VIDEO/ SPAK e dërgoi për gjykim për aferën Partizani, Berisha feston ditëlindjen nga ballkoni! Në dritare del për herë të parë edhe Liria

Sali Berisha festoi sot ditëlindjen e tij të 80-të. Kjo ditë e shënuar për të e gjeti Berishën në arrest shtëpie, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në rastin e dosjes “Partizani”.

E pikërisht sot, SPAK mbylli dosjen prej 333 fashikujsh ku akuzohet edhe dhëndri i tij dhe e dërgoi në GJKKO.

Megjithatë Berisha nuk mungoi në dritaren e shtëpisë së tij, në një fjalim të shkurtër ku falenderoi mbështetësit për urimet.

"Kjo është ditëlindja që unë ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën time me ju", tha Berisha në përfundim të fjalës së tij.

Në dritare, sot u shfaq edhe Liri Berisha, bashkëshortja e tij, dhe së bashku valëvitën për disa çaste flaumujtë e Partisë Demokratike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

U vetëvra me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im, më mungon që tani

U vetëvra me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im, më mungon që tani