SPAK i sekuestroi ish-shefit të Operacionales 5 apartamente, firma ‘Arlis Konstruksion’ kërkon rimarrjen e pronave të Oltion Bistrit

SPAK i sekuestroi ish-shefit të Operacionales 5 apartamente, firma ‘Arlis Konstruksion’ kërkon rimarrjen e pronave të Oltion Bistrit

Oltion Bistri

Shoqëria “Arlis Konstruksion”, përmes mbrojtësit ligjor ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme rimarrjen e pronave të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për ish shefin e operacionales, Oltion Bistri.

Bëhet fjalë për 5 apartamente në total, pasuri për të cilat avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK.

Sipas shoqërisë “Arlis”, ish shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës, pretendon avokati.

Pasuritë u sekuestruan nga struktura e posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit.

Këtij të fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”.

Seanca në Gjykatën e Posaçme për këtë çështje u shty në datë 1 tetor në orën 12.00, pas kërkesës së përfaqësuesve të kompanisë për t’u njohur me aktet.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme sekuestroi në maj pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Oltion Bistri është marrë i pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, ku zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Xhevahir Lita.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 17/09/2024 20:32

    I lini dredhirat SPAKU te bej punen tu sekuestroj pasurite dhe n.q.s del e reme avokati te futet ne burg,se jane bere avokatet e noterat si gjela deti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46- vjeçari shqiptar në Britani

U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46- vjeçari shqiptar në Britani