Mulin?
Sikurse e di, jam perplasur ashper me te ne kryesi te PD dhe grup parlamentar, per bashkimin pa princip me grupin e Lulit. Me pas, kur pa as me te voglin argument, me shkarkoi nga detyra e drejtuesit te qarkut Korce, vetem se nuk i pelqeja dhe i kishte dhene fjalen dikujt, me te cilin sot eshte armik, qe Spaho do ta shohe me dylbi drejtimin e qarkut Korce. Te njejten gje tentoi te beje me Luan Bacin por pa arritur ta nxjerre ne liste te hapur.
Te nesermen e debatit, kur e takova ne zyren e tij, me argumentoi qe menduan te me zevendesojne me Ivin sepse Permeti, qyteti nga vjen Ivi, eshte afer qarkut te Korces. A mund ta kundershtosh kete "argument" kur ke parasysh filozofin qe ta parashtron?
Per rreth dy vite, ne komunikimet direkte me te, kam kundershtuar sjelljen e tij prej harbuti, qe nuk pyeste per askend por vetem urdheronte se cfare duhej bere, kur merrte vendime duke mos informuar as drejtuesit e qarqeve pa le me ti konsultonte. Vetem filli na ndau nga perplasja fizike.
Per sjelljen e tij te papranueshme i kam shkruar Sali Berishes me dhjetra here. Me mbajti me gajret se gjerat do zgjidhen ne me te miren e mundeshme.
Problemet u zgjidhen duke me larguar mua nga politika, sipas perbetimit te Mulit ne kafet e Tiranes, megjithese kisha kontribute te pakten te barabarta me te gjithe te tjeret qe mbeshteten Rithemelimin dhe mbeten ne politike me garanci nga Berisha.
Per me teper, PD me sabotoi fushaten personale per zgjedhjet e 11 Majit 2025 ne liste te hapur. Nuk ka ndodhur kurre ne PD qe Muli dhe drejtuesi i qarkut te bejne fushate kunder kolegut te tyre qe te mos jete ne Parlament”,- shkruan Spaho.
Ish-deputeti demokrat nuk kursen as vetë Sali Berishën, të cilin e quan arkitektin e dobësimit politik të vetë atyre që e mbështetën në 2021, në procesin e Rithemelimit, pasi u shpall “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Asnje nga ju nuk foli ne ate kohe. Askush nuk foli se si u be bashkimi dhe si u poshteruan njerezit e Rithemelimit, ata qe renden te paret per te mbeshtetur Berishen dhe premtimin e tij per nje parti te vertete demokratike. Sejcili pa rehatin e tij.
Por nuk folet as kur humbem zgjedhjet ne menyre te turpshme me 300 mije vota diference. Asnje analize nuk u be, asnje nuk mbajti pergjegjesi. Vetem une dhashe doreheqje nga funksionet qe kisha, megjithese pergjegjesia per humbjen fillonte nga Berisha dhe ata qe ishin ne udheheqje.
Perse nuk u zbatua statuti per doreheqjen e Kryetarit, perse nuk folet dhe nuk u ngritet per te mbrojtur demokracine ne parti?
Sot po provoni ne kurriz ate qe kalova une me pa te drejte.
Votimi nuk eshte i paster thua. Nuk ka qene asnjehere qe nga Dhjetori i 2021. Si mund te jete i paster kur LDG dhe FRDP kontrollojne 60% te votave ne Keshillin Kombetar. E kupton Luciano, organizatat partnere percaktojne kush duhet ta drejtoje PD. Kjo procedure e turpshme filloi me Rithemelimin dhe "miqte" e tu ta kane futur sipas porosise qe ju eshte dhene. Me dhimbje vella me dhimbje, siç thoshte Kadareja.
Keshtu do te ndodhte, sepse kur ishte e domosdoshme askush nuk ngriti zerin qe listat per deputete nuk po hartoheshin mbi meriten, mbi sakrificat e cdo njerit, rezultatin e primareve dhe punen e bere me emigrantet, por mbi nepotizem, tarafe, premtime financiare, servilizem.
Cdo njeri pa interesin e tij personal, mjaftonte te ishte vete ne liste te mbyllur, pa me pas le te behej qameti. Sot te ra radha ty te penalizojne pa te drejte megjithese fitove ne Shkoder dhe nuk ta diti njeri.
Ngushellohu qe nuk je as i pari as i fundit ne PD e Berishes. Sot, pothuaj te gjithe te Rithemelimit ngrohen ne diell. Ne zgjedhjet e ardheshme do likujdohen edhe ata pak qe kane mbetur ende ne politike.
Ne se vertet ju dhimbset PD hapeni gojen, flisni per mocalin qe eshte aty, si zgjidhen dhe promovohen njerezit, si rrezohen ata qe guxojne te ngrene probleme dhe nuk bien dakord me ato qe thote Berisha dhe Muli i tij kur e kane gabim. Gervishteni plagen qe te dale e verteta.
Mos shikoni interesin tuaj personal me mendimin qe mjafton ta keni mire me Berishen per vehten tuaj.
Mos pranoni te ofendoheni qe ekipi drejtues aktual eshte me i miri qe ka pasur PD qe nga krijimi i saj. Te gjithe ekipin e sotem ta mbledhesh se bashku, nuk behen as sa çereku i Pjeter Arbnorit qe beri 28 vjet burgjeve te komunizmit.
Luciano, Berisha nuk do njeri, prandaj mos u merzit qe te largoi. Ai do vetem vehten e tij. As Mulin nuk e do, por sot Muli i ofron ate qe ti dhe une nuk mundemi ta bejme.
Ngrijeni zerin nese vertet e doni PD”,- shkruan Spaho.
Komente








