GJKKO firmos 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë! Ish-drejtorët, pronarë të kompanisë '5 D’ i dhanë tendera vetes (AKUZAT + EMRAT)

TIRANE-   Me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi sot (28 mars 2024) 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Tre masa sigurie 'arrest me burg' u firmosën për Mariglen Qaton, ish drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës;  Redi Molla, ish drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë; e Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës. (Ky i fundit aktualisht ndodhet në paraburgim për dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe kjo është masa e dytë e sigurisë që firmos GJKKO ndaj tij).

Gjashtë masa sigurie "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore' janë firmosur ndaj pesë drejtuesve në bashkinë e Tiranës: Konkretisht ndaj Deborah Keçi, drejtuese e “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e pezulluar nga ky post, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit në bashkinë e Tiranës;  Julian Zanaj,  Drejtor i Prokurimeve në bashkinë e TiranësEglantina Zere, Drejtore e Drejtorise se Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkie e pezulluar nga ku post dhe  Albano Janku Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Burimeve Njerëzore; dhe Nestor Muhamellari,administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k;

Qato e Molla janë në hetim se dyshohen për “korrupsion pasiv” në 7 raste, nga këto 4 raste të kryera në bashkëpunim, dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”/

Në njoftimin e SPAK thuhet se Redi Molla për gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” dhe Mariglen Qato gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT kanë shpallur fitues shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në 11 tendera. SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, ndërsa ortakët e vërtetë dhe pronarët “De facto” ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. SPAK thotë se kompania është shpallur fituese në këto tendera nga viti 2016 deri në 2020.  

Gjithashtu '5 D' u shpall fituese dhe u favorizua edhe në tendera të shpalluar nga “Tirana Parking” dhe Klubi Sportiv “Tirana” 

Të akuzuarit janë pjesë e dosjes për të cilën SPAK ka nisur hetimet në prill 2023 për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe kallëzimit që opozita bëri një muaj më pas, maj 2023. Të 2 procedimet penale u bashkuan në një procedim penal të vetëm, të numërtuar me nr.75 viti 2023. 

Në njoftimin e SPAK thuhet se Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqërinë tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k'  në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti  dhe Nestor Muhamellari, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të kompanisë.

 Njoftimi i SPAK

Lidhur me këtë procedim penal, për një periudhë disa mujore dhe në mënyrë të pandërprerë, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ku janë përfshirë administrimi dhe verifikimi i informacioneve nga burimet e hapura, kryerja e veprimeve hetimore proaktive, kryerja e kontrolleve të vendeve dhe kontrolleve të personave, sekuestrime të provave materiale, administrimi i dokumentacionit të një sërë procedurash prokurimi, kryerja e ekspertimeve teknike e kompjuterike, shqyrtimi dhe analizimi i të gjitha provave dhe dokumenteve të administruara.

Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla  dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare  në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti  dhe Nestor Muhamellari, si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.

"Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.

Në këto procedura prokurimi shtetasi Redi Molla ka patur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni shtetasin Mariglen Qat. që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij" 

Së dyti SPAK thotë se "është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi. Në këto procedura prokurimi shtetasi Mariglen Qato ka patur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij"

Se treti - SPAK thotë se  "Nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë. 

Janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe shtetasit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. 

Ekzistojnë dyshime të bazuara se shtetasi Taulant Tusha ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë" 

Se katerti Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k."  

Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Shtetasja 
Deborah Keçi ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhamellari administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit Nestor Muhamellari user-at e anëtarëve të KVO-së.

Akuzat qe rendojne mbi ta dhe masat e sigurise

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr.28, datë 28.03.2024, ka vendosur:

Personat nën hetim dhe masa e sigurise

1- Redi Molla ish drejtor i Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a -  Masa e sigurise: Arrest me burg
Akuza - 
I dyshuar për veprat penale: (i) “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 (shtatë) raste, nga këto 4 (katër) raste të kryera në bashkëpunim,  të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021
- Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer në 5 (pesë) raste, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

2-  Mariglen Qato  - Ish drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. Deri para pak kohësh ka pasur dhe detyrën e ish drejtorit të IMT-së në bashki,  Masa e sigurise: Arrest me burg

Akuza -  I dyshuar për veprat penale: (i) “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 (shtatë) raste, nga këto 4 (katër) raste të kryera në bashkëpunim,  të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021
- Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer në 5 (pesë) raste, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

3- Taulant Tusha - Ish drejtor i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës - Masa e sigurise: Arrest në burg

Akuza - I dyshuar për veprat penale: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

4-. Enton Punavija -  Drejtor i Drejtorisë së Transportit në bashkinë e Tiranës - Masa e sigurise: Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore

Akuza - I dyshuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021;
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal

5. Julian Zanaj -  Drejtor i Prokurimeve në bashkinë e Tiranës - Masa e sigurise: Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore

Akuza - i dyshuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

6- Albano Janku -Drejtoria e Planifikimit të Burimeve Njerëzore në bashkinë e Tiranës -  Masa e sigurise: Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore

i dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

7- Nestor Muhamellari administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k;   Masa e sigurise: Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore

i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

8- Eglantina Zere - Drejtore e Drejtorise se Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit  - Masa e sigurise: Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në Bashkisë Tiranë,

E dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

9. Deborah Keçi - Drejtore e Klubit Sportiv Tirana - Masa e sigurise Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë.

E dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Akuzohet si pronar i ‘5D’ që mori tendera, ish drejtori i UKT Molla: S’kam lidhje interesash me kompaninë, sulmi i frymëzuar nga PD- PL, do vërtetoj pafajësinë

1711657840_SPAK.jpg

Një reagim për akuzat e SPAK ka bërë ish drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla ndaj të cilit është firmosur masë sigurie arrest në burg me pretendimin se i ka dhënë tendera kompanisë “5D Konstruksion” në të cilën sipas prokurorisë rezulton pronar.

“Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK - deklaroj me bindje te plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.

Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni  kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj këtë beteje në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”, ka thënë Molla në reagimin e tij të bërë përmes avokatit.

Ora 20:13
GJKKO i caktoi arrest në burg, reagon Mariglen Qato: Kam zbatuar ligjin, i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik

1711658463_lllllll.JPG

Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës ka reaguar përmes avokatit pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masë sigurie arrest në burg për korrupsion pasiv dhe fshehje të pasurisë. Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa shprehet se ka zbatuar ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

“Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.

Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Kelliçit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtësia te bej punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dale ne drite”, është shprehur Qato.

 

Ora 17:56
GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO ka firmosur me kërkesë të SPAK masë të dytë sigurie për Taulant Tushen, ish drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës pas masës së parë për inceneratorin e Tiranës.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 29/03/2024 14:27

    Po erjon rrapajn drejtorin tjeter pa shkolle dhe miljoner kur do ta mberthejne valle ? Lind pyetja natyrshem !

    Përgjigju
  • sapa: 29/03/2024 08:11

    Filozofia e nxjerrjes nga burgu dhe kalim ne arrest shtepie eshte bere kulture ne vendin pa shtet shqiperi!Cdo qytetar ne kete vend e di qe sado te vjedhesh del jashte!Prandaj dhe mosbesimi qe ne kete vend nuk behet kurre shteti i se drejtes dihet!

    Përgjigju
  • Landi: 29/03/2024 07:24

    Qelbesirat, fytyrat e korrupsionit ne bashki. Bravo spakut, se jane keto taulant & co qe firmat shqiptare po falimentojn se i duan per vete te gjitha. Te tjeret le te vdesin, ama Taulanti, VisBerberi, Redmolla , mariglenqafo, e familjaret e ketyre me miliona. Bravo spak

    Përgjigju
  • Ilir: 29/03/2024 00:21

    Eglantina Zere me ne fund drejtesia foli per ty qe e shkel ligjin me kembe e duar qe sle njeri pa i bere keq ta dish zoti vonon por nuk harron se ke lene gjithe ato familje pa buke o pise duke i heq nga puna,pas hekurave te pafsha

    Përgjigju
  • E verteta: 29/03/2024 00:08

    Ore po leket do ja kthejne mbrapsht buxhetit te shtetit keta horra hajdute apo do bejne vetem nga 2 vite dhe ja hodhen? Pyes per nje shokun tim.

    Përgjigju
    • Or tej: 29/03/2024 11:05

      Po i kthyen mbrapsht tek buxheti, do i vjedhe prape dikush tjeter i cili do denohet perseri per vjedhje. Do jemi prape ne qe do i mbajme me buke neper burgje or teeeejjjjj

  • Neni: 28/03/2024 22:41

    Mos ki merak spak, se Taulanti nga qelia po ndan tend*erat

    Përgjigju
  • Visi: 28/03/2024 22:40

    Keto nuk jane drejtora, jane hajd*uta. Keto tregojn ftyren e vertete e kry*ebashkia*kut

    Përgjigju
  • Morali: 28/03/2024 22:22

    Morali i fabules njesoj. Si me qeverine e Rames edhe ajo Veliajt kushdo eshte koke turku. Pervec kryekrimimeleve.

    Përgjigju
  • Simoni: 28/03/2024 20:53

    Bravo spakut

    Përgjigju
  • Aleks: 28/03/2024 20:48

    E MOR MARIGLEN.Q KOLLAJ KUR E MORE NE QAFE SHOFERIN TEND, KUR U KAP ME 3 ARME E KOKAIN ME MAKINEN TENDE..... TANI VUJ PASOJAT. SE DUKESH DHE NGA NJERA ANE E HUNDES QE E KE TE ZMADHUAR....

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/03/2024 18:49

    Zagaret e vendit qe largojen intelektualet nga vendi!

    Përgjigju
  • Tao: 28/03/2024 18:44

    Ne burg lerini ndyresirat, nuk u ngopen njehere te vetme, veç vidh e vidh.

    Përgjigju
  • E verteta: 28/03/2024 18:27

    Mbeti pa kumbulla dhe dardha Lali dhe Edi Rama. Cfare mund ti kene ngrene tjeter mbad kraheve ketyre dy engjejve te ndershmerise?

    Përgjigju
  • Diti: 28/03/2024 17:59

    Na habitet, po Erjonvelia pse nuk merret i pandehur ? Se keto vetem zbesoj se i kane bere hotelet dhe firmat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet