SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI

SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI

Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton 23 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të profilit të lartë, ku 9 dosje janë hapur për ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para vitit 2014, por që sot janë shkarkuar dhe vetëlarguar nga drejtësia, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. 23 njerëzit e drejtësisë së vjetër që po shembet nga Vetingu, po hetohen për pasuri të paligjshme, fshehje dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë, vepër penale kjo e parashikuar neni 257/a i Kodit Penal. Shqiptarja.com kërkoi pranë SPAK dhe ILDKPKI emrat e gjyqtarëve që u janë hapur dosjet e pasurive, por që të dy institucionet thanë se emrat konsiderohen sekret.

Megjithatë, hetimi i 23 ish-gjyqtarëve të profilit të lartë reflektohet nga një dokument i qeverisë së ditëve të fundit, për planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për periudhën 2021-2023, ku një nga kolonat kryesore është lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta. Qeveria ka marrë informacion të detajuar nga SPAK mbi dosjet e korrupsionit, duke i reflektuar në dokument. Mësohet se në këtë aksion anti-korrupsion nuk përfshihet dy dosje të ish-kryeprokurorit dhe kallëzimi i avokatit Fran Dashi për 20 ish-magjistratë.

 “SPAK ka filluar procedime penale kundër 23 ish-magjistratëve, duke përfshirë 9 çështje në lidhje me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Hetimet e pasurisë në lidhje me këto raste janë ende në proces. Sipas të dhënave të SPAK, ka pasur së paku 22 raste të referuara ndaj kësaj strukture për fillimin e procedimit penal në 2020 në lidhje me zyrtarë të lartë”, thuhet në dokumentin e qeverisë të siguruar nga Shqiptarja.com.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të shkarkuar nga organet e Vetingut janë: Bashkim Dedja, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari, Admir Thanza, Tom Ndreca, Edmond Islamaj dhe Artan Broci. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsion, ndërsa kanë dhënë dorëheqjen Mirela Fana, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo. Në të gjithë sistemin, kanë dhënë dorëheqjen 56 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa janë shkarkuar 110.

Hetimi dhe ndëshkimi i njerëzve të drejtësisë, të cilët i rrëzoi ‘kosa’ e Vetingut është një kusht i vendosur nga Brukseli për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në nëntor të vitit 2020, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u kujtoi autoriteteve shqiptare plotësimin e këtij kushti. Në fund të 2020, kreu i SPAK, Arben Kraha paralajmëroi se të 2021 do të jetë një vit i vështirë për të korruptuarit. Në 13 janar 2021, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se “Ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi”.

Ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

1.     Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

2.     Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

3.     Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese, i emëruar nga PD-LSI në 2013. Dha dorëheqjen më 31 janar 2018, duke shmangur vetingun. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

4.     Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2011 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

5.     Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese, e emëruar në 2010 nga PD-LSI, e shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

6.     Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2013 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

7.     Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese, i emëruar nga PD në 2007. Dha dorëheqjen në 2016. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

8.     Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese i emëruar në prill 2007 nga PD, jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

9.     Admir Thanza, Gjykata Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për shkak të fshehjes së një dënimi në Itali për vjedhje dhe mosjustifikimit të pasurisë. Emëruar nga PD në 2013.

10.  Tom Ndreca, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingut, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve me një person të inkriminuar. Emëruar nga PD në 2013. 

11.  Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Emëruar nga PD.

12.  Artan Broci, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Emëruar nga PD në 2013.

13.  Majlinda Andrea, Gjykata e Lartë, e dënuar për korrupsion, e emëruar nga PD në 2008.

14.  Mirela Fana, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2009. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

15.  Andi Çeliku, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

16.  Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

17.  Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

18.  Guxim Zenelaj, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

19.  Arjana Fullani, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

Plani i qeverisë për integrimin

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moli Saideshqefi.: 24/01/2021 10:39

    Mirela Fana një gjyqtare e korruptuar në xhdo kuptim. Me 4 shtëpi. Si në jug( Himar) dhe në veri.Djalin dhe vajzën miljarder por shpirtëzinj, origjinal si i jati dhe si e ëma e tyre. Në burk çojeni hajduto psikopaten.

    Përgjigju
  • Zano Hoxha: 23/01/2021 20:55

    Nuk po ma zene syt ate fshatarin tim nga Llakatundi Artur Malen qe s,la me poshtersi pa bere si gjyqtar.Ne burk e ka vendin ai maskara

    Përgjigju
  • sapa: 23/01/2021 20:07

    Eshte mire kur "enderrohet"!

    Përgjigju
  • arbert: 23/01/2021 20:05

    fakti i pare eshte se pasuria e tyre ,e vertete,eshte shume here me e madhe se ajo qe tregojne..fakti i dyte dhe i pabesushem ,te gjithe jane zgjedhur nga pd dhe lsi.tani imagjinoni ca drejtesie kane bere keta palaco,sa te zote jane per te na vjedhur e degjeneruar si popull.

    Përgjigju
  • Pjeter: 23/01/2021 17:30

    E pa besueshme!!!!!, Hajt me kembe te mbare qofshi ju te SPAK-ut.

    Përgjigju
  • Tirona: 23/01/2021 17:28

    SPAKU krahas gjyqtareve duhet te nise hetime edhe per ata politikane qe kane hedhur kandidaturen per deputet dhe fillimisht ta nisi me mashtruesen Grida Dumen. Gazetaret , Opinisonistet dhe Analistet e pavarur duhet te ngrejne zerin pa pushuar deri ne diten e zgjedhjeve per te demaskuar politikanet e korruptuar te te dyja kraheve , media duke ngritur zerin per dite ndaj ketyre te korruptuarve do te ndihmoje dhe do tja beje me te lehte punen SPAKUT. Gjyetia e te korruptuarve sapo ka filluar , sinjali sapo na erdhi nga vendi fqinje Italia.....

    Përgjigju
  • Qytetar: 23/01/2021 17:24

    Po kreu i korrupsionit Shpresa Becaj , ku eshte, ajo lejoi dhe ushqeu krejt korrupsionin ne gjyqsor..., shembull klasik i korrupsionit.

    Përgjigju
  • Niku: 23/01/2021 16:45

    Te gjithe te emeruar nga Pd-Lsi.shpk,do ishte me mire qe ti bashkonit ne dosje edhe barbaret e Pd-lsi.shpk... Se ja kane pire gjakun popullit keta legena.

    Përgjigju
  • Kiu: 23/01/2021 16:44

    Te gjithe bashke kame 300 miljon euro afersisht

    Përgjigju
    • Kuksi: 23/01/2021 19:12

      Shumzo sepse nga 20-she e ka me i keqi prej tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja