Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur të shtyjë vendimin për kalimin ose jo në gjykim të dosjes së inceneratorit të Fierit. Në seancën e sotme paraprake janë dëgjuar versionet e prokurorisë për qëndrimin e mbrojtjes.
Për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur.
K.T./A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47%
-
E gabuar
45.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1566
Lajme të tjera
-
Teksa Veliaj fliste në Këshillin Bashkiak, Bashkia e Kavajës kryen edhe një pagesë tjetër për inceneratorin! Hutohen këshilltarët e opozitës
15 Shtator, 19:16
-
28 mln euro të ngrira të donatorëve për inceneratorët
11 Shtator, 16:09
-
Inceneratori i Fierit, Koka kërkon pafajësi në gjyq: Akuza e SPAK bazohet në kallëzimin e 'fallxhores', Kryemadhi! Bëni drejtësi, ose do jem viktima e radhës
6 Shtator, 12:52
-
Berisha: Fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave mbi 1 miliardë në 30 vite, SKAP-i e amniston
4 Shtator, 13:00
-
Luçiano Boçi, i paditur, i ligë apo të dyja bashkë?
26 Gusht, 16:35
-
Landfilli i Sharrës nën administrimin e shtetit, Baçi: Bashkitë e qarkut të Tiranës debitore prej 3 muajsh! Nëse s'paguajnë kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane
10 Gusht, 12:55
-
Mero Baze: Armiqtë e rinj të Berishës për inceneratorët
5 Gusht, 19:35
-
Berisha i përgjigjet Metanit: Jep dorëheqjen, je i përfshirë tek inceneratorët
5 Gusht, 17:59
-
Mero Baze: Gjysmë të vërtetat mbi inceneratorët dhe makthi i Berishës në gusht
4 Gusht, 18:25
-
“Mani pulite” italian dhe tashmë është në hapat e parë “Mani pulite” shqiptar!
3 Gusht, 13:37
-
Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur të zbardhë paligjshmëritë! Akuzat e opozitës? Histeri 'non grate'
1 Gusht, 17:48
-
Inceneratori i Tiranës, Berisha: Do u kushtojë taksapaguesve 720 mln euro, përgjegjësi i parë është Erion Veliaj
31 Korrik, 12:58