SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e dënimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre. Duke e argumentuar këtë vendim si të gabuar pasi u rrëzuan akuzat e tjera, SPAK kërkon që Tahiri të dënohet edhe për trafik drogë dhe grup të strukturuar kriminal. Për të gjitha akuzat e ngritura, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin.
"Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar", thotë SPAK
Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.
Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.
Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.6%
Vota total: 786
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj 5 orë në SPAK! Jep shpjegime si person që ka dijeni: Do flas në këshillin bashkiak (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor, 20:20
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor, 16:04
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
PO keta te Gerdecite e te 21 janarit kure do ti denoni a nuke e kane shkelure aqe ligjine aa do beni dretesi ju mortja ju hengerte hyy plera
PërgjigjuOre GOMERE HOLANDE DHE SHBA E KANE LEGALIZUAR KANABISIN,, LIROJENI TE GJITHE ATA QE JANE KAPUR ME HASHASH...ESHTE NJESOJ SI TE KAPESH DIKE QE PI DHE SHET DUHAN ,,, ,E TA FUTESH ME BURG ME VITE....///
PërgjigjuKy esht sistemi shqipetar ka ba lek Sajmiri si tja marim dhe ca milion euro.. ishalla e vret na nje te SPAK .nga burgu
PërgjigjuHahahahha Alla shqiptarce si perhere! Te denohet Po ju e kishit pa denuar edhe ja kishit dhene arsyetimi tani doli me mbrapa hahahah sa te kendshem jeni...
PërgjigjuDenoni kkokat o Spakuuuuu, mos rremoni kot te mbuloni zhurmat jashte, dhe merreni me nje qe e hengri kot ne emer te Partise.. keni plot , niseni nga Veliaj ,se e dine te gjithe qe ju terheq prej hunde
PërgjigjuCa hyn veliaj. Apo ngaqe è kemi inat Te flasim sa me Keq pa fakte kot sa me fol fjalen e keqe.
Ky spaku sja man bytha te arrestoj saliun dhe ilirin por merret me saimir tahirin per ta groposur fare Si duket u ka shkelur ne kallo shum nga keta qe kan pas aksione ne fermen agro industriale te lazaratit
PërgjigjuPo te denohet se jane te verteta ato qe thone bashke me jeard celen drejtorin e vlores qe i conte jave per jave nga 200 mije euro dhe te gjitha krimet ne vlore u fshinte vidjot e hante dreka me peshk me maskarenjt pse nuk i hap etimet o spak