TIRANË- Kuvendi nuk vonoi shumë. Vetëm pak orë pasi SPAK i dorëzoi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, mori vendimin për të mbledhur të premten e 19 dhjetorit Këshillin për Imunitetin.
Vetëm pak minuta pas njoftimit nga ana e SPAK për kërkesën, kryeministri Rama reagoi i nervozuar ndaj prokurorëve që nuk kishin pritur as të thahej boja mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ngriu pezullimin e Ballukut duke e rikthyer atë në detyrë. Megjithatë ai deklaroi se..
“Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”,- shkroi Rama.
Këto rreshta, opozita i lexoi si përpjekje e Ramës për të mbrojtur numrin 2 të qeverisë së tij. Përmes një breshërie reagimesh dy krerët e grupeve parlamentare të opozitës Gazment Bardhi dhe Tedi Blushi i kërkojnë kryeministrit të mos i bëhet mburojë e Ballukut.
“Sot, u bë e qartë se, me prokurorë me integritet, asnjë manovër nuk e ndal dot përballjen me përgjegjësinë penale dhe se Republika e Korrupsionit nuk mbahet më mbi ujë. Përpjekjet teatrale të Edi Ramës në mbrojtje të Belinda Ballukut nuk janë as politike dhe as institucionale. Ato janë përpjekje dëshpëruese për vetëmbrojtje. Rama përpiqet të shpëtojë lëkurën e tij nga provat me të cilat Belinda Balluku e mban peng",- shkroi Bardhi.
"Miratimi i kërkesës për arrestimin në detyrë të Zv/Kryeministres Belinda Balluku nuk është vetëm i domosdoshëm, është tejet i vonuar dhe, fatkeqësisht, i pjesshëm. Ai përbën një tjetër përpjekje të dëshpëruar për të shkarkuar përgjegjësitë e rënda penale që rëndojnë drejtpërdrejt mbi Edi Ramën",- tha Blushi/
Në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha shkruajti se në reagimin e Ramës, lihej të kuptohej se do mbrojë Ballukun me çdo çmim, për të mbrojtur veten, sipas tij.

Këtë të martë SPAK bëri kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku. I gjendur para kryeministrisë ku po proteston si zakonisht, Adriatik Lapaj komentoi zhvillimet e fundit.
Lapaj shprehet se diçka të tillë e kishte paralajmëruar, ndërsa theksoi se Rama me daljen në mbrojtje, thjeshtë po e çon Ballukun drejt arrestit në shtëpi ose arrestit me burg.
“Siç e keni marrë vesh së fundmi, unë e kisha paralajmëruar në daljet e mia publike. Nuk ndalet dot diçka që i ka ardhur koha. I ka ardhur koha atdheut tonë që më në fund ata që do merren me punët e shtetit, që ditët në hyjnë në zyrën e shtetit, duhet të kenë kujdes me çfarë do merren. Kushdo që dëshiron të merret me biznes, duhet të hapë krahun dhe të bëjë jetën e tij. Nuk mundet më që të jenë edhe drejtues shteti, edhe oligarkë. Kërkesa e SPAK- Veprim logjik. Në funksion të zbatimit të ligjit, SPAK kishte kërkuar një masë paraprake si ajo e ndalimit. Kryeministri i vendit, në bashkëpunim me qeverinë, duke i dalë në mbrojtje, po e çojnë drejt arrestit në shtëpi ose arrest me burg”- tha Lapaj.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK ku kërkohet heqja e imunitetit të deputetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Blushi thotë se kjo kërkesë duhet të kalojë menjerë për votim në seancën e radhës plenare. Ndër të tjera ai shkruan se si asnjëherë më parë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është urgjente dhe e pashmangshme.
Reagimi i Tedi Blushit:
Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, konkretisht neneve 13 dhe 118, dhe në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj thirrjen e menjëhershme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me qëllim shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres Belinda Balluku.
Ky autorizim duhet të vendoset pa asnjë vonesë si pika e parë e rendit të ditës së seancës plenare të datës 18 dhjetor.
Vjedhja sistematike e taksave të shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet të gëzojë as edhe një sekondë më shumë imunitet politik. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të shndërrohet kurrë në strehë dhe mburojë të korrupsionit të shfrenuar dhe kriminal të Edi Ramës dhe rrethit të tij më të ngushtë.
Miratimi i kërkesës për arrestimin në detyrë të Zv/Kryeministres Belinda Balluku nuk është vetëm i domosdoshëm, është tejet i vonuar dhe, fatkeqësisht, i pjesshëm. Ai përbën një tjetër përpjekje të dëshpëruar për të shkarkuar përgjegjësitë e rënda penale që rëndojnë drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, për aferat e tmerrshme korruptive të kryera me urdhërin e tij dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ballukun, në dhjetëra projekte infrastrukturore që kanë grabitur miliarda nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Vetëm marrja e Edi Ramës si i pandehur do të mund të rikthente sadopak shpresën dhe besimin e shqiptarëve te drejtësia. Edhe atëherë, do të jetë sërish shumë vonë, sepse me vetëdije ai jo vetëm është amnistuar për kryevepra të rënda korruptive, por i është garantuar një imunitet politik absolut, edhe kur është kapur hapur në afera flagrante.
Dorëheqja e Edi Ramës sot nuk është thjesht e domosdoshme, është urgjente, e pashmangshme dhe thellësisht e vonuar.
Kërcënimet boshe dhe manovrat e tij të ndyra politike, institucionale dhe mediatike për të shpëtuar veten dhe për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë gati ta fundosin bashkë me veten, kanë marrë fund.
Shteti shqiptar nuk mund të mbahet më peng nga një strukturë e organizuar kriminale, në krye të së cilës qëndron vetë Edi Rama, ideatori, urdhëruesi, autori dhe përfituesi kryesor i aferave monstruoze korruptive të kësaj qeverie.
Hapi i radhës, duhet të jetë krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër, ku qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë, pa presion, pa frikë dhe pa manipulim.
Është momenti që shqiptarët e ndershëm dhe patriotë të flasin qartë, me guxim dhe kurajë, në Protestën Kombëtare të thirrur nga Opozita e Bashkuar më 22 dhjetor. Numërimi mbrapsht për Narkoshtetin ka filluar.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas kërkesës që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit SPAK bëri në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit për zv.kryeministren e Shqipërisë Belinda Balluku, gjë që i hap rrugën masës së arrestit ndaj saj.
Në një reagim në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një moment historik për Shqipërinë, Shehaj kërkon që shqiptarët të jenë në krah të drejtësisë.
Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, Shehaj paralajmëron se nga sot do të nisë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj prokurorëve dhe kundër SPAK.
"Për shkak se Edi Rama po kupton që i ka ardhur rradha".
Sipas kreut të Mundësia, qytetarët duhet të jenë në anën e drejtësisë edhe për arsyen se kryeministri i vendit kërkon që ta ndalë këtë ndryshim epokal, daljen para drejtësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar.
Deklarata e plotë e Agron Shehaj:
SPAK-u ka kërkuar arrestimin e Belinda Ballukut! Është dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë, kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ndërkohë, Edi Rama ka reaguar menjëherë, ka thënë që nuk ka shans që të hiqet mandati. Nuk ka shans që të dorëzohet Belind Balluku. Edi Rama do ta mbrojë, do ta mbrojë me 86 mandatet që ka kjo mazhorancë. Do mbrojnë Belinda Ballukun, do sulmojnë SPAK-un, do kërkojnë të ndalojnë këtë ndryshim epokal në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi në krahë të drejtësisë, ky është një moment historik për Shqipërinë. Dhe padyshim ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Ju do ta shikoni, nga sot do fillojë sulmi i drejtpërdrejtë kundër prokurorëve, kundër SPAK-ut sepse Edi Rama po kupton se ka ardhur radha e Edi Ramës. I gjithë rrethi i ngushtë i Edi Ramës po del para drejtësisë; po arrestohen, po merren të pandehur, po hetohen. Kjo është përplasja e fundit dhe ne duhet të jemi në anën e duhur, me drejtësinë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut dhe arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrakstrukturës dhe Energjisë.
Bardhi thotë se përshëndet "vendosmërinë dhe integritetin profesional të prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili nuk iu nënshtrua presionit të Edi Ramës dhe disa grupeve të rrezikshme kriminale për Belinda Ballukun".
Reagimin e kryeministrit Edi Rama për këtë zhvillim, Bardhi e quan "përpjekje dëshpëruese për vetëmbrojtje. Rama përpiqet të shpëtojë lëkurën e tij nga provat me të cilat Belinda Balluku e mban peng."
"Rama dhe Balluku në të njëjtën varkë: Republika e Korrupsionit po mbytet! Përshëndes vendosmërinë dhe integritetin profesional të prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili nuk iu nënshtrua presionit të Edi Ramës dhe disa grupeve të rrezikshme kriminale për Belinda Ballukun. Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe caktimin e masës së arrestit ndaj Belinda Ballukut është akti që e prisnin të gjithë, përfshirë Edi Ramën, pas vendimit të përkohshëm dhe të diktuar nën presion të Gjykatës Kushtetuese. Sot, u bë e qartë se, me prokurorë me integritet, asnjë manovër nuk e ndal dot përballjen me përgjegjësinë penale dhe se Republika e Korrupsionit nuk mbahet më mbi ujë.
Përpjekjet teatrale të Edi Ramës në mbrojtje të Belinda Ballukut nuk janë as politike dhe as institucionale. Ato janë përpjekje dëshpëruese për vetëmbrojtje. Rama përpiqet të shpëtojë lëkurën e tij nga provat me të cilat Belinda Balluku e mban peng. Ata të dy janë në të njëjtën varkë. Një varkë që fut ujë nga çdo anë. Ujë të pistë korrupsioni, që nuk mbahet më as me propagandë, as me kërcënime, as me manovra procedurale. Kryetari i Kuvendit të thërrasë menjëherë Këshillin e Imunitetit, të njoftojë anëtarëve materialet menjëherë siç ligji e detyron, si dhe seanca plenare të garantojë parimin e barazisë para ligjit. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë ndaj drejtësisë nuk mund të tolerohet. Drejtësia ka folur. Tani Edi Rama nuk ka më ku të fshihet", shkroi Bardhi.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për zv,kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, teksa ka komentuar dhe reagimin e Ramës.
Berisha shkruan se kryeministri Rama do të mbrojë deri në fund Ballukun, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtor në aferat korruptive. Kreu i PD e mbyll reagimin e tij duke thënë se populli do e thotë fjalin e tij më datë 22 dhjetor, dita kur është thirrur protesta kombëtare nga demokratët.
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”, shkruan Berisha.

Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, pasi SPAK kërkoi arrestimin e Zv/Kryeministres Belinda Balluku.
Sipas kërkesës, miratimi i autorizimit duhet të vendoset si pika e parë e rendit të ditës në seancën plenare të datës 18 dhjetor.
Partia e Lirisë thekson se vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të mbrohet më me imunitet politik dhe se Kuvendi nuk duhet të shndërrohet në mburojë të korrupsionit, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt për përgjegjësi politike dhe morale.
'Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neneve 13 dhe 118, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj mbledhjen sa më parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku.
Miratimi i autorizimit të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor.
Vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik dhe Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij'.










